Mandati i Ina Ramës, nuk përfundon as në nëntor as në maj, - thotë Oketa

I cituar nga Ora News, Deputeti i FRD-së tha se emërimi i prokurorit të ri dhe shkarkimi i Ina Ramës duhet të bëhet në bazë të legjislacionit të kohës, kur ajo u zgjodh në atë post, duke sjellë një optikë të re në debatin mbi mbylljen e mandatit të Kryeprokurores, të cilin mazhoranca e do të përfunduar në mëntor, ndërsa të tjerët këmbëngulin për në maj. Oketa shprehet se mandati i Ina Ramës, nuk përfundon as në nëntor as në maj, por është i pakufizuar.
Duke nënvizuar se mandati i Ina Ramës po përdoret politikisht, deputeti Oketa propozon intepretim kushtetues nga intitucionet përkatëse për mandatin e saj.
Në 21 prill 2008, Kuvendi me unanimitet votash ndryshoi Kushtetutën, ku ndër të tjera mandati pa limit i Prokurorit të Përgjithshëm kufizohej me 5 vjet, duke zgjatur mandatin e Kryeprokurores deri ne maj të 2013.
Por mazhoranca këmbëngul, se Ina Rama do të duhet të lirojë zyrën në nëntor, pasi ndryshimet kushtetuese nuk i shtrijnë efektet mbi mandatin aktual.
Ne.Su.
Comments
C'rendesi ka mandati per

C'rendesi ka mandati per nje bamboline,te denje vetem per parade mode.

Duket qarte qe asnje force politike nuk i intereson funksionimii shtetit te se drejtes,

por vetem nje karrige.

Bravo Lora. Une propozoj t'ja

Bravo Lora. Une propozoj t'ja leme te gjitha Berishes dhe pergjithmone. Pastaj ti lutemi bashke zotit qe ky marrok te mos vdese kurre dhe te sidomos qe te mos vuaje nga lythat dhe nga kapselleku. Mbi te gjitha nga halucinacionet dhe krizat e skizofrenise ne parlament.

Add new comment