Shqiptarja.com vazhdon t'i shkojë thellë e më thellë "denoncimit italian" të Asllan Patriotit

Postuar në 21 Tetor, 2012 06:21

Shqiptarja.com vazhdon ti shkojë thellë e më thellë investigimit mbi arrestimin e Asllan Patriotit dhe sjell një intervistë ekskluzive të Habjon Hasanin me përkthyesen që ka qenë prezent në kontaktet mes Patriotit dhe Nicolinit.

Sipas shpjegimit të përkthyeses, ata janë takuar për të ndërtuar një bashkëpunim mes shoqatës së Asllanit dhe kompanisë së Massimilianos që ofronte shërbime (ka dhe një kontratë të panoterizuar për bashkëpunimin). Në bisedë e sipër, thotë përkthyesja, italiani i tregon Asllanit se i kishin vjedhur makinën Jaguar, por i kërkonin 5 mijë Euro për t’ia kthyer. Asllani i premton t’ia gjejë pa shpërblim. Më tej, përkthyesja shpjegon që Asllani i lutet t’i përkthejë një sms të Nicolinit të ardhur 1 ditë para arrestimit, ku i shkruante se e kish gjetur makinën e donte të takoheshin. Të nesërmen, në takimin e famshëm te Vila Goldi, përkthyesja (jo prezente në takim) ka përkthyer me telefon për t’i sqaruar Asllanit se italiani i kërkonte t’ia thoshte shprehimisht se sa donte. Massimiliano donte ti jepte patjetër diçka Asllanit, për nderin e bërë, edhe pse ky nuk i kërkoi lekë. Vazhdimi i mëtejshëm i bisedës në Vilë mund të merret me mend.

Përkthyesja ende nuk është thirrur në prokurori ose polici, siç thotë në intervistën e dhënë për shqiptarja.com.

Gazeta, raporton se arresti me burg i Patriotit është shkelje e nenit 228 të Kodit të Procedurës Penale. Kjo masë jepet, sipas gazetës, vetëm kur i pandehuri rrezikon të largohet ose cënon marrjen e provave.

k.c.

Comments

Submitted by mergim tari (not verified) on

Ndrea Prendi eshte VRASES por eshte i i lire

Atje ku duhet te ishte krimineli i siperpermendur eshte nje ish i burgosur politik, ASLLAN PATRIOTI.

Krimineli eshte i lire.  I pafajshmi eshte ne burg.

Kjo sepse per fatin tone te keq, per jetet tona, per lirine dhe burgun e shqiptareve vendos nje MONSTER.

Eshte Barbari shqiptar qe le te lire KRIMINELET, ate te cilet i urdheroi te vrasin njerez te pafajshem ne mes te Tiranes.

Po ky BARBAR po fut ne burgj heronjte qe ka luftuar tere jeten e tij te piset prej komunisti 22 vjecar, qe kur therriste "TE VAREN NE LITAR".

Largojeni kete soj te races se ndyre, qe nuk ka lidhje me shqiptaret, por

me milloshevicet te cileve u shiti nafte, ne kohen kur tere bota i beri embargo

me greket te cileve u fali detin,

me antikosoven qe beri cmos te mos firmosej Rambujeja, kur SHBA po bente cmos qe ajo te firmosej si shpetimi i Kosoves.

me serbet te cileve u duhej i vrare Remzi Hoxha (Ky personalisht akuzohet nga Adrian Hoxha si vrases i Remzi Hoxhes)

qe beri vjedhjet me te turpshme te vitit 1996, ate te zgjedhjeve

qe beri piramidat shkaterruese per Shqioerine ne 1997

qe beri pucin e turpshem te 1998

qe beri ( e cfare nuk ka bere, ka shkaterrua nje popull e nje Shqiperi te tere....)

Qerrojeni kete fare te keqe, qe te clirohet atdheu dhe shqitareve tu rikthehet shpresa per te jetuar nje dite te bardhe

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.