Profecia e Zhirinovskit drejt përmbushjes: Rusët 'po lajnë çizmet e tyre' në detet e ngrohta

Një ultranacionalist i thekur si Vladimir Zhirinovskij mund të ndihet më në fund i kënaqur. Profecia e shprehur prej tij vetëm pak përpara kolapsit të BRSS, sipas së cilës “dita në të cilën rusët do të lajnë çizmet e tyre në detet e ngrohta” ishte shumë e afërt, duket se po përmbushet. "Dhe jo nëpërmjet armëve të perandorisë – që në ëndrrat e Carit shkonte nga Mesdheu deri në Oqeanin Indian – por përmes flukseve turistike" - e hap një artikull të tij në të përditshmen greke Kathimerini, gazetari Stavros Ximas, duke folur për atë që po ndodh me bregdetin grek: për shkak të krizës, vila e troje po shiten me "më pak se 30 përqind të vlerës" (sic citohet në artikull një nga agjensitë imobiliare lokale) dhe rusët po shkëlqejnë në këtë tregti krize.
Shkruan Ximas: Sipërmarrësi Sergej Fentorov, anëtar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Moskës dhe ish-oficer i marinës, është tashmë pjesë e kësaj elite të privilegjuar dhe ofron shtëpi për pushime luksoze në gadishullin e Kasandrës (në juglindje të Selanikut). Përballë, gadishulli i Sithonias, me pamjen e tij të mrekullueshme mbi malin Athos, fsheh mes bukurive të tij edhe një vilë përrallore në mes të katër hektarëve kodra të mbuluara nga pishat, që i përket njeriut më të fuqishëm të Rusisë, pas Putin-it, Prokurorit të Përgjithshëm Juri Çajka. Një numër gjithmonë e më i madh rusësh kanë nisur të blejnë një shtëpi të dytë në Halkidiki, në veri të Greqisë, dhe kanë përvetësuar komplekse të mëdha hotelesh në Potidea dhe Psakoudia. Interesohen edhe për ishujt, si Kreta, Korfuzi dhe Patmosi, kanë blerë tashmë skuadrën e futbollit të PAOK-ut, janë të interesuar për kompaninë kombëtare të hekurudhave, si dhe për blerjen e një porti në veri të Greqisë, në veçanti atë të Selanikut. Kjo do t’u kursente rusëve kalimin përmes ngushticës së Dardaneleve, që kontrollohet nga Turqia".
Por nuk janë të vetmit. Gazetari grek flet "edhe të tjerë nga Ballkani" të interesuar për blerjen e vilave dhe hoteleve të vegjël. Numëron Ximas: "Presidenti aktual bullgar, Rosen Plevneliev, për shembull, ka një vilë në Ouranopoli, ish-kryeministri maqedonas, Vlado Buçkovski, ka një në Neos Marmaras. Në zonat përreth nuk mungojnë as vilat e qeveritarëve të lartë shqiptarë që pasojnë më tej nga ato të përfaqësuesve të qeverisë serbe". (A.N.)
Artikulli origjinal:
http://news.kathimerini.gr/4dcgi/_ë_articles_ell_2_23/09/2012_496521
U citua më parë në:
http://respublica.al/artikuj/2012/10/13/qeveritare-te-larte-...
Comments
Qe ta dini ,po fitoi ky

Qe ta dini ,po fitoi ky Romney , ruset do futen prape ne vrimat e tyre ......se ky i ka deklaruar hapur Armiq strategjik...

Une kam punuar me ruset , jane komb jashtezakonisht antushqiptar...

Kam frike se do te

Kam frike se do te perfundojme te gjithe ne vrime... po fitoi nazi-sionisti Romney! Ai njeri eshte edhe me i keq se dinastia e busheve, sepse teksanet ishin gomere dhe perdoreshin nga lobi sionist per te bere luftera sa majtas e djathtas; ndersa ky fashisti lufterat i ben edhe pa planet e perpiluara nga sionistet Paul Wolfowitz, Richard Perle, Edward Luttwak, Kenneth Adelman, Dov Zakheim, Robert Kagan, Michael Chertoff, Eliot Cohen, John Lehman etj. se i deshiron vete.

Une shpresoj qe amerikanet te kene kuptuar qe mes dy haleve duhet votuar ajo qe mban me pak ere!

I ke pyetur te gjithe ruset

I ke pyetur te gjithe ruset ti qe arrin ne te tilla konkluzione bombastike?????

Une kam miq rus dhe nuk kane probleme me Shqiptaret, madje nuk e njihnin ku binte Shqiperia.

Nje rus qe e kisha ne zyre

Nje rus qe e kisha ne zyre teksa po i thosha nje dite qe :..ne kohe te Stalinit ,ai na ka ndihmuar me nihma shume te medha dhe ka qene pro Shqiperise .....

Rusi , qe ishte mosha nja 65 vjec ,me tha : Por atehere kur Stalini ishte pro jush , populli rus ishte me Serbine, jo me ju ......

Edhe une ja ktheva : OK i thashe,, une kam respekt per Stalinin, i cili e ndihmoi popullin tim ne kohet me veshtira per ne, por jo per popullin rus--Une e di qe ju jeni me Serbet , jo me ne, Por Stalini ishte me ne , dhe kudner serbeve ..........-

Shtetaret e vendeve te

Shtetaret e vendeve te kurruptuar blejne, kuptohet.

Te gjithe keta qe kane blere

Te gjithe keta qe kane blere te tilla vila jane njerez te bere pasanike me korrupsion.

Add new comment