A kanë lindur tashmë "celula të Berishës" brenda policisë së shtetit ?

Postuar në 18 Tetor, 2012 17:58

"Policia e Tiranës është vënë nën presion të përdoret politikisht kundër grevës, por duket se refuzon shërbëtorin politik dhe pranë çadrës së grevistëve gjen vetëm policë nga Tropoja, disa ish- gardistë të Berishës, që shkojnë aty për të terrorizuar mbështetësit dhe për të arrestuar koordinatorët. Rasti i Asllan Patriotit, të cilin e ndaluan pasi sipas tyre një italian e paska paguar për t’i gjetur makinën e vjedhur dhe më pas ky nuk ia ka kthyer paret, është jo vetëm i rëndë nga ana ligjore, por i frikshëm nga ana politike, pasi për të mbërritur tek ai ndalim, policisë i duhen struktura paralele politike që të hetojnë jo për shkak të një krimi, por për shkak të biografisë politike të një personi. Dhe kur mëson se Drejtori i Policisë së Tiranës është vetë një ish- i burgosur politik, që nuk do ta bënte kurrë këtë gjë, bindesh se brenda policisë kanë lindur celulat e Gestapo-s së Berishës, të cilat nuk merren me krimin, por me “kriminelin” që cakton Berisha si të tillë..."

Analiza është e Mero Bazes, shkëputur nga editoriali i përnatshëm i TemA-s së tij online dhe kjo pjesë ngre një shqetësim të hershëm por të përforcuar nga rasti i arrestimit të një prej kordinatorëve të grevës së urisë, që në kulmin e aktivizimit publik për grevën,  arrestohet  papritur me një akuzë të paqartë që thuhet se është konsumuar në qershor, por tani "është finalizuar nga policia". A kanë lindur vërtet celula të tilla brenda policisë?

Në fakt nuk është hera e parë që flitet për trajtime "speciale" brenda policisë për persona që i shkaktojnë dhimbje koke kryeministrit Sali Berisha. Pas 21 janarit në një raport konfidencial të Komitetit të Parandalimit të Torturës në Këshillin e Europës (i cili iu është dërguar autoriteteve shqiptare, policisë dhe drejtorisë së burgjeve) flitet për keqtrajtime fizike nga disa oficerë të policisë, vecanërisht në komisariatet 1, 2 dhe 4 dhe Drejtorinë e Përgjithshme, vecanërisht të zellshëm me të ndaluarit e 21 janarit.

Në raportin e KiE përshkruhet edhe një praktike sistematike;  "personat e arrestuar ishin të detyruar të kalonin përmes dy rreshta policësh, ndërsa rriheshin në mënyrë kolektive prej tyre. Disa persona pretendojnë se ishin sulmuar fizikisht nga shefi i komisariatit 2 në Tiranë". (A.N.)

Mbi raportin e KiE për post-21 janarin: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=210193

Në foto: Qentë e policise së Tiranës gjate nje aksioni pas nje alarmi per bombe  (LSA, maj 2012)

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Po pikerisht ajo foto ç'lidhje ka me lajmin qe na solle, i dashur gazetar? Cfare amatoresh qe kemi per gazetare!

Submitted by Lira (not verified) on

Shkurt, kemi marre fund si popull me kete shpellarin qe na drejton!

Submitted by hysni (not verified) on

Qente e Berishes brenda policise se shtetit dhe SHIK-ut kesshtu nisen te grumbullohen edhe ne 1994, 95, 96. Kush ka qene student ne ate kohe i mban mend fare mire gorillat qe vinin verdalle me radiomarrese ne brez. por keta njerez-qen te rrezikshem per shkak te formimit te tyre qe ne femijeri qe njeh vetem dhunen  si forme mbijetese, jane shume pak krahasuar me policet e ndershem dhe hallexhinj qe ne rastin me te pare do hidhen ne anen e popullit pa medyshje. Por kueshte prijesi? Ku?

Submitted by labi prishtinas (not verified) on

Shoqeria e coroditur shqiptare eshte sot viktime e nje manipulimi antishqiptar

Submitted by labi prishtinas (not verified) on

historia perseritet. Ka qene burre i zgjuar ai qe ka thene Kush harron, peson

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.