Rama: Kryeministri pakt me Zotin? Nuk iu lut për popullin e vet, foli me të si me Nard Ndokën... Bëhu burrë e dëgjoi grevistët!

Kryetari Rama ka folur në Kongresin e Forumit të Gruas Socialiste, ku vlerësoi guximin e grave për tu marrë me politikë.
Duke iu rikthyer grevës, Rama deklaroi: “Unë i them sot Kryeministrit, bëhu burrë dhe dëgjoi ata që milituan për çerek shekulli dhe partia i la aty ku janë! Lëri marrëzitë dhe nxirri nga kalvari i dhimbjeve dhe zjarret, jepi fund turpit që po rrënqeth ndërkombëtarët”, i cituar nga Shekulli Online.
“Kryeministri foli me Zotin dhe mori mbvështetje prej tij për zgjedhjet. Nuk iu lut për popullin e vet, por foli me të si të ishte duke folur me Nard Ndokën. Kemi ata ish të përndjekur politikë që janë në grevë uriepër bukën e gojës. E nxit PS thotë Saliu, jo atë e ka nxitur tallja dhe përbuzja e Saliut ndaj shtresës së ish të përndjekurve politikë. Ajo grevë është me pasoja tragjike, që gënjeshtart e saj i kthen deri në ligje për të marrë votat dhe në momentin që kërkohet prej tyre zbatimi i këtij ligji hasin në vesh të shurdhër. Ligji është bërë për ti gënjyer dhe jo shpërblyer, unë nuk do ti shpërfillja kurrë” ka thënë ndër të tjera Rama, i cituar nga Ora News.
Ndërsa garantoi se PS do të shtrijë kuotimin 30% për grate deri në fshatin më të humbur të Shqipërisë. k.c.
Comments
Me kete menyre te foluri ky
<p>Me kete menyre te foluri ky te hap barkun</p>
U kujtua ky zoteria!!! Ende
<p>U kujtua ky zoteria!!! Ende mendon se fjala e tij ze vend? Apo ngaqe na e ndriti kryeqytetin... Sikur ky dhe ata te kahut tjeter t'i linin vendin te tjereve, pak paqe besoj se do ta gjenim me ne fund. </p>
Lira akoma me Saliun ti
<p> Lira akoma me Saliun ti goce..? </p><p>Ki mendjen se " <em>po mbytet gjemia me federale/ shpellare/.."</em></p>
Add new comment