Si protestohet për privatizimet (sipas Albin Kurtit)

66 protestues të arrestuar dhe 17 të plagosur (9 prej tyre, policë) sot në Prishtinë pasi veprimtarë të lëvizjes Vetëvendosje tentuan të hyjnë në oborrin e qeverisë, për të penguar nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet saj dhe kompanisë turke “Limak & Calik”. Kjo e fundit privatizoi për 26 milionë euro, rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Tha Albin Kurti (në foto duke u përleshur për të hyrë në oborrin e qeverisë): “Po e shesin distribucionin e KEK-ut për vetëm 26 milion euro, që do të thotë për 2.5 kilometra asfalt të autostradës, po i shesin 18 mijë kilometra kabllo elektrike, qindra trafostacione e nënstacione, po i shesin të gjithë punëtorët, po i shesin të gjitha ato ndërtesa. Po shesin dhjetëra e qindra hektarë tokë, vetëm edhe vetëm që të mbesin këta në pushtet në kurriz të Kosovës..."
Përplasjet u bënë pjesë e diskutimeve të rrepta edhe në Parlamentin e Kosovës mes ministrit të Brendshëm Bajram Rexhepi dhe deputetit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri. Më poshtë, pjesë nga debati:
V.Y.Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë drejtuar për të hyrë në objektin qeveritar. Ndërhyrjen policia e ka bërë me urdhër të ministrit, në kundërshtim me ligjin, i cili na lejon neve hyrjen në objektet qeveritare në institucionet publike të Kosovës, sa herë kemi nevojë
B.R. Po është e vërtet se unë kam dhënë urdhrin dhe urdhri është dashur të zbatohet edhe pak në mënyrë më rigoroze... Në këtë vend, në bazë të ligjeve ekzistuese dhe kushtetutës do të sundoj rendi, ligji dhe jo anarkia...
(më pas gjuha ashpërsohet dhe ministri thotë dicka që provokon ndërhyrjen e nënkryetarit të Parlamentit Sabri Hamiti që po drejtonte seancën)
S.H. Unë nga ky vend ju thërras ta përdorni gjuhën parlamentare. Kjo vlen në radhë të parë për ministrin, gjuhen e tij kërcënuese. Ndoshta e ka gjuhë, nuk dinë ndryshe këtu në foltore të kuvendit.. Replika e dyte ishte jo parlamentare, e para ishte kërcënuese. Le ta marre mirë le ta lexoj dhe dëgjoj. Do shoh që ajo është gjuhë e hymjes në shtet policor. Nuk jemi shtet policor dhe nuk do të jemi..
"Vetëvendosje" e Kurtit kundërshton privatizimin e ndërmarrjeve në pronësi publike. Javën e kaluar Parlamenti i Kosovës me shumicë votash refuzoi një mocion të Vetëvendosjes që kërkoi ndërprerjen e procesit të privatizimit të ndërmarrjeve në pronësi shoqërore e publike. (A.N.)
Comments
shifni ore deputeta te PS...
<p>shifni ore deputeta te PS... sot degjova qe denoncuat Imamin se shiti prap per 2 lek... E dime qe prej kohesh qe Sali kafsha po e shet Shqiperine, po beni dicka.. jo vetem me denoncime.. nuk merr vesh kafsha me denoncime.. ja shikoni albinin, me trup kunder padrejtesise kur fjalet nuk mjaftojne</p>
mua me ben pershtypje
<p>mua me ben pershtypje nderhyrja e ketij nenkryetarit te Kuvendit kunder ministrit. Lexojeni pak... Perfytyroni Jozefinen ti flase keshtu Flamur Nokes? Edhe kosova esht perpara ne ket pik m duket</p>
Add new comment