Mormonët, feja që ka nxjerrë një ‘djalë’ misionar: Mitt Romney-n

Postuar në 20 Tetor, 2012 07:59

Ungjillizimi është një pjesë e shumë feve, por mormonët e kanë kthyer konvertimin e njerëzve në fenë e tyre në një formë arti. Rrjeti global i tyre ka 55.000 misionarë që formojnë një makineri të vajisur mirë, dhe, atyre u shtohen qindra e mijëra ndjekës të rinj çdo vit. Vetëm Misioni i tyre në Londër krenohet me më shumë se 130 misionarë me kohë të plotë, të ardhur nga mbi 40 vende. Në një fe ku të gjithë pasuesit pritet të japin 10 për qind të pasurisë së tyre në kishë, sa më shumë ndjekës, do të thotë më shumë para.

Këtë javë Mormonët ulën moshën në të cilën ndjekësit e fesë mund të bëhen misionarë. Pikërisht tani që besimi i tyre ka marrë një vëmendje të paparë pas futjes në garë të Mitt Romney-t. Tradicionalisht, burrat mund të bëhen misionarë që 19 vjeç,  moshë që u ul në 18. Më e rëndësishmja, mosha minimale për gratë u ul nga 21 në 19.

Ky njoftim u përshëndet në qarqet mormone si një kthesë e madhe për kishën, raporton The Independent,  madje disa e krahasojnë këtë vendim me momentin në fund të viteve 1970, kur feja e tyre u hap për të pritur anëtarë zezakë.

Puna misionare e një mormoni nuk është piknik. Ata firmosin që të jetojnë larg familjeve të tyre për deri në dy vjet (Romni e kaluar periudhën e tij misionare në Francë). Kontakti me familjen është i kufizuar në një email ose letër një herë në javë dhe dy telefonata në vit - zakonisht në ditën e Krishtlindjeve dhe Ditën e Nënës".  Misionarëve nuk u thuhet se ku do dërgohen dhe ditët janë të gjata. Për të gjithë mormonët alkooli, duhani, çaji dhe kafja janë të ndaluara, por nga misionarët pritet gjithashtu të shmangin  revistat, gazetat dhe muzikën pop. K.C.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Mormonet, feja

Me lek e kalu provimin e letersise ti gazetari? Mesa di une mormonet nuk jane fe, jane nje grup besimtares qe i perkasin kishes se LDS.

Submitted by respublica (not verified) on

Z. Anonim

Nëse mormonët janë fe apo jo, nuk ka lidhje me letërsinë. Materiali është një përmbledhje nga The Independent. Nëse përkthimi të ka shqetësuar, të kërkoj ndjesë (edhe pse nuk kam mbaruar për përkthim, as me lekë e as pa lekë).

K.C.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ka lidhje ka se ne provimin e matures se letersise perfshihet edhe gjuha e gramatika. Mormonet i bie te jene fe nga titulli, gje qe nuk jane.

Pastaj, nje redaktor/kryeredaktor do e kishte vene re menjehere kte gabim gramatikor.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.