Derrat e Gjergj Ndrecës ngordhën në përmbytjet e Shkodrës, - i përgjigjet vajza e Ndrecës, Berishës

Postuar në 16 Tetor, 2012 01:35

"Është e vërtetë që familja ime ka pasur një fabrikë mielli në Laç. Kryeministri ka aluduar se ia ka dhënë qeveria? Unë këtë e rrëzoj poshtë, sepse ajo fabrikë është bërë me djersën e prindërve të mi, të cilët prej vitesh bënë punë më të rëndomta në Greqi për të mbledhur paratë. Babai vendosi që të gjitha kursimet t’i investonte në Shqipëri, por dështoi në këtë biznes. Më pas ne hapëm një fermë derrash, edhe këto me mundin e babait tim, nuk kemi marrë asgjë nga qeveria, por nga përmbytjet e Shkodrës derrat ngordhën"

E përditshmja SHQIP ka intervistuar vajzën e Gjergj Ndrecës, dhe ndër të tjera e ka pyetur për ato që kryeministri i vendit thotë për familjen Ndreca dhe të tjerët. Dhe vajza përgjigjet si më sipër, madje thotë edhe: "Unë do të hyj në grevë në vendin e babait tim, nëse nuk kthehet dot. Erdha t’u sjell mesazhin grevistëve, t’i takoj të gjithë, por nuk më lejuan".

Ajo e mbyll me një apel për bashkëmoshatarët e saj, duke i ftuar sot në orën 14:00, që të marshojnë përgjatë bulevardit nga sheshi i Piramidës drejt vendit ku po zhvillohet greva për të përkrahur të burgosurit politikë dhe për t’u solidarizuar me ta. Do ndodhë? - A.N.

 

Foto: Nga përmbytjet në Shkodër, janar 2010 (LSA)

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Me vjen keq per vajzen e Ndreces, sepse askush nuk do bashkohet. Shoqeria shqiptare ka marre fund, dhe kete duhet ta pranojme. Per shoqerine shqiptare ka me rendesi skedinat, makinat e bukura, vezhjet e modes, pub-et e nates. Per kauza te rendesishme, eshte injorante.</p>

Submitted by f d (not verified) on

<p>Si nuk mesuam te flasim hapur njehere...Leshon nje &#39;bresher&#39; me genjeshtra &#39;ai&#39; atje lart e rishperndahet me intesitet te lart nga mediat lozonjare...dhe ne rrime e vrasim mendjen...Del dhe nje femije e thote te vertetat bute e bute...po nje koker &#39;bresheri&#39; e mbyt...Rrenacake pa cak po kultivon &#39;ai&#39; atje me gishtin nderur per te takuar gishtin e Zotit...fizikisht...e grevistet presin ta takojne ...shpirterisht...Zotin.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.