Butka vs Frashëri: Në fillim ishte Balli apo PKSH?

Kristo Frashëri botoi në "Gazetën Shqiptare" një analizë ku trajtonte themelimin dhe veprimtarinë e organizatës "Ballit Kombëtar", - së cilës i është kundërpërgjigjur në të njëjtën të përditshme, Uran Butka, i cili shkruan se Balli u krijua 2 vjet përpara PKSH, madje këmbëngul se themelimi i organizatës nga Mithat Frashëri ka ndodhur ditët e pushtimit fashist, pra në prill 1939.
Shkruan Butka duke risjellë disa rrethana të prillit '39 në Shqipëri: "Në Tiranë, nga data 3 prill 1939 e deri në 6 prill 1939, u zhvilluan demonstratat e studentëve... Kërkonin armë, nuk iu dha as armë e as mbështetje nga qeveria e paralizuar. Vetëm në mbrëmjen e 6 prillit qeveria shqiptare u bë e gjallë të deklaronte se kërkesat e qeverisë italiane ishin të papajtueshme me dinjitetin e një shteti të pavarur. Kështu, së paku, Italia fashiste do ta zaptonte Shqipërinë pa pëlqimin e shprehur të Parlamentit (6 prill) dhe të qeverisë shqiptare. Të nesërmen ushtria italiane sulmoi Shqipërinë. Fuqitë e Mëdha evropiane heshtën apo u shprehën se nuk kishin interesa në Shqipëri... Asambleja Kushtetuese kuislinge shpalli më 12 prill 1939 "Bashkimin personal të Shqipërisë me Italinë", vendosi t'i jepej mbretit italian, Viktor Emanuelit III, kurora mbretërore e Shqipërisë dhe krijoi një qeveri "shqiptare" kukull me kryeministër Shefqet Vërlacin..."
Ndryshe nga Frashëri, Butka pretendon se "Balli" lindi pikërisht këto ditë (hodhi themelet - thotë): "Mit'hat Frashëri reagoi politikisht menjëherë dhe më 7-8 prill 1939 hodhi në Tiranë themelet e një organizate nacionaliste të rezistencës me emrin "Balli Kombëtar". Komiteti organizator u themelua në shtëpinë e Mit'hat Frashërit në Tiranë. Sipas Hasan Dostit, Komiteti "i ngushtë" i Ballit Kombëtar u themelua në prill të 1939-ës, "pas të Premtes së zezë" dhe u riorganizua në shtator të vitit 1939".
Për datën e themelimit të Ballit Kombëtar si organizatë ka pasur dhe ka mendime të ndryshme. "Vijnë nga konfondimi i ditës së formimit të Komitetit të fshehtë organizator (prill 1939) me datën që mban Dekalogu i Ballit Kombëtar (29 shtator 1942) - thotë Butka dhe sjell një seri shkrimesh të gazetave të kohës për të mbështetur tezën e tij. Kapet më pas drejtpërdrejt me Frashërin (Për Frashërin, Balli është krijuar një vit pas PKSH) dhe e quan atë "falsifikues të historisë dhe shërbëtor i zellshëm i regjimit".
Shkruan Frashëri: "Asnjë historian nuk ka gjetur nëpër arkiva ndonjë akt zyrtar apo gjysmëzyrtar, apo privat, që të ndriçojë themelimin e organizatës BK... Të gjithë mbështeten në "kujtime" personale, të cilat duket se janë më tepër frut i hamendjeve ose i dëshirave". ("Gazeta Shqiptare", 6 tetor 2012). (A.N.)
Foto-Lajm: Nostalgjikë të Enver Hoxhës dje në përvjetorin e ditëlindjes (16 tetor) pranë varrit të tij (LSA)
Comments
e more Uran duket qe i ke

e more Uran duket qe i ke hyre kot historise. Merr penelin e vazhdo zanatin e dizenjatorit, se ate e beje mire e mos u merr Me Prof. Frasherin, pasi nuk je i asaj sere.

nutka eshte perfaqesues i

nutka eshte perfaqesues i tradhetareve te kohes se luftes. Perpiqet te mbuloje pislliqete prinderve te vet duke bere artikuj. nje njeri bashkepuntor i udb dhe qe per leke shet te jemen jo me vendin

Ky Uran Butka eshte nje

Ky Uran Butka eshte nje mashtrues ordiner. Thosh me kembngulje se ballistet nuk ishin organizuar me banda pas clirimit. Por ne nje dokumentar te Auron tares ne mars 2012 ne TCH, dukej qarte se ish ndryshe nga cthosh mashtruesi Butka. Madje ai qe i sterviste ishte nje shqiptaro amerikan

Mjerë populli kur ka

Mjerë populli kur ka historian si zoti Butka çfarë mund të presësh nga një pinjoll i Lefter Lefteri

Balli u formua ne 1912,por

Balli u formua ne 1912,por shqiponjave u mungonin qylafet.Po do gallate pa leke lexo studimet e Uraneve.

censuruar

censuruar

Add new comment