"Më vjen keq që nuk e vrave ti Enver Hoxhën, por të vrau ai ty"

Qamil Kasoruho ishte një ndër 22 intelektualët që u pushkatuan në 22 shkurt të vitit 1951 pas incidentit të bombës që u hodh në ish-ambasadën sovjetike në Tiranë. Amik Kasoruho, i biri, atëherë ishte 17 vjeç. U dënua me 10 vjet burg megjithë moshën e re edhe pse as ai, as i ati siç rezultoi më vonë nuk kishin lidhje me atë ngjarje. Pas burgut familja e tij jetoi 27 vjet në internim. Amik Kasoruho e nisi përkthimin në vitet e burgut dhe u mor me këtë profesion për gjithë pjesën tjetër të jetës. Sot është afër të 80-ve dhe UET ka sjellë në shqip një libër të tij botuar në 1993 në italisht. Në të përditshmen MAPO është botuar sot një intervistë me Kasoruhon lidhur me këtë ribotim në shqip të librit dhe aty mes të tjerave Kasoruho thotë se libra të kësaj natyre janë mëse të domosdoshëm “që të mos lejohet përsëritja e ligësisë”. Më poshtë, një pjesë nga intervista:
MAPO: Po të ktheni kokën pas, çfarë do t’i thoshit Enver Hoxhës?
KASORUHO: Ç’qe ai sahat i ligë që erdhe në jetë!
MAPO: Babait tuaj?
KASORUHO: Më vjen keq që nuk e vrave ti Enver Hoxhën, por të vrau ai ty.
MAPO: Arshi Pipës?
KASORUHO: Ke bërë një të mirë mes të tjerash edhe një gabim në jetë: më ndihmove të bëhesha njeri; por ike nga jeta kur ta kishim më shumë nevojën
MAPO: Nënës?
KASORUHO: E kam peng që nuk arrite të shikoje si ra diktatura. (A.N.)
Në foto: Kasoruho, duke folur gjatë ceremonise së çeljes së Panairit të 12 të Librit në Pallatin e Kongreseve nëntor 2011 (LSA)
Comments
E ka marre demshperblimin

E ka marre demshperblimin Kasaruho ?!...Ata te greves se urise i ka pasur ne ndonje burg apo vend internimi gjate atij sistemi ?!...Apo tani eshte ne Presidence e i sheh gjerat si nga qielli ?!...Mos i harro shoket e miqte e vuajtjeve te perbashketa qe nuk e sfiliten jeten e tyre...per gradat tuaja ne demokraci...Kasaruho, kalo tek cadrat ne 'Komunen e Parisit' qofte edhe per te ulur koken per te veshtruar token...

Kasoruho eshte rreshtuar me

Kasoruho eshte rreshtuar me regjimin e Berishes njesoj si Pal Vata me ate te Enver Hoxhes.

Ky eshte ai nder shum

Ky eshte ai nder shum intelektuale te tiranes qe nuk foli asnje fjale kur u vrane njerez ne mes te kryeqytetit ku ai jeton si intelektual.

U rreshtua krah Lulzim Bashes ne iniciativen per Tiranen me sa mbaj mend.Thote qe Arshi Pipa e ka bere njeri.Po te ishte njeri do vepronte ndryshe.

Lexoni nje shkrim te

Lexoni nje shkrim te sotshem te Edison Ypit per te pare se si intelektualet ish-te perndjekur solidarizohen me bashkevuajtesit e tyre; ky paçavure-intelektual qe nuk e di si guxon te ece rrugeve pa truproja aq ndyresi ka sjelle ne shtypin shqiptar keto 20 vjet, i ftonte bashkevuajtesit e tij te digjeshin sic duhet e jo te shtireshin. Ne shkrimin e tij i akuzonte koleget e tij se kishin ngrene. Ky eshte humanizem intelektual o shoku, te vjen ndoht kur sheh qe njerez qe i thone vetes intelektuale rreshtohen perkrah Ndyresise. Edhe nje gje: Ky Ypi, i quante te gjithe ata qe solidarizoheshin ne grevistet "kelyshe kurvi". Nuk eshte hera e pare qe i cileson ata qe nuk mendojne si ai me kete epitet, por besoj se dikush duhet te reagoje ndaj ketij gangsteri me pene ne dore. Me vjen cudi si ka mundesi qe Nano apo Stefani nuk kane replikuar me kete allasoj, duke pare qe ky u ka kushtuar shkrime te tera me ndyresite e tij.

Sigurisht u fut kot `17 vjec

Sigurisht u fut kot `17 vjec ne burg. Por u be nje nder spiunet me te rrezikshem ne burg. Dmth nuk ndenji duarkryq ne burg...

Per te jatin e Kazaruhos

Per te jatin e Kazaruhos duhet te ndjejme dhimbje, keqardhje dhe respekt. Por, ketu del edhe nje mesim i madh ( per ata qe kane mend). Te qenet viktime apo i persekutuar nuk eshte pasaporte e te qenit i ndershem dhe demokrat ( automatikisht). Demokrat eshte vetem ai individ qe refuzon cfaredo padrejtesije, nga kushdo qe behet dhe kunder kujtdo qe behet. Me duhet te them me keqardhje se z. Amik Kazaruho ka mbajtur ne menyre te vazhdueshme nje qendrim te turpshem ne raport me te verteten dhe te drejten. Si mundet nje njeri qe ka pesuar nje padrejtesi te madhe nga nje pushtet, te jete dakord me padrejtesite qe nje pushtet tjeter ( i sotmi) iu ben te tjereve? Qendrimet e tij ndaj falsifikimit te zgjedhjeve lokale dhe vrasjeve te 21 janarit, jane tregues i qarte se Amik Kazaruhon nuk e lidh asgje me te drejten dhe demokracine. Dhimbje dhe respekt per te jatin! Neveri per te birin.

sju vjen pak keq per Amik

sju vjen pak keq per Amik Kasoruho-n??

Të botosh librin te UET-ja është për të ardhur keq dhe për ta ngushëlluar!

Add new comment