Zv.ministri i Brendshëm.. Arben Ristani

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve Arben Ristani është emëruar sot zv.ministër i brendshëm. Në një vendim të botuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, thuhet se propozimi është bërë nga vetë Berisha: "Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Arben Ristani emërohet zëvendësministër i Brendshëm. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë" - lexohet në vendim.
Më 11 tetor në Kuvend, ditën e votimit të kryetarit dhe anëtarëve të rinj të KQZ, Berisha "garantoi" opozitën se Ristani do të qëndrojë krah tij politikisht.
“E falënderoj z Arben Ristani që me vendosmëri dhe civilitet përballoi vështirësitë e jashtëzakonshme të krijuara nga tensionet politike të pamerituara të adresuara ndaj tij. Garantoj Ristanin se është nder dhe kënaqësi të vazhdoj bashkëpunimin me të dhe të theksoj se ka pasur mirëkuptimin tim të plotë kur vendosi të mos kandidojë për KQZ për faktin se ishte i pari kryetar në histori që zgjidhej me konsensusin e të gjitha forcave politike. E falënderoj, mos u bëni merak ju, se ai do jete në krah tim, në të gjitha betejat e ardhshme dhe vende të rëndësishme..." (Re.Pu.)
Comments
Cfare lajmi!! Nje treshe

Cfare lajmi!! Nje treshe hajdutesh besnike e te paepur sapo u mblodh per te " garantuar" zgjedhjet e 2013 -es. Noka-Poni - Ristani . Alelujaaaa

Levizje maloku per te treguar
Levizje maloku per te treguar forcen ose per mua friken e shthurjes se hajduteve qe e ndjekin pas
trio per vota te vjedhura dhe

trio per vota te vjedhura dhe orkester!

Tani le ti fitoje opozita

Tani le ti fitoje opozita zgjedhjet ?????!!!!!!

Organizim perfekt per te
Organizim perfekt per te vjedh vota. Keta te tre duhen futur ne burg.
Rama gjalle eshte ?!...Te

Rama gjalle eshte ?!...Te gjithe 'kryekomisaret' e KQZ-se kane marre demshperblimin per demin e krijuar gjate gjithe viteve te demokracise ne devotshmerine e metejshme per realizimin e objektivave partiake nga njerez 'te pavarur'...Keshtu fitohen zgjedhjet dhe jo duke u raskapitur per te bindur njerezit per variantin me te mire, por per ate me te 'kuvecem', per ate qe te te bene te shohesh endrra me sy hapur...Ore, sinqerisht pyes : 'Rama gjalle eshte ?! Di gje si gatuhet gjella e votimeve dhe cfare erezash duhen hedhur ?!'...Zura Ramen vetem e vetem se eshte 'gjenerali' i opozites, pa ka 'kolonela' sa te duash...Mos u kane hequr gjilperat pushkeve si ne '39 ?!

Ozot çfarë bëhet vënë

Ozot çfarë bëhet vënë hajdutin që të kapë hajdutin

Add new comment