"Policia ka detyrë të mos i lejë të vrasin veten, por jo t'i vrasë vetë"

Postuar në 21 Tetor, 2012 09:19

Në blogjet online gjen forume të shumta për grevën e urisë në Tiranë, madje shpesh niveli i angazhimit aty është më i lartë se në vetë shtypin e Tiranës. Migena Aleksi, mjeke dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, e pyetur via-mail nga ResPublica për të drejtat e policisë dhe të drejtat e një grevisti urie, dhe si janë shembujt e protestave të tilla në botë, shkruan:

"Rregullat e një greve urie apo çdo lloj greve tjetër, i bëjnë vetë grevistët. Eshtë e drejta e çdo grevisti në çdo vend të botës (hyn tek të drejtat e njeriut) që të zgjedhë mënyrën e protestimit. Nëse duan lëngje e ilaçe, nuk ka polici që i ndalon, ndryshe i dërgon drejt vdekjes dhe merr përgjegjësinë penale për këtë. Sidomos në gjendjen e grevistëve të Tiranës pas 28 ditësh pa ushqim, heqja e lëngjeve është vrasje, i çon ne gjendje kome. Më mirë se kushdo, këtë e di kryeministri mjek. Edhe nëse vendosin të hanë ëmbëlsira, apo mish të pjekur, është e drejta e grevistëve. Çdo avancë e çdo policie në botë mbi këtë të drejtë është vepër penale. Policia ka detyrë të mos i lejë të vrasin veten, por jo t'i vrasë vetë". Re.Pu.

Comments

Submitted by reformer (not verified) on

<p>Kjo eshte me se evidente. Perse duhet nje mjeke ti mesoje nje mjeku-kryeminister se si duhet te sillet me VDEKJEN? Doktor Hide i zbaton eksperimentet e tij monsturoze ne sy te te gjithe botes dhe duke u hequr si kryeminister humanitar dhe i ligjshem. Mjafton qe ai &quot;te fitoje&quot;, edhe duke na vrare (ne emer te ligjit).</p><p>&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by shkelzeni yt (not verified) on

<p>logjike e sakte. policia shkoi ti shpetoje nga vdekja medemek, tani po i vdes vet</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.