Vetëm 4 përqind e shqiptarëve zotërojnë depozita mbi 2.5 milionë lekë në banka

Postuar në 17 Tetor, 2012 16:32

Raporti i fundit i “World Ultra Wealth” tregon se në Shqipëri janë 55 persona që zotërojnë një pasuri prej 7 miliardë dollarë. Sipas raportit, në këtë klasifikim janë përfshirë vetëm ata individë që kanë të paktën 30 milionë dollarë pasuri. Të dhënat tregojnë se pasuria e multimilionerëve shqiptarë nuk ka ndryshuar nga viti i kaluar pavarësisht krizës ekonomike botërore. Pra të pasurit kanë vazhduar të pasurohen, por nuk mund të thuhet kjo gjë për të tjerët.

Televizioni TCH raportoi sot një sondazh të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, sipas të cilit kriza ekonomike ka prekur shumicën e familjeve shqiptare që në 2010. (rreth 60%). Kjo përqindje është më e lartë se vendet e rajonit, pavarësisht se Shqipëria raporton rritje ekonomike gjatë viteve të krizës. Pra hendeku mes shtresave ekonomike është shumë i madh.

TCH në kronikën në fjalë, jepte të dhëna për një raport të Agjensisë së Sigurimit të Depozitave, sipas të cilit, vetëm 4 përqind e shqiptarëve zotërojnë depozita me mbi 2 milion e 500 mijë lekë në banka.

Indikatorë të tjerë tregojnë se hendeku mes të pasurve dhe të varfërve vazhdon të rritet çdo ditë. Raporton TCH: Në një vëzhgim në argjendaritë e Tiranës vihet re së produktet më të shtrenjta vazhdojnë të shiten me të njëjtat ritme si para krizës ekonomike, ndërsa për produktet më të lira rënia e shitjeve është drastike.

Elementë të vështirësive për shumicën e popullsisë vihen re edhe në të dhënat se sa harxhuan shqiptarët për pushime këtë vit. Kryetari i Unionit të Operatorëve Turistikë tregon se një pakicë e kamur shtoi kërkesat për pushime ekzotike me kosto të lartë (Karaibe, Seishel apo Maldive)-  ndërsa shumica dërrmuese e shqiptarëve ulën periudhën e pushimeve në 1 javë nga 10 apo 15 ditë duke kërkuar oferta sa më të ulta. (A.N.)

Comments

Submitted by I3VI5 (not verified) on

<p>Në një vëzhgim në argjendaritë e Tiranës vihet re së produktet më të shtrenjta vazhdojnë të shiten me të njëjtat ritme si para krizës ekonomike, ndërsa për produktet më të lira rënia e shitjeve është drastike.</p><p>Kjo eshte e vertete ne te gjitha krizat ekonomike, per cdo vend, jo vetem per rrumpallen tone. Vetem shtresa e mesme dhe e ulet vuan gjate krizave ekonomike.</p>

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>Z.Zaloshnja i zberthen me mire keto statistika matematikore dhe lojen e tmerrshme e te rezikshme qe behet me perdorimin e tyre per &#39;vota&#39;...Para se te jap mendimin specialisti po jap dhe une nje ide: &#39;&#39;S&#39;kemi klase te mesme! S&#39;kemi ate mase qe ve ne levizje zhvillimin! S&#39;kemi ate mase qe bene ndryshimin ! S&#39;kemi ate mase qe vendos gure ne themelet e se ardhmes...&quot; Kjo eshte vuajtja shqiptare, ose me mire tortura e tranzicionit te tejzgjatur, ose akoma me mire e tollombaceve &#39;demokratike&#39;...Manipulatoret e mesatareve matematikore te statistikave &#39;rrenqethin&#39; dynjane dhe ja bejne &#39;leshte si te irriqit&#39;...Cudira shqiptare...Nje truall &#39;i gatuar&#39; per &#39;cifcinje&#39; ne mase e nje grusht &#39;elitaresh&#39; qe percaktojne dhe levizjen e &#39;eres&#39;...Z.Zaloshnja na e hap nje debat me keto statistika, qe te kthjellohemi dhe ne qe s&#39;kemi asnje qindarke te xhepi i vogel tek rripi i pantallonave te vjetra ( se tek te rejat nuk ekziston me) se nuk bejme pjese tek &#39;milioneret&#39;...edhe pse kemi dy lope, shtate pula, tre lepuj, pese dylym toke, nje kasolle e nje shtepi me &#39;furka mbi gure&#39;, kater femije e dy prinder dhe...desh harrova e nje pale pend qe...</p>

Submitted by Xhaxho, K (not verified) on

<p>Ne na mungojne te dhena te sakta te makroekonomise, kshu qe TCH detyrohet te raportoje mbi shperndarjen e te ardhurave bazuar ne nr e depozitave ne banka. Perpjekje calamane, pasi 1. depozita nuk perfaqeson likuiditet financiar, 2. depozita lidhet me besimin ne sistemin bankar vendas, 3. depozita mund te jete remitance = para e ardhur nga jashte. Gjithsesi shume pozitive qe pabarazia e te ardhurave shtrohet ne tavolinen e diskutimit.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.