Morën pjesë "besa dhe nderi" në vrasjen e Aishes?

Postuar në 22 Tetor, 2012 17:07

Blogu "Peizazhe të Fjalës" e ka parë në një kënd analitik lajmin rreth 18 vjeçares Aishe Vata dhe vdekjes së saj tragjike. Një nga autorët trajton konceptin e "besës" dhe "nderit" duke folur për babanë e Aishes, Muhametin.

Familja e Aishe Vatës kishte migruar nga veriu në fund të viteve 90′ dhe ishte vendosur në rrethinat e Durrësit, në fshatin Xhafzotaj. Autori shpjegon se Muhameti ka tentuar të mbartë ambjentin e vendlindjes së tij të vogël në një kontekst tjetër social duke harruar se aty vlejnë të tjerë rregulla. Ai do duhej të denonconte abuzuesin në organet përkatëse shtetërore kur kuptoi abuzimin e fqinjit me të bijën, por "Muhameti me të drejtë e përjeton ngjarjen nga njëra anë si tradhëti  (përderisa i kishte ofruar më parë besimin e vet komshiut të ri) ndërsa nga ana tjetër është… nderi".

Shkruan autori: "Duket se virtyte të mëdha shqiptare si besa e nderi, këto që i kemi aq përzemër dhe i reklamojmë, atrofizohen shkërmoqen dhe tjetërsohen e bëhen shkas të prodhohen ose të thellohen ngjarje tragjike. Muhameti u përpoq të riprodhonte institucionin e besës në vendbanimin e ri, por pa sukses, u përpoq të mbronte nderin e familjes, duke fshehur abuzimin ndaj fëmijës së tij, duke mos denoncuar dhe këto (ndër të tjera) i sollën vdekjen të bijës. Këto koncepte “të lashta e të hijshme shqiptare”, do të duhet të rikonceptohen së paku. Kështu si janë nuk u mundësojnë njerëzve t’i riprodhojnë si vlera dhe të marrin si shpërblim epitetet “i ndershëm” dhe i “besës”. E megjithatë, Muhameti sipas mendjes së vet, edhe i besës u tregua dhe i ndershëm u mundua të ishte – sipas konceptit arkaik që ia sugjestionojmë vetes këto virtyte" (A.N.)

Më shumë:

http://xhaxhai.wordpress.com/2012/10/17/per-muhametin/

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Sa keq te vjen kur shikon se disa mundohen te fajsojne me shum, Muahmetin fatkeq se sa monstren kriminale...

Submitted by Werner (not verified) on

Gjithcka mund te hyje ne kete mes pervec beses dhe nderkt,, prandaj me mire mos e prekni kete teme. Ajo qe me habit eshte fakti si nuk kane kuptuar gje per vite ata te Medresese ku studionte Aishja? Injorance, degjenerim, mungese emancipimi, por jo bese dhe ndere.

Submitted by Antonimthi (not verified) on

Medreseja eshte nje shkolle e mesme normale, me te vetmen vecori qe jepet edhe mesim-besimi ose lenda fetare prane historise, fizikes, anglishtes etj. Ne Medrese nuk behen teste virgjerie, qe te merrej vesh ndonje detaj i pazakonte nga jeta private e Ajshes. Prandaj mos e kerkoni pergjegjesin aty ku nuk eshte absolutisht.

Submitted by Lira (not verified) on

Shume shkrim i bukur.  Prek ate temen e "emigracionit te brendshem" qe s'kam degjuar te flitet shpesh ne vend.    Mbase ka ardhur koha te trajtohet sic duhet kjo teme.

Submitted by antonimthi (not verified) on

Sipas ketij teksti, e vetmja konstante vlerash dhe morali i bie te jete pedofili dhe vrasesi Shaban Norja. Nuk kam lexuar ndonjehere koment – analize s’mund ta quaj – me allogjik, ku ngjarjet dhe vlerat kthehen kembeperpjete. Ndoshta per autorin/en si dhe per shume shqiptare do te kish qene me e plote tablloja, nese Muhamet Vata do kish “marre hak sipas kanus”.
Me aq sa lejon kjo mjegullnaje informacioni per kete rast makaber dhe gjithnje duke marre parasysh qe nje pjese te mire te tij e kemi direkt nga goja e kriminelit, nuk shoh ndonje gabim ne sjelljet e Muhamet Vates. Ne thelb te veprimeve te tij ka qene mirebesimi tek vajzat e tij dhe tek komshiu. Ai duket se eshte nisur nga principi, se ne parim te gjithe njerezit jane te mire. Keshtu ai, ne kushtet e nje shoqerie ku parimisht njeriu per njeriun eshte ujk, mund te quhet si i njerezishmi, mirebesuesi i fundit. Nderkohe qe komshiu i tij kish kohe qe kish mberritur ne realitetin e vlerave, qe mundohet ta justifikoje shkrimi i mesiperm.
Ne sjelljen e Muhametit nuk shoh asnje tipar arkaik, kulturalist qe aq kollaj ua veshim “malokeve”, “ceceneve” etj. Perkundrazi, perkunder gjithe abuzimeve te publikut e gazetareve, prej te cileve pati edhe te tille qe ne diten e varrimit e pyeten, nese e kish vrare ai te bijen, me eshte dukur njerezor, i durimshem, mirebesues.
E cuditshme qe shkrime te tilla me vlera dhe interpretime te kthyera me koke poshte arrijne te botohen edhe ne nje blog te tille.

Submitted by Arlind (not verified) on

Mgjth mend eshte nje shkrim banal, nuk e di se per Respublika boton kete banalitet te shkruar kur dihet fare mire se  ne kete tragjedi nuk ka aspak as bese dhe as nder sepse ne te gjithe Boten viktimat ne shume raste nuk tregojne abuzuesin e tyre, here nga frika dhe here nga problemet moralo-psiqike qe shperthejne me pas. Sic dikush shkruan me siper, Aisheja nuk ishte viktime e ''beses dhe nderit'' dhe as e vendlindjes se saj sepse edhe vrasesi abuzues ishte nga Veriu, po ajo ishte viktime e kriminalitetit qe eshte perhapur kudo ne Shqiperi. Ne rast se per kete shkrues, Shqiperia e Mesme na paskesh ''rregulla'' te tjera per abuzime etj, atehere them se shkruesi ne fjale eshte nje i semure psiqik dhe nuk qendron larg abuzuesit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.