Një shtet karagjoz.. ka edhe 'të mirat' e veta

Ministrat e Brendshëm të BE-së do të diskutojnë më 25 tetor për rivendosjen ose jo të regjimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë dhe Serbisë. Shkak për këtë është bërë rritja e numrit të azilkërkuesve nga këto vende. Në të gjitha raportimet e mediave të huaja mbi këtë situatë, theksohet se azilkërkuesit janë kryesisht romë të Maqedonisë dhe Serbisë. Pyetja e parë që të lind është: Si ka mundësi që romët e Shqipërisë nuk përfituan nga kjo "mundësi e artë" azili, duke na "shpëtuar" kësisoj nga rreziku i rivendosjes së regjimit të vizave?
Përgjigja e kësaj pyetjeje lidhet me përgjigjen për një pyetje tjetër: A janë romët shqiptarë të pajisur me pasaporta normale? ResPublica pyeti një seri zyrtarësh në linjë telefonike për numrin e saktë të romëve në Shqipëri dhe sa prej tyre janë të regjistruar rregullisht në gjendjen civile, pra sa prej tyre kanë patur mundësi të pajisen me pasaportë si shtetasit e tjerë.
Nga përgjigjet kuptohet që nga futja në listën e 25 tetorit na ka "shpëtuar" jo fakti që romët shqiptarë nuk duan të kërkojnë azil, por fakti që romët shqiptarë nuk munden të kërkojnë azil. Nuk munden as të lëvizin, sepse shumica e tyre janë të paregjistruar, e kësisoj të papajisur me pasaporta. Madje, - saktësoi një nga të zyrtarët e pyetur, - edhe në atë pjesë të vogël të tyre që janë të regjistruar rregullisht (këta janë romët e vendosur në fshatra - të regjistruar kryesisht për shkak të procesit të pajisjes me tokë) ka një përqindje të lartë që nuk kanë aplikuar për pasaporta.
Pra shumica janë fare të paregjistruar. Plus shumica e pakicës së regjistruar, nuk kanë aplikuar për pasaporta. Dmth, kësaj here kaosi administrativ në Shqipëri, mungesa e regjistrimeve të rregullta të popullatës, e thënë shkurt mungesa e shtetit, na ka "shpëtuar" nga përfshirja në listën e vendeve të Ballkanit për të cilët do flitet në takimin e 25 tetorit.
Po sa romë ka realisht në Shqipëri? Një nga zyrtarët që pyetëm na drejtoi në një publikim në faqen zyrtare të UNICEF për Shqipërinë. Aty thuhet që nga një studim i UNICEF dhe Ministrisë së Punës (publikuar në muajin prill) në Shqipëri jetojnë rreth 16 mijë romë. Por shifra është kundërshtuar fort nga disa shoqata të romëve, të cilët thonë që në Shqipëri jetojnë nga 170 deri në 200 mijë romë. Mund të jetë një shifër e fryrë që të justifikojë kërkesat për donacione, por gjithesi kjo diferencë e madhe në këto dy shifra, flet vetë për situatën kaotike të regjistrimit dhe pajisjes me dokumenta për anëtarët e këtij komuniteti. 'Përkthyer' në kontekstin e këtij shënimi, kjo diferencë është një tjetër 'dëshmi' pse romët e Shqipërisë nuk janë bërë problem për zyrat e azilkërkuesve në BE pas liberalizimit të vizave. (A.N.)
Comments
totalisht paragjykues

totalisht paragjykues shkrimi. Ku e dini ju qe romet e Shqiperise duan azil?Keni folur me ndonje rom/e? Regjistrimi eshte nje gje tjeter, po nuk mund te ngrihen hipoteza te tilla meqe romet e dy shteteve te tjera kane kerkuar azil.

Sic jemi ne inferior ndaj

Sic jemi ne inferior ndaj qetetarve te Serbise dhe Maqedonise, ashtu dhe romet tane jane ndaj romeve ne vendet fqinj.

Dac quaje prap paragjykim, per mua eshte realiteti

Pse po te duket paragjykues

Pse po te duket paragjykues ky shkrim? Romet e Shqiperise nuk jane me te pasur se ato te vendeve fqinje. Sepse azilin nuk e kerkojne nga persekutimi politik apo racor, por per arsye ekonomike dhe tradite ( endacake). Nese do te kerkosh paragjykime ate mund ta gjesh qe ne titull ku thote ''shtet karagjoz'' ( shtet karagjoz? dmth gjysma e shqiptareve jane karagjoze qe pelqejne kete lloj shteti? ).

Megjithate ne takimin e 25

Megjithate ne takimin e 25 tetorit, qeveria shqiptare do ta trumbetoje kete si nje merite te saj, per bumin ekonomik qe ka shperthyer ne vendin tone. Se mos i njohin hollesite europianet. Genje te genjejme...

nuk ka pse te jete kaq e

nuk ka pse te jete kaq e thelle. romet thjesht nuk duan te levizin me avione, por me cadra..

Me thoni nje rom qe ka

Me thoni nje rom qe ka kontribuar per shoqerine shqiptare. NJE, vetem nje dua! Dhe po flas per kontribuime qe qendrojne, jo ndonje rom qe kerkon "te drejtat e tij"

Fatkeqesi e madhe per ne ti kemi ne vendin tone.

Komenti juaj eshte racist.

Komenti juaj eshte racist. Cfare fatkeqesie kane sjell romet? Ata jane njerez dhe duhet te kene te drejtat e tyre brenda vendit ku jetojne.

Te cuditeshem jeni ju, kjo kategoria e shqiptareve qe persa kohe jane brenda Shqiperise beni racistin dhe phobistin. Kur shkoni ne vendet e tjera, psh amerike, filloni e ulni koken si pulat, respektoni ligjet...etj etj etj

Ku bazohesh ti ne pohimin se

Ku bazohesh ti ne pohimin se komenti im eshte "racist"? Une bera nje pyetje. Je i zoti te me japesh nje emer te nje romi shqiptar qe ka kontribuar diçka qe ja vlen te permendet? Romet jane shtresa me e varfer megjithese miliona falen per to por nuk do behen kurre njerez se per po puna eshte mekat. Romet jane gjithashtu shtresa qe abuzon me shume me drogen. Romet jane shtresa me analfabete. Romet jane shtresa me e papunesuar. Romet jane shtresa me inteligjencen me te vogel. Racizem eshte ky, te thuash faktet?

Dele liberale.

Po racist eshte komenti jot,

Po racist eshte komenti jot, se i quan fatkeqesi dhe madje per me teper po vazhdon ti sulmosh. Rom Shqiptar????? Shqiptar? Me duket se ka nje gabim ketu ne kete koncept nga ana juaj, por gjithsesi, por le ti pranojme ashtu sic jane. Nuk ka te tille personalitete qe kane kontribuar, madje te tille nuk ka qe nga koha e rilindasve.

Si u shqetesoke ti qe romet abuzokan kaq shume me drogen? Cfare abuzimi e ke fjalen? Per konsumim? Se keshtu i bie qe romet te jene shtresa me e varfer. E ke fjalen per shperndarje? Ah, po pse nuk shqetesohesh zotrote per abuzuesit e vertete, shperndaresit e vertete te droges ne Shqiperi?

Romet jane shtresa me e papunesuar. Ok, ku do me dal me kete ti?

Romet jane shtresa me inteligjencen me te vogel? Po ik o anonimo se 60 % e shqiptarve jane ku thrret qameti per pune inteligjence.

Me dukesh shume i hallakat me keto argumenta stereotipike. Ti ka hongert dhia librat ty.

Akoma nuk me ke dhene nje

Akoma nuk me ke dhene nje emer te nje romi shqiptar qe ka kontribuar diçka. Po pres une. Se keto pretendokan te jene edhe ne numra si 200.000 rom.

Duhet te jesh liberal shume i bindur te jesh i vendosur se romet jane rrace qe ja vlen te jetojne. Kontribuimi i vetem i tyre eshte te lypsesh, te vjedhesh, te besh seks ne familje, te jesh i piset, te mos punosh se puna eshte mekat, te ankohesh per "racizem", te pish droge e alkool sa te mundesh e pastaj te ankohesh prape se shqiptaret po "te mbajne poshte" me arsyetimin qe jane "raciste".

Po ik or dele liberale thirri vetes! Nese je rom me vjen keq qe fati ishte kaq i pameshire me ty :)

Ta permenda edhe me pak ne

Ta permenda edhe me pak ne komentin tim qe nuk ka ndonje rom qe ka kontribuar (gjaknxehtesia tipike shqiptare ti ka zene syte dhe nuk lexon sic duhet). Ore njeri, mua nuk me duhet numri, mua me intereson qe shteti te bej minimumin per tu dhene atyre te drejta si qenie njerezore. Nese une jam liberal ti je konservator ekstremist nga ata qe nuk hyjne ne pune per asgje.

Nejse eshte e kote te vazhdosh debate...shpresoj qe ndonje rom nje dite te te hyje ne pune.

Pra e pohon edhe ti qe nuk ka

Pra e pohon edhe ti qe nuk ka ndonje rom qe ka kontribuar ndonje gje me vlere ( perveç kriminalitetit teper te larte, papunesise, fondeve te shpenzuara me koti ne to etj ). Atehere kete ka diçka qe nuk shkon, apo jo? Per çfare te drejtash e ke fjalen ti se mesa di une me ligj si romet, po ashtu edhe pakicat e tjera qe ankohen shpesh per te "drejtat" e tyre i kane te plotesuara dhe te lejuara me ligj. Aktualisht, çfare ju ndalon ligji qe te ankohen ato? Apo mos valle ankohen kot per ndonje fond tjeter qe ta shpenzojne ne droge, alkool e ndonje forme tjeter degjenerimi? Te gjithe e dime se kush dhe çfare jane romet, dhe eshte fatkeqesi e madhe qe i kemi ne komunitet.

Pa me thuaj, mos je gje rom ti? Ke ndonje lidhje me to? Mos ki turp te shprehesh se je ne Internet. Se mesa di une jane te rralle edhe liberalet qe i mbrojne.

Arsyeja pse romet e Serbise

Arsyeja pse romet e Serbise dhe Maqedonise kerkojne azil ne vendet e BE-se, dhe pse ata te Shqiperise nuk bejne nje gje te tille eshte shume me konkrete dhe praktike: Romet e ketyre dy vendeve te ish-Jugosllavise kane nje tradite te gjate te te jetuarit dhe vajtje-ardhje- edhe per ceshtje biznesi ( kane shitur neper te gjitha pazaret e ish-Jugosllavise veshmbathje nga vendet perendimore me dekada)- ne vendet perendimore, pra kane lidhje te panumerta edhe farefisonore atje. Kjo gje u mungon dhe nuk eshte pjese e romeve te Shqiperise, te cilet kane qene njejte te izoluar si shqiptaret gjate komunizmit te E.H.

Gjithcka ka nje shpjegim:-)

arixhinjte e shqiperise jane

arixhinjte e shqiperise jane ne ''vathen'' e vangjel dules.

kur shqiptaret i ndiqte policia greke ,arixhinjte nuk i ngacmonte njeri. ky favor ndaj tyre behej me shpresen se do te ishin votues potenciale te pbdnj-se.

prandaj nuk u duhen edhe pasaportat.

Anonimi ne boten e cudirave.

Anonimi ne boten e cudirave.

Pergjigje per Dritanin qe nuk

Pergjigje per Dritanin qe nuk eshte i informuar sa duhet per romet; Rom qe kane dhene kontributin e tyre ne Shqiperi jane te shumte, por atyre shpesh here i eshte marre fama dhe jane perdorur . Emra ti permend une;

Vakthi Sheme, kompozitor i talentuar, fitues i cmimit te dyte ne festivalin e radiotelevizionit shqiptar me kengen Bardhesi, te kenduar nga Naim Kercuku ;

Hekuran Xhamballi. shumica e kengeve te tabanit popullor te fonotekes se radiotelevizionit Shqiptar jane influencuar nga Hekurani.

Sabri Mile, komisar shume i zoti ne Ushtrine shqiptare

Bujar Qamili , kengetar i talentuar i kenges popullore

etj etj

Rom neper bote:

Carli Carplini, aktor

Rikardo Quaresma, futbollist

Esma Rexhepova

Ian Hankok, studius, doktor profesor hungarez

etj etj

Per me shume informacion per kulturen rome mund te drejtohesh tek Instituti i Kultures Rome ne Shqiperi- Rr M. Shyri- S- Pitarka 24 Tirane

gjithe te mirat

Add new comment