Kryeministri flet për 'vegim e mister' në 68-vjetorin e lindjes. (plus një mungesë e çuditshme në jetëshkrimin e tij zyrtar)

Kryeministri Sali Berisha ka mbushur sot 68 vjeç. Deputetët e Partisë Demokratike në një mbledhje të sotme të grupit të tyre parlamentar e kanë uruar në këtë përvjetor dhe ai u është përgjigjur në një mënyrë disi të çuditshme.
Sipas agjensisë së lajmeve BalkanWeb, fjalët e kryeministrit 68 vjeçar të Shqipërisë sot para deputetëve të tij janë këto: “Sado gjithçka është në dritë, prapë në një vegim vjen dhe misteri, del dhe misteri. Unë do t'u rrëfej ju, se momentin e misterit u pyeta, të shpreh 3 dëshira. 2 i pata në gojë, cfarë kërkova unë? 2 gjysma të tjera të viteve dhe mandateve. E treta, më pyeti? I thashë, ma lejo për vitin tjetër dhe u pranua”.
Sipas jetëshkrimit të tij në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave Berisha është lindur në 15 tetor 1944. Në këtë jetëshkrim zyrtar bie në sy diçka: Berisha nuk e shkruan vendlindjen. Të gjithë jetëshkrimet zyrtare, nga Presidenti e deri te ministra e zyrtarë të tjerë, kanë menjëherë pas datës së lindjes, vendin e lindjes dhe kjo është normale. Por në jetëshkrimin zyrtar të Berishës, kjo e dhënë mungon dhe jetëshkrimi "kalon" menjëherë nga datëlindja, te diplomimi. I vjen turp kryeministrit për fshatin ku ka lindur? Apo mungesë vëmendje në një dokument zyrtar kaq përfaqësues e të rëndësishëm? (A.N.)
Jetëshkrimi i Sali Berishës sipas Këshillit të Ministrave: http://www.km.gov.al/?fq=brenda&r=&gj=gj2&kid=17
Foto LSA: K/Ministri dhe bashkeshortja Liri Berisha në ambjentet e kryeministrisë me mbesat (Urimin e parë e mora nga mbesa Sara - u tha ai sot deputetëve, sipas BW)
Comments
Perkatesisht, femijet e kujt

Perkatesisht, femijet e kujt jane ato?

po se vucidoli fshati nga

po se vucidoli fshati nga vjen berisha, ne serbishte do te thot , fusha e ujqerve... keshtu qe ndoshta "kryeministrit" nuk i pelqen shume ....

Ku bazohesh ti per kte pohim?

Ku bazohesh ti per kte pohim? Na jep ndonje fakt/argument, kot per kuriozitet se nuk do ndryshoje shume.

ne rradhe te pare meso

ne rradhe te pare meso rregullat e edukates... eshte tipike shqiptre kjo qe ne vend te thon te lutem na jep ndonje prov , te urdherojne "Na jep ndonje prove".

nuk e kamper detyre kurkund qe te te jap ty asnjefare prove more zoteri. se mjafton te hapesh ndonje fjalor serbishte kroatishte dhe ndosha e merre vesh qe vucedol do te thot fusha e ujqerve, por per ty duhet te jete e cuditshme te kerkosh neper fjalore pernderisa as nuk di te flasesh me edukat.

Gjithashtu, ne asnje

Gjithashtu, ne asnje jetshkrim, cv , bio a cfaredo qofte nuk shkruhet se ku e ka bere Sali Berisha shkollen e mesme:)

Add new comment