Shih çfarë ndodh... pas murit

Studiuesit e Universitetit Teknik të Ilmenaut kanë ndërtuar një mur me tulla. Para tij ka një stativ. Mbi stativ ka tri hinka metalike me madhësinë e dorës. Ato janë vendosur në një vijë horizontale me rreth njëzet centimetra distancë nga njëra-tjetra. Hapjet e hinkave janë drejtuar ndaj murit - ato janë antenat e një radari me spektër të gjerë. Studiuesi Rudolf Zetik është në gjendje që me anë të kësaj pajisje të shikojë përmes murit.
Superheronj që shikojnë përmes mureve, ka pasur deri tani vetëm në filmat science fiction. Supermani p.sh. kishte sy që lëshonin rreze röntgen, dhe e ndihmonin që të kuptonte situata të rrezikshme dhe për të kapur kriminelët. Policia dhe zjarrfikësit në botën reale do të ishin të lumtur në qoftë se mund të shohin se çfarë ndodh pas një muri. Kjo që pritet bëhet realitet me ndihmën e këtyre antenave radar si kjo që shihni në foto.
Me këto aparatura policia mund të shohë se çfarë po ndodh në një dhomë ku janë mbyllur rrëmbyesit me viktimat e tyre të marra peng. Në rast tërmeti mund të zbulohet dikush që ka mbetur në rrënoja dhe i ka rënë të fikët.
"Ne mund ta zbulojmë me këtë aparat jo vetëm nëse dikush që është prapa një muri lëviz. Por ne mund të regjistrojmë edhe frymëmarrjen apo rrahjet e zemrës" - thotë Rudolf Zetik. Re.Pu.
Më shumë:
http://www.dw.de/shih-me-radar-%C3%A7far%C3%AB-ndodh-pas-mur...
Comments
Nderkohe qe bota ecen
<p>Nderkohe qe bota ecen perpara, ne Shqiperi jo vetem qe nuk behet fjale per studime shkencore, por merret me thashetheme.</p><p> </p><p>P.S. Shpresojme qe kjo pajisje te mos i bier ne dore Sales :)</p>
Tani po deshet...pirdhni qe
<p>Tani po deshet...pirdhni qe te cliroheni...te rregjistruara i keni te gjitha...dhe do te akuzoheni...per prishje te qetesise publike...Njeriu po shkon drejt vetevrasjes, ose drejt...robotezimit...nga po vet ai...Gjate gjithe historises se njerezimit jane bere prova te tilla per te mbikqyrur aktivitetin njerezor ne intimitetin e tij, sidomos per 'plebejte'...</p>
Add new comment