Nga "55" te "Panorama" - lista e gazetave të preferuara në një email qeveritar

Postuar në 20 Tetor, 2012 10:16

Sot gazeta Shekulli ka bërë publike disa e-maile nga Përgjegjësja e sektorit të Legalizimit dhe Urbanizimit në drejtorinë e përgjithshme të ALUIZN-it,  Irela Premti, ku disa nga gazetat dalin të përjashtuara nga publikimi i njoftimeve të kësaj agjensie.

Me e-mail dërgohen materialet për publikim në shtypin e shkruar, sikurse dhe lista e gazetave të “preferuara” për ta botuar lajmin. Bie në sy që mungojnë gazeta të konsideruara me qendrime të “majta” si Shqiptarja.com, Gazeta Shqiptare apo Shekulli.

Shkruhet në këtë të fundit: Drejtori i ALUIZN-it, Ardian Kollozi, sillet si militant me shtypin, duke selektuar disa gazeta dhe duke përjashtuar “Shekullin” për publikimin e njoftimeve zyrtare. Megjithëse zotit Kollozi i kemi kërkuar partneritet të ndershëm në të mirë të mirë të informimit të publikut dhe na kishte premtuar se nuk ka asnjë tendencë apo paragjykim ndaj gazetës, dje, sërish disa organe u “furnizuan” nën dorë me njoftimet e ALUIZNI-t dhe lexuesit e “Shekullit” nuk u llogaritën.

Më poshtë pjesë nga e-maili:

Pershendetje!
Bashkengjitur gjeni:
1. Njoftimin per shtyp te Drejtorit te Pergjithshem
te ALUIZNI-t, Z. Ardian KOLLOZI.
2. Listen emerore te ndertuesve informal
me leje legalizimi.
Theksojme se ky informacion eshte i vlefshem
vetem per gazetat e meposhtme
(te radhitura ne rend alfabetik):
1. Gazeta KOHA JONE
2. Gazeta MAPO
3. Gazeta METROPOL
4. Gazeta PANORAMA
5. Gazeta RD
6. Gazeta REPUBLIKA
7. Gazeta STANDARD
8. Gazeta TELEGRAF
9. Gazeta 55
Ju faleminderit per bashkepunimin!
Me respekt,
Ark. Irela PREMTI
ALUIZNI - Drejtoria e Qendrore
Pergjegjese e Sektorit te Legalizimit dhe...

Emaili i plotë në:

http://shekulli.com.al/web/p.php?id=6223&kat=87

Rreth ALUIZNI-t:

www.aluizni.gov.al

Comments

Submitted by shkelzeni yt (not verified) on

<p>&nbsp;Ju thoni &quot;nuk u lajmeruan gazetat e majta&quot; kurse Shekulli thote: &quot;lexuesit e &ldquo;Shekullit&rdquo; nuk u llogaritën..? :)</p><p>Pse ka akoma lexues te majte Shekulli? :)</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.