Dita nis si 30 ditët e mëparshme, por më pas, një mesazh ndërron gjithçka brenda çadrës së grevistëve

Ish të përndjekurit politikë i kanë dhënë fund grevës së urisë, e cila sot shënonte ditën e 31-të të saj. Me anë të një deklarate për media, përfaqësuesit e grevistëve thanë se e mbyllin grevën. "Falenderojmë qytetarët, mediat, ekipet mjekësore, partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen. Kërkojmë që kërkesat tona të shqyrtohen dhe për këtë kërkojmë ndihmën e ambasadorëve", - thanë grevistët.
Vendimi ka qenë i papritur, sepse dita e sotme nisi njësoj si të tjerat me kërkesat për dialog dhe solidaritet të grevistëve, pasuar nga sulmet verbale publike të kryeministrit ndaj tyre, por ne oret e drekes nje mesazh ka mberritur në çadren e grevisteve.
Në mëngjes koordinatori i grevës Skënder Tufa kërkoi mbështetje nga shoqëria civile në një tubim proteste dhe rikërkoi dialog me qeverinë. Kurse kryeministri Sali Berisha deklaroi disa minuta perpara se grevistet te deklaronin mbylljen e grevës: "Kjo është një grevë politike dhe nuk ka aspak të bëjë me kërkesat e ish të përndjekurve politikë, por është në interes për pushtet të një partie të caktuar", u shpreh Berisha. Tri ditët e fundit grevistët kishin shprehur shqetësimin e tyre për heqjen nga çadra të lëngjeve, shqetësim që u përcoll edhe nga institucioni i Avokatit të Popullit" - thuhet ne nje raportim te TCH. (A.N.)
Comments
Heqja e lengjeve dhe

Heqja e lengjeve dhe ushqimeve nga cadra besoj qe ishte "mesazhi" qe i beri grevistet e "urise" te dilnin nga greva. Apo nuk eshte e qarte akoma?are

Me mesazh nisi me mesazh

Me mesazh nisi me mesazh perfundoi.

Ja pra, kaq ishte edhe kjo

Ja pra, kaq ishte edhe kjo ndodhi ne Shqiperine, ku njerezit sakrifikojne dhe humbin gjithmone.

Ky ishte nje tjeter hap mbrapa per popullin e kafeneve, thashethemeve. Si gjithcka tjeter edhe ky ishte nje meteor ne qiellin e tetorit.

Rrofte populli (i marre fund) shqiptar.

Pas 31 ditesh pa buke greva

Pas 31 ditesh pa buke greva ja arriti plotesisht qellimit ...

Po ju nga e dini qe u mbyll

Po ju nga e dini qe u mbyll me mesazh? Nga vjen ky informacion? Cili gazetar e ka pare? Si ka mundesi qe kishte akses ne cadra e grevisteve (duke qene se policia nuk lejon njeri)?

Cfare jane keto lajme te nje niveli kaq te ulet? Duket si muhabet tavolinash, dhe kafenesh . Nese kini ndonje informacion atehere raportoheni si duhet. Burimi, konstatimi, deshmitare te lajmit etj etj. Po ktheheni si reviste roze me duket....

Pff cfare zhgenjimi....

mos u merzit PP. Nuk është

mos u merzit PP. Nuk është hera e parë që botohen lajme të pa konfirmuara. Ne na pëlqen të gëzohemi edhe me shpifje e rrena. Mandej kur dalin fëlluska sapuni, merzitemi.

Ne Shqiperi gjerat behen me

Ne Shqiperi gjerat behen me llafe goje, me te "degjume", muhabete kafenesh. Gazetaret jane pasqyrim i degradimit moral te shoqerise. Askush nuk guxon te vije me fakte ashtu sic edhe ju permendni, por duan te bejne interesantin per te terhequr vemendjen e publikut mqs ketij te fundit i pelqen thashethemi.

Mesazhi ka qene nje

Mesazhi ka qene nje telefonate garancie nga nje ambasade. As Saliu qe "merr vesh" gjithcka nuk dinte gje kesaj here dhe faturen e kesaj qe beri do nise ta paguaje duke filluar nga neser. Nje garanci pa te cilen nuk dilej gjalle nga greva dhe kete e dinin mire te gjithe. Jete te gjate Lirakut

Ok, mund te na thoni, emra,

Ok, mund te na thoni, emra, cila ambasade, cfare thuhej, jo per gje por te tilla mesazhe kam 8 vjet qe i degjoj

Add new comment