SMS-ja e Berishës sipas Majkos. Dhe Mustafa Gjinishi sipas Berishës (dhe Fevziut)

Postuar në 23 Tetor, 2012 08:54

Deputeti socialist Pandeli Majko ka përmendur gjatë një bisede në emisionin “Opinion” në televizionin KLAN edhe disa mesazhe telefonike të shkëmbyera mes tij dhe kryeministrit Sali Berisha. Tha Majko:

“Më çoi mua mesazh, siç e ka zakon ai. Më tha që je në rolin e Mustafa Gjinishit. Se ai me këto kunja merret. Dhe unë i ktheva një përgjigje që i thashë se Mustafa Gjinishi ishte viktimë e pasionit të vet, mik i britanikëve dhe në qoftë se unë e marr shembull Doktorin ndonjëherë, është thjesht për mbijetesën politike dhe thjesht vetëm për këtë”.

Mustafa Gjinishi është përmendur shpesh nga Berisha në debatet e muajve të fundit për rishikimin e historisë, krahasimisht i lidhur (nuk kuptohet pse) thuajse cdo herë me Qemal Stafën. U shpreh Berisha disa javë më parë në mbledhjen e Komitetit Ndërministror për 100-vjetorin e pavarësisë:

"E vërteta e madhe historike është se shqiptarët kanë bërë luftën, para së gjithash e mbi të gjitha, të mbështetur në paundin e taksapaguesve britanikë. E vërteta është se ishte Britania e Madhe ajo që i armatosi luftëtarët e lirisë në Shqipëri.. Personat e parë të kontaktuar prej tyre janë vëllezërit Kryeziu, të cilët kanë një meritë historike. Vëllezërit Kryeziu u kërkuan aleatëve që të takojnë një tribun tjetër legjendar, siç ishte Abaz Kupi. Ishte Kokoshi, një tjetër, ishte Mustafa Gjinishi, i njohur atëherë si komunist. Pra, ishin këta që organizuan, ishin këta që sillnin të gjitha materialet ushtarake e propagandistike kundër pushtuesit. Ishte Zogu, që deklaroi nga Parisi: Luftë pushtuesit... Unë e kuptoj dhe kam respektin më të madh për Qemal Stafën, por nuk mund të jem kurrë dakord që një stadium, një gjimnaz, një bulevard të ketë vetëm emrin e tij. Kjo, zotërinj, është një disbalancë e madhe në histori. Se cila është merita për të pasur stadiumi emrin “Qemal Stafa” unë këtë e kam pasur të vështirë ta gjej. Dhe këto disbalanca duhet të ekuilibrohen".

Njëherazi me Berishën, gazetari i TV Klan Blendi Fevziu në të përditshmen "Panorama" në shkrimin "Kjo histori që kemi mësuar ne" shkruante:

"Qemal Stafa ra dëshmor. Edhe Mustafa Gjinishi ra dëshmor. Madje ra në luftë, ku kish dalë me vullnet dhe duke e njohur rrezikun. Të dy qenë themelues të Partisë Komuniste; të dy drejtues të lartë të saj. Madje, Gjinishi qe kthyer ne Shqipëri për të luftuar, po ashtu si Qemal Stafa që kish lënë studimet. Përse njëri ka gjithë këtë nderim e tjetri jo? Të dalë një historian dhe të argumentojë se përse Qemal Stafa duhet të ketë nga një rrugë dhe një lagje në çdo qytet të Shqipërisë..." (e ka fjalën për emrin). - A.N.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Nuk e mbaj mend mire, me duket Artan Lame i ktheu pergjigje ketij koketulit duke i argumentuar qe M.Gjinishi ishte pakez spiun. Kjo mbetet per tu vertetuar, por qe Qemal Stafa ishte nder shqiptaret me te lexuar te kohes ne momentin kur vdiq, dhe qe s mund te krahasohej me asnje bashkeluftetar te tij per nga ana intelektuale( ndoshta kjo i hengri edhe koken), kjo eshte e gjithepranuar nga ata qe dine dicka nga historia e ketij vendi.

Submitted by Bardhyl Ermini (not verified) on

Shume e cuditeshme mbetet pozicioni i Kryeministrit tone, kur flet per luften nac-clirimtare. I duket sikur di gjithecka, e gjithecka duhet te jete ashtu sic ai alucinon. Asnjehere nuk ben nje analize, te pakten te nje nxenesi te shkolles fillore, me qe me kete moshe ka filluar te komunikoje lirshem keto kohet e fundit. “ E verteta e madhe historike eshte se shqiptaret kane bere luften, para se gjithash e mbi te gjitha, te mbeshtetur ne paundin e taksapaguesve britanike “ thote ky birbo, e me kete i duket sikur ka thene ndonje gje qe meriton cmimin Nobel. E verteta eshte se ky eshte nje koker injoranti i cili ngaterron kembet me koken, syte me veshet, duart me kepucet. Dhe i ngaterron pa asnje lloj qellimi. Thjesht se eshte...injorant, por nga ata qe dalin nje here ne 500 vjet. E verteta eshte qe populli shqiptar se pari pati kurajon te luftoje kunder hordhise pushtuese. Se dyti per fatin e tij e te vendit te vet u rradhit krahas koalicionit antifashist. Se treti, per fatin e keq te te ardhmes te vet u udhehoq nga Partia Komuniste, nga ai organizem qe ishte paracaktuar qysh ne Konferencen e Jales, kur vendi yne u fut ne njollen e zones Sovjetike. Nga ajo konference ku nje vije ne harte, kthehej ne nje transhe historike e pa revokueshme. Na paska rrespekt ky fare historian pazari per Qemal Stafen, por “ nuk mund te jem kurre dakort qe nje stadium, nje gjimnaz, nje bulevard te kete vetem emrin e tij”. E me cilin nuk bie dakort ky lemsh dhie. Le te propozoj e te nderroje emrat. Ka sa te duash! Le te marre te 5 emrat e atyre djemve shkodran qe njihen si “Heronjte e Vigut” e qe ju a derdhen trute ne lule te rinise, maleve te Mirdites e jo nga Parisi, aty ku vepronin ne lufte kunder pushtuesit, aty ku i conte idealizmi i kohes, dashuria per popull. Emrat e tyre do tingellonin shume bukur. Por jo! Historiani yne, Nastradin efendiu kerkon te talle ate prapanicen e tij te thare me ne. Ai kerkon terrin, primitiven, disfaten, intrigen, pabesine, tradhetine. Me kete shoqeri sundohet jo keq deri ne ...edhe pak kohe.

Sa i takon atij, atij ...he koketulit, lere te haje edhe ai nje cope m...buke. Sepse shpejt ka per ti ngecur ne fyt.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Ai/ shkrimtari.gazetari dhe hitoriani/i madh i kohës mondernëre i duket e çuditëshme sepse nuk ka emërin Gjinishi se të jeshë spiun dhe tradhëtar është diçka normale se kështu e ka mësuar doktori ska fajë

Submitted by Anonim (not verified) on

Mire e ka doktorr pordha,stadiumi duhet te quhet Ahmet Zogu,kurse gjimnazet te quhen Abaz Kupi; keshtu ka lezet,se dihet qe Bazi i Canes ka qene perveç te tjerash dhe analfabet...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.