Viti 1978: Komunistët internuan familjen e Abdyl Frashërit 1 muaj para se eshtrat e rilindasit të varroseshin me pompozitet në Tiranë

Orhan Jegeni, djali i mbesës së Abdyl Frashërit (biri i vajzës së Mehmet Frashërit, vëllait të vogël të Frashërllinjve) rrëfen për Fatos Veliun e G.Shqiptare se familja e tij u internua më 1978, pak muaj para se eshtrat e Abdyl Frashërit të vinin nga Stambolli. Madje, në ditën e rivarrosjes së eshtrave që u bë në një ceremoni pompoze ata nuk u lejuan të merrnin pjesë.
80 vjeçari kujton se u internuan një muaj para ardhjes së eshtrave, në kohën që e ëma, Irfania ishte së bashku me vajzën e Samiut, Sanijen, asokohe plakë e që jetonte në Stamboll, ishin më të afërtat e mbetura nga linja e gjakut e e vëllezërve Frashëri. I biri i Sanijes, nipi i Samiut, ishte asokohe ambasador i Turqisë në Paris dhe ishte i vetmi që mori pjesë në ri-varrimin e eshtrave të Abdylit të vdekur në Stamboll më 1892. Qeveria komuniste e gënjeu atë duke i thënë që familja e mbesës tjetër të Abdylit (Irfanes), në të vërtetë e internuar, “nuk gjendeshin aty”.
Eshtrat, ishin refuzuar disa herë nga qeveria turke pas presionit të krerëve të Ballit në ekzil në Turqi, të cilët argumentonin se përderisa komunistët kishin shpallur non-grata Mit’hat Frashërin, të birin e Abdylit, eksponent i Ballit, nuk mund të pretendonin për eshtrat e të atit. Ne.Su.
Comments
Te poshter komunistat, duhet

Te poshter komunistat, duhet ta kene bere me qellim qe te fyenin kujtimin e Abdylit.

Po sa lemsh i keni bere
Po sa lemsh i keni bere lidhjet e emrave me njeri-tjetrin! Dy here e lexova, po vetem Fatos Veliun njoha.
Qeveria Shqiptare ju bëri

Qeveria Shqiptare ju bëri nderin vllezërve Frashëri për të mirat që i sollën vendit dhe sa për zotin Mit,hat Frashërin po të ishin gjallë xhaxhallarët do ta pështynin për të këqiat që i solli vendit

Mit'hat Frasheri ishte teper

Mit'hat Frasheri ishte teper i ditur, por aspak largpames kur beri bashkepunim me boshtin me te cilin ishin kundra gjithe Evropa dhe perendimi. Mugosha dhe Popovici ne ate kohe ishin me kualicionin kunder nazi-fashisteve, dhe te gjithe vendet bashkepunonin me njeri-tjetrin per te larguar keto forca, jo per ti lejuar te vazhdonin akoma terrorin e tyre. Nuk duhet te harrojme, se Mit'hat Frasheri kishte bere po ashtu marrveshje me greket per bashkeqeverisje pas lufte, dhe keto jane te dokumentuara. Komunistet bene nje politike teper brutale pas lufte, por ne kohen kur ishte ne pikepyetje edhe ajo pavarsi e cila humbi me ikjen e mbretit, nuk mund te beje me bashkepunime me forca te cilat dihej qe nuk do te fitonin. Ndaj ketu Mit'hatit duhet thene ato qe ai beri gabim. Po te ishin prinderit e tyre gjalle vertet disa nga vendimet qe ata moren nuk do t'u kishin pelqyer, duke ditur se nga kush familje ata vinin, dhe qe ishin te ditur gjithashtu. Sipas dokumentave qe ndodhen ne arkvin shteteror, Mit'hat Frasheri ka sulmuar shume ashper edhe Ismail Qemalin.

mi permend pak te keqijat qe

mi permend pak te keqijat qe i beri konkretisht shqiptareve?

per ballin thone qe vrau ca partizane, po partizanet nuk vrane shqiptare? madje dhe te llojit te tyre si Ramize Gjebrea etj... apo tradhetia qe i bene zaho kokes spiunet komunista

E lexova artikullin ne

E lexova artikullin ne Gazeten Shqiptare. Perpjekja e gazetarit ishte me te vertete e lavderueshme pasi kishte bere kerkime legjendare dhe pas nje hulmutimi nga me titaniket, kishte arritur te zbulonte damaret e b..s se Abdyl Frasherit. Opinioni im me kete rast eshte: Njeriu eshte nje qenie aq e nderlikuar sa po ta cash del m..t. Obobobobo c'na paskan bere kamunistat. (biberoni i femijeve me zhvillim te vonshem mendor)

Add new comment