Duhet të jesh marksist dhe antiamerikan që të marrësh një Nobël në letërsi?

Ju mund të mos e dini, por ju i përkisni klubi ku bëjnë pjesë edhe Leo Tolstoy, Henry James, Anton Chekhov, Mark Twain, Henrik Ibsen, Marcel Proust, Joseph Conrad, James Joyce, Thomas Hardy, Jorge Luis Borges dhe Vladimir Nabokov. Klubi është i Jo-Fituesve të Çmimit Nobel për Letërsi, - shkruan në një koment në Wall Street Journal, shkrimtari Joseph Epstein. Të gjithë këta shkrimtarë të mëdhenj autentikë, që ishin ende gjallë kur jepej çmimi, nuk e fituan atë, shkruan autori, duke shtuar se “mbase është më i mirë klubi ynë i vogël, sesa ai që përbëhet nga ata që kanë fituar Çmimin Nobel për Letërsi”.
“Çmimi Nobel në Letërsi, sikurse edhe Çmimi Nobel për Paqe, shumë shpesh është dhënë nga motivet politike. Për një kohë ai shkoi te disidentët sovjetikë: Pasternak, Alexander Solzhenitzyn, dhe Jozefi Brodsky. Në vitet e fundit, çmimi ka shkuar te shkrimtarët marksistë, veçanërisht te ata që kishin një mëri kundër SHBA-së, në mesin e tyre Günter Grass, Dario Fo, José Saramago”, thuhet në artikull.
Autori argumenton se kudo ku hyn politika, prestigji i Çmimit Nobel zbehet. “Mendojeni vitin 1994, kur çmimi Nobel për Paqe i është dhënë Jaser Arafatit, Shimon Peres dhe Yitzhak Rabinit për promovimin e paqes në Lindjen e Mesme, apo atë të vitit 2009, kur ai është dhënë Barack Obamas vetëm pse nuk ishte si George ë. Bush”, thekson Epstein.
“Java e kaluar na solli fituesin e 2012-ës, shkrimtarin kinez Mo Yan. Komiteti Nobel shumë lehtë mund t’ia japë çmimin vitin e ardhshëm poetit Këame Tsooris-Tsimes, dhe kjo do të bëhet disa javë para se dikush ta mësoj se ai person as që ekziston”, ironizon Epstein dhe më tej pyet: A do të jetë bota e letërsisë më e mirë pa Çmimin Nobel në Letërsi? Sigurisht se as më e keqe nuk do të jetë.
Artikulli në Wall Street Journal: http://online.wsj.com/article/SB1000087239639044479990457805...
Në foto: Shkrimtari Ismail Kadare, disa herë kandidat për Nobël
Comments
keshtu i bie qe Kadare duhet

keshtu i bie qe Kadare duhet ta kishte marre Nobelin

O Muço ! Po te

O Muço !

Po te ishte keshtu edhe Ismail Beu do ta kishte marr.

e ka marrë edhe Çurçilli,që

e ka marrë edhe Çurçilli,që ishte"marksisti"më i rrezikshëm,po qe për kronikë.G.Grass pranoi që ka bërë pjesë në rininë hitleriane,dmth edhe per hitlerianët paska respekt juria?Unë thashë se këtë do ta kish thënë ndonjë ekspert i shquar si Fahri Balliu,por po e ka thënë një shkrimtar që s'e ka marrë për vete është normale që do ankohet.Megjithëse jo çdo gjë është gabim deri në fund.

"A do të jetë bota e

"A do të jetë bota e letërsisë më e mirë pa Çmimin Nobel në Letërsi? Sigurisht se as më e keqe nuk do të jetë". Sinteze e qarte, elegnte, seksi dhe e drejtperdrejte. Per ta patur zili. Epo. Kur njeriu - Joseph Epstein - ka mend ne koke, i ka ato, sado inat qe ta kesh.

Qe çdo çmim i rendesishem

Qe çdo çmim i rendesishem eshte i politizuar, nuk eshte diçka e re. Edhe çmimet e festivaleve te kinemase ne mbare boten, jane te ngjyrosura politikisht, sodomos ne Europe, ku ne Kane(Cannes), Lokarno, Venecia e gjetke, fitojne vetem filmat e majte.

Ne fakt Epshtain ka te drejte, çmimet e politizuara ose te fituara duke anashkaluar kriteret dhe meritat, jane te kota dhe nuk do t'i mungonin kesaj bote!

Add new comment