Po mua, për çfarë do të më përgojosh, o Sali Berisha? - thotë grevisti 81 vjeçar me shtetësi franceze

Lavdosh Beqo është i ngujuari më i moshuar në grevën e urisë së të burgosurve politikë që po zhvillohet prej pothuaj një muaji në Tiranë – është plot 81 vjeç. Beqo është një nënshtetas francez me origjinë shqiptare, i cili sapo mori vesh që bashkëvuajtësit e tij ishin futur në grevë urie, la komoditetin dhe sigurinë shëndetësore të jetës në Francë dhe iu bashkua grevës së urisë në Shqipëri. Ka disa javë pa ngrënë dhe, ditët e fundit, policia nuk i lejon lengjet dhe ilacet e domosdoshme për të mbijetuar. Por ai, me stoicizmin e tij, nuk pranon të shkojë në spital, sepse e di që nuk do ta lejojnë të kthehet në grevë. Biseduam me të mbrëmë dhe deshëm ta vazhdonim bisedën sot, por nuk na la policia. Ato që na tha mbrëmë po i përmbledhim shkurtimisht më poshtë.
Tha Beqo: “Në demokraci, pyetja kryesore është ‘Çfarë’, e jo ‘Kush’, ndërsa në diktaturë ishte e kundërta. Sali Berisha nuk duhet të merret me biografitë e njerzve të grevës, por me çfarë ne po kërkojmë. Por, nejse, le t’i përgjigjem edhe pyetjes “Kush”, që Berisha e ka aq qejf. Përgojoi Gjergj Ndrecën, Lirak Bejkon, Perekli Shqevin, Shpëtim Karamuçën, Fatmir Lamajn, Skënder Tufën e Asllan Patriotin, por unë e sfidoj të më përgojojë edhe mua!!! Për çfarë të më përgojojë, që kam qenë 20 vjet në Burgun e Burrelit, përkrah xhaxhait të Jozefina Topallit e Blendi Fevziut? Apo të më përgojojë që i kam qendruar afër Xhevat Korçës në grevën e urisë që bëri në Burgun e Burrelit? Të më përgojojë se shteti francez, ndryshe nga shteti shqiptar, më ka trajtuar me dinjitet për vuajtjet që kam hequr nga ish-partia e Sali Berishës? Të më përgojojë pse lashë rehatin dhe sigurinë shëndetësore të Francës dhe u ngujova për kauzën e bashkëvuajtve të mij? Me mua dhe Ramazan Spahinë, Berishën e ka pjellë belaja – ne jemi dy pleq stoikë, njëri nga jugu e tjetri nga veriu, që nuk jemi thyer nga torturat e Enverit, e s’kemi si të qederisemi nga cic-micet e Saliut...”
Në foto: Beqo duke dhenë intervistë. Në të djathtë të tij është Ramazan Spahia
E.Zaloshnja
Comments
E njoh mireLavdosh Beqon

E njoh mireLavdosh Beqon nga Vlora;cdo fjale e tij eshte e vertete.

Ky burre eshte ne greve per kauzen e bashekevujteseve te tj qe nuk jane me ne jete.

Faleminderit,Lavdosh,per qendresen ndaj tiranise se dyte dhe per fjalet e

goditua te nje labi me taban.

Uroj te behesh 101 vjeç o i

Uroj te behesh 101 vjeç o i mbare!

Jam nje nder vlonjatet qe e

Jam nje nder vlonjatet qe e njohin L.Beqon si nje njeri kurajoz e absolutisht dinjitoz ; per me teper qe ne kuptimin e ngushte nuk ka nevoje per kompensimin , por thjesht solidarizohet me bashkevuajtesit e tij. Pershendetje dhe solidaritet nga nje vlonjat !

E po një ndër dhjetë

E po një ndër dhjetë natyrisht që është i ndershëm.

Add new comment