Ka një shqetësim të publikut mbi filmin ‘Taken 2’? Sipas Shekullit, po

Filmi ‘Taken 2’, vazhdim i filmit ‘Taken’ të prodhuar në vitin 2008, sapo ka dalë nëpër kinematë e botës. Ka mbërritur dhe në Shqipëri. Është fjala për një film francez në gjuhën angleze, ku luajnë aktorë me famë ndërkombëtare, si Liam Neeson, Maggie Grace, Famke Janssen.
Shekulli i sotëm kërkon t’i japë përgjigje një shqetësimi “patriotik” lidhur me fabulën e filmit (“të këqinjtë” janë shqiptarë), dhe për këtë arsye ka bërë një intervistë nervoze me Artan Minarollin, por në fakt nuk mund të thuhet se një shqetësim i tillë është vënë re. Ndonjë gazetë ka informuar shkurt lidhur me intrigën: “Një familje tropojanësh, për shkak të ekzekutimit që i bëjnë djalit të tyre, Markos, vendos të marrë hak, dhe gjithçka e ndjek dhe e frymëzon Muradi, i ati i Markos (Murad e Marko nuk duken shumë tropojanë si emra)”, dhe kaq është e gjitha.
Shekulli flet për tone raciste e antishqiptare të filmit, por duket qartë se bëhet fjalë për një shqetësim që kjo gazetë don ta mbjellë, e jo për një shqetësim, që don t’ia nënshtrojë gjykimit publik.
Re.Pu.
Comments
Kjo nuk është e vërteta sa do

Kjo nuk është e vërteta sa do e hidhur që të jetë duhet ta shikojmë në sy që të ndryshojmë në qoftëse duam të ndryshojmë në mos mirë jemi

Sipas kesaj llogjike i bie qe

Sipas kesaj llogjike i bie qe italianet duhen qe ta ulin "koken per turpin qe kane".......jo eshte koncept i gabuar .......secili perfaqson veten dhe mban pergjegjesi per veten......Pyll pa derra nuk ka......ne France,Gjermani.....Angli...

Filmi Taken flet per nje band

Filmi Taken flet per nje band mafioze Shqiptare dhe kjo nuk duhet te na cudise fare pasi Mafia Shqiptare renditet e 9 ne bote. Nese ne ofendohemi se pse "sulmojn" mafien tone ateher duhet nje analiz tjeter. Ne pjesen me te madhe te filmave me mafioz bandat jane kryesisht ruse, ateher ruset duhet te ngrihen ne protesta per kte

Perse duhet te kete

Perse duhet te kete shqetesim? Nuk shikoj asgje tragjike tek ky film, pervec tragjedise artistike dhe qe shpreh nje shqetesim te madh per perfshirjen e disa palacove shqiptare ne trafikun e femrave.

Filmi pasqyron nje te vertete dhe asgje me teper.

Shqetesimi eshte per injorantet.

Filmi me pelqeu shume, i pari ishte me i bukur, por edhe i dyti kishte vecantine e tij.

Pyetjes, A duhet ndaluar

Pyetjes,

A duhet ndaluar shfaqja e filmit „taken 2“ ne kinemate shqiptare? Perse?

Racizem?!

…Artan Minarolli, kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë nuk e ka parë filmin, pasi asnjë kinema nuk i ka dërguar një kopje të tij, në mënyrë që të shqyrtohet në Komision?!?!?

Wow, cfare absurditeti i paskan bere qe nuk i paskan derguar nje kopje te filmit, Ku jeton ky njeri? Ne cilin Planet?

Shum kush mundohet te gjeje arsye te pa qena duke ngritur edhe tezen te cfaqet apo jo… por qe realitetin shqiptar dhe e nje pjese te vogel te shqiptareve qe jetojne jashte kufijve nuk e shohin dhe nuk duan ta shohin, Perse? Po te shkruhet nje lajme i mire per shqiperine te gjithe vrapojne ta japin sam e pare dhe ne fund del Kryeministri dhe e perveteson „sepse eshte arritje e Qeverise“ ky lajm.

Per ate cfare ndodh ne jeten e perditeshme nga Jugu ne Veri, papunsia, degjenerimi i shqoqerise, krimi qe ka rrenjet e thella ne qeverine e ketij vendi dhe sa e sa ngjarje qe ndodhin perdite nuk merrakoset as Kryeministri e asnjeri sepse ju jane bere si gjera me se normale dhe tani shtrojne pyetje duhet apo jo nje filme qe tregon realitetin e hidhur qe ka mberthyer kete vend.

Filmi nuk eshte Dokumentar por eshte nje film ata qe shtrojne pyetjen se duhet apo jo te ndalohet ky film eshte me mire te dine edhe ndryshimin e nje Dokumentari ndaj nje filmi.

Po te besh nje Dokumentar dhe te mbledhesh vetem lajmet ditore mbi krimin do te jete shum shum me keq.

Sa per Racizem, ndaj kujt behet racizem ndaj shqiptareve joooooo, keshtu eshte shnderruar ky vend.

Filmi ka treguar vetem1-dite (nje ngjarje) nga 365-te vitit qe eshte e mbushur me ngjarje nga me rrenqethset qe jepen per dite ne ekranin e lajmeve shqiptare

Se per cilen arsye Regjizori ka s´gjedhur dialektin dhe vendin e Tropojes... ndoshta Kryeministri i ketij vendi i kalene shum mbresa…

Tropoja ka familje dhe njerez shume te mire dhe Sali Berisha nuk ja ul dot vlerat nje populli dhe banoreve te Tropojes.

Une dua te pyes.... perse

Une dua te pyes.... perse nuk zgjodhen greket, malazezet, kroatet, sllovenet, ruset, polaket, hungarezet, apo serbet? Perse nuk zgjodhen turqit, afrikanet apo aziatiket perse?

Sepse shqiptaret, bile tropojanet apo edhe derrat nga zona te tjera i kane bere i bejne dhe do t'i bejne keto felliqesira, e krime qe te rrenqethin mishin. Kjo eshte e verteta dhe nuk e luan as topi. Ne Europe na shohin si monstra e si kriminele mizore dhe kjo vjen i rrjedhinm i ndyresirave dhe krimeve qe kane bere tropojanet apo tiranesit pra shqiptaret. Ne kemi nje kriminel e vrases , mafioz e gojeprishur per kryeminister, surrat qe nuk ka asnje ndryshim nga kriminelet e filmit "Taken 1" e "Taken 2" qeveria eshte e mbushur me monstra si ato te filmit, po ashtu krimineli sali berisha ka mbushur policine me horra te tille nga tropoja qe po cnderojne kete vend cdo minute.

Mua me vjen turp qe jam shqiptar e bashkekombas i ketyre qenerve kriminele, me vjen keq qe populli nuk i ve drune krimineleve ne qeveri ne fillim e pastaj qenerve ordinere.

sali berisha burimi i gjithe ketyre krimeve e monstruozitetetve, i cili per te fshehur krimet e tij ete familjes se tij, mega vjedhjet etij, vrasjet e tij, degjeneroi ligjet dhe shtetin duke i lene dorev te lire derrave te ndyre nga tropoja , shkodra , tirana, vlora e nga gjithe vendi i mbushur me plehra qe quhet shqiperi qe te bejne c'te duan si brenda koshit te plehrave shqiperi ashtu edhe jashte dhe ja ku erdhen tani bejne edhe filma me qelbesirat tona.

Nje vend normal, qe qeveriset nga njerez normale e te ndershem nuk le gure pa levizur qe te zhduke plehra te tilla e thene me troc polocia jone (copa injorante e pa dinjitet), nese nuk do te ishte mbushur me debila e kriminele qe ne 1992 apo 1993 kur fenomene te tilla kriminale filluan te mbinin e te dilnin ne siperfaqe te tokes duhet te vepronte me force dhe tolerance zero dua te them; x nga tropoja vrau ne France policia serioze dergon agjente atje qe ta marrin zvarre x dhe t'i japin denimin e merituar po keshtu edhe per y nga vlora qe trafikon e torturon vajzat per t'i bere prostituta ( kur nje vajze zgjedh vte te beje kete pune hallall, le t'a beje), ne Itali, shteti i pergjegjshem dergon agjente e policise dhe e bien y zvarre e i japin denimin e merituar. por kur vete kryeministri eshte kriminel e injorant , hajdut e vrases cfare do te bejne te tjeret.

Nuk duhet te shtremberojme surratin kur shohin filma te tille per mua eshte e vertete qe shqiptaret kane bere krime te tilla. ne duhet te zgjohemi dhe te fillojne me me kriminelet ne qeveri me sali berishen dhe banden e tij qe po shkaterrojne vendin me themel. pastaj me kriminelet e tjere qe po cudisin boten me krimet e tyre.

Add new comment