Meta rikonfirmohet në krye të LSI, Rama vlerëson garën si transparente

Postuar në 21 Tetor, 2012 09:56

Për të gjithë ata që ndenjën në ankth për rezultatet e votimit për kryetar të LSI, rezultati tashmë ka dalë dhe Ilir Meta është shpallur fitues. TCH raporton se anëtarësia e kësaj force politike në masën rreth 79%  ka votuar pro kryetarit aktual të saj.

sipas kryetarit të Komisionit të Votimit, Ylli Manjanit, rivali i Metës në garën për kryetar, sekretari i përgjithshëm Luan Rama, ka marrë rreth 21%.
“Është një fitore pas një debati dhe fitorja më e madhe do të thosha është hapja e një debati brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim”, tha kreu i LSI-së, Ilir Meta.

Luan Rama e vlerësoi garën si transparente, ndërsa Meta nuk harroi të falenderonte ndër të tjerë dhe “ata që votuan për kandidatin tjetër, Luan Rama, duke shprehur kurajën e tyre, mendimin e tyre dhe duke e bërë këtë garë edhe më domethënëse”, sipas Ora News.

Ne.Su.

Comments

Submitted by mergim tari (not verified) on

Eshte koha e MASKARENJVE por edhe e HAJDUTEVE.

Meqe LUAN RAMA nuk eshte aq lart ne nivel si META persa i perket dy nga "10 cilesive te mesiperme te DEMOKRATIT" kuptohet qe eshte fitues.

Kur te behet edhe Luan Rama minister, mundet te futet ne konkurim.

Arroganca, mendjemadhesia, shpirtligesia dhe vese te tjera qe mund te kete rivali i Metes. nuk mjaftojne per te mundur ILIR METEN.

Kjo per faktin se pervec ketyre, Ilir Meta ka edhe ato 2 cilesite themelore te koheve moderne.

Submitted by Albi (not verified) on

Urime Luan Rames, paska marre me shume vota se Maqo Lakrori megjithese partia e te parit eshte ne pushtet ndersa e te dytit ne opozite.

Submitted by f d (not verified) on

Teater tek LSI-a, teater tek Respublica...Rama kandidat fallco dhe Kolorado Cukali redaktor apo korrektor fallco...Pse nuk u jep 'ok-ej' fotove te derguara tek rubrika 'fotografi nga lexuesi' ?...Ej, teatri absurd jep shfaqje realiste.

Submitted by Lira (not verified) on

Kush e di se pse, po me duket si teatri i votimeve ne te shkuaren.  Fitonte gjithmone ai, i perhershmi, i pazevendesueshmi, i perjetshmi..... kryetari.  Dhe votimet ishin transparente!!!

Submitted by eni (not verified) on

keta te fyejne inteligjencen deri ne kufi te te pabesueshmes...Vetet mendojne keta qe ka shqiptar qe e ha kete...??

Dhe Manjani ne qender me "miresine" dhe " fairness" qe e karakterizon. ...Ai, i pari, e ka ditur qysh ne krye qe ky ishte nje votim i paster sic i ka hije demokracise ...ndaj dhe e shoqeroi shpalljen e kryetarit te ri me nje buzeqeshje triumfuese:-)

Submitted by Taulant (not verified) on

"Për të gjithë ata që ndenjën në ankth për rezultatet e votimit për kryetar të LSI..." Nuk besoj se ka pas njeri ne Shqiperi qe ka qene vertet ne "ankth"  per rezulatet e votimit ne LSI. Farsa te tilla gjoja demokratike jane pallavra qe nuk i ha me asnjeri me logjiken me minimale. LSI lindi si levizje anti-Nano e Metes dhe tash eshte kthyer ne nje ciflik te tij. Velloja demokratike eshte nje pelhure tashme e piste e shqyer dhe e dale boje qe nuk e  entuziazmon e genjen me njeriun e ndershem shqiptar. Besoj se populli i njeh tashme se sa te "majte" jane keta lavire politike dhe duhet ti tregoj vendin ne zgjedhjet e ardhshme.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Si mund të quash trasparent një votim ku ndër kanditatit është Ilir Meta kjo është një marëzi vërtet shoqëria Shqiptare qënka kaq miope sa të besojë këtë maskaradë

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.