Rënie e besimit (edhe) te fuqia e amerikanëve kur bëhet fjalë për Berishën? Apo shprehje e bindjes se presidenti është kukull?

Nëse rreth 3400 vetë votojnë lidhur me pyetjen: "Mendoni që ndërmjetësimi i Ambasades së SHBA mes Presidentit të Republikës dhe ish- të përndjekurve grevistë do t'i hapë dritën jeshile plotësimit të kërkesave ekonomike dhe ndërprerjes së greves? - dhe 72 përqind e tyre përgjigjen JO - në cfarë përfundimi mund të arrihet? Sondazhi në fjalë mund të lexohet në faqen online të televizionit Top Channel (http://www.top-channel.tv/). Pyetjes së mësipërme, rreth 3400 lexues që kanë klikuar deri në mesditën e sotme i janë përgjigjur: 28% PO dhe 72% JO.
Pra përqindja e atyre që besojnë se diplomatët amerikanë mund t'ia arrijnë të bindin qeverinë e Berishws t'u hapë dritën jeshile disa apo të gjitha kërkesave të grevistëve të urisë, është shumë e lartë. Rënie besimi edhe te fuqia e amerikanëve kur bëhet fjalë për të ndikuar Berishën? Apo mungesë besimi te një president që shihet gjerësisht si kukull dhe mesazh i publikut shqiptar që amerikanët duhet t'i drejtohen drejtpërdrejt Berishës? (A.N.)
Comments
Mendoj se pyetesorit të
<p>Mendoj se pyetesorit të sondazhit tuaj, për këtë temë, i duhet shtuar edhe pyetja:PSE?</p><p>Dhe jam i sigurtë se këta 72% që përfaqsojnë JO-në, do ti japin përgjigjen: NUK DUAN! pavarësisht motivit të ndryshëm që justifikojnë këtë mungesë dëshire të administratës amerikane për të ndikuar në zhvillimet politike në këtë vënd eunukësh!</p><p> </p>
Eh, americani ! Shprehet
Eh, americani ! Shprehet Arnold Shvarzenegher , ne nje film, ku luan rolin e rusit.
Eh, americani ! Kur ju do...
Ndersa presidenti..! Fjala kukull, nuk e ploteson. Fjala me e sakte eshte marionete. Kukull e teatrit te kukullave. Te gjitha gjymtyret i vihen ne levizje, nga fijet e spangove, qe i terheq padroni...
Ky eshte Nishani.....
Add new comment