"Nazime, a ti je a…"

Postuar në 18 Tetor, 2012 04:19

"…Nazime, a ti je a… ? Hallall ta boft Zoti… Mos e vrit mendjen hiç”. Ne ishim dëshmitarë krejtësisht rastësor të kësaj bisede (dëgjonim vetëm zërin e babait më këtë anë të telefonit), të parën herë që Nazime Visha nga burgu merrte në telefon të atin, me të cilin nuk kishte folur që pas ikjes apo rrëmbimit. Telefoni kalon dorë më dorë, deri te Adhurimi, Dhuri siç i thërrasin, djali i vogël, i fundit që e ka parë atë në këtë shtëpi..."

Gazetari Vladimir Karaj i së përditshmes MAPO ka risjellë një reportazh nga shtëpia e Nazime Vishës, 18 vjeçares, e  cila pak kohë më parë u arrestua për vrasjen e një personi të cilin e akuzon për abuzime me të që në moshë të mitur. Këto ditë një tjetër 18 vjeçare është vënë në qendër të vëmendjes publike, quhet Aishe (disa nga mediat e quajnë Ajshe: nëse bëni një kërkim në faqet online të mediave dhe kontrolloni tabelën e shkrimeve më të klikuara, Ajshja e shkretë është në krye të listës nga sajti më i ndjekur e deri te më të humburit.

Nazimja dhe Ajshja, njëra në qeli e tjetra e copëtuar nën tokë - (mund të ishin sot edhe 'në vendin' e njëra-tjetrës) - duhet të jenë më shumë se një kronikë e zezë dite, prapa së cilës, publiku (i pamësuar ndryshe) mezi i dallon hijet e dramave të fshehura të abuzimit.  Pse-të e mungesës së dhjetëra pyetjeve që shoqëria shqiptare nëpërmjet medias duhet t'ia bënte tashmë vetes, janë një sfidë për editorët e informacionit në Shqipëri.

Të merresh trashë vetëm me SMS-të e Nazimes apo shaminë fetare të Ajshes nuk mjafton më, madje është e rrezikshme. Karaj psh, ka bërë mirë që në reportazhin e tij, e ka shndrruar kronikën në çështje: Në fund të një liste të gjatë sindromash të fëmijëve të abuzuar, qoftë kjo edhe duke i joshur me para apo të mira materiale, është ajo e krimit. Fëmijët e abuzuar janë hajdutë, vrasës, gënjeshtarë? Po, por e gjithë kjo është për faj të abuzimit... Abuzimi seksual me të mitur, femra apo meshkuj, madje edhe kur nuk është i “dhunshëm”, nuk përfshin grushta e shqelma, i shndërron këta njerëz njëherë e përgjithmonë. Psikologët thonë se ndër shenjat kryesore të këtij abuzimi janë sjelljet e çoroditura seksuale, marrja e fajit mbi veten dhe nënshtrimi pa kushte ndaj abuzuesit apo sindroma e famshme e Stokholmit.

Gazetari e mbyll me një vëzhgim të hollë: Nazimja, 18-vjeçarja që vrau Fiqiri Muçën mëngjesin e një dite gushti do duhej, për dreq nuk e ka, të kishte një emër më modern. Do kishte qenë kështu më e vlefshme, më e përgojuar. Ndoshta nuk do të dëgjonim aq shpesh: “U bë edhe Nazimja”…, shprehje që më shumë lidhet me emrin e prapambetur të saj (si mundet ky emër të shkruajë sms, aq më shumë erotike) se sa me njeriun pas këtij emri (viktimën e një historie që përtypet kafeneve si farat e pjekura në stadium). Ashtu si historia tragjike e Ajshes këto ditë... (A.N.)

Reportazhi i cituar:
http://www.mapo.al/2012/10/17/nazime-a-ti-je-a-hallall-ta-bo...

Comments

Submitted by lepas (not verified) on

<blockquote><p><em>Ndoshta nuk do të dëgjonim aq shpesh: &ldquo;U bë edhe Nazimja&rdquo;</em></p></blockquote><p>Kjo tregon sa te prapambetur jemi ne si popull, gjykojme akoma njerezit nga emri... Jemi popull fshatar (ose provincial) nga karakteri ne pergjithesi, me disa perjashtime per fat.</p><p>Bravo Nazime, nuk ke vrare nje njeri por nje kafshe!</p>

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>Shperndani shtypin falas ne zonat rurale...qe ta meritojne te gjithe emertimin &#39;qytetare shqiptare&#39;...Bejeni per te ardhmen juve qe keni &#39;fituar&#39; pasurite kombetare&#39;...edhe pse ju pelqen padituria per ta shfrytezuar jo si ne kapitalizem, por ne skllavopronarizem...Jepuni pak drite frymoreve te mbetur &#39;skutave&#39; te shtetit demokratik.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.