Çmimi Nobel për Paqe 2012 i jepet... Bashkimit Europian

Çmimin Nobel për Paqe 2012 e merr... Bashkimi Europian. Një unioni të përfshirë në një nga krizat më të rënda të historisë së tij, por garant prej dekadash i paqes në kontinentin e vjetër, i vjen kështu një mirënjohje e atribuar nga Oslo me motivacionin: "Rezultati më i rëndësishëm i BE është impenjimi për paqen, për pajtimin dhe për demokracinë e të drejtat humane. Roli stabilizues që ka luajtur BE ka ndihmuar transformimin e pjesës më të madhe të Europës nga një kontinent lufte në një kontinent paqeje".
"Një nder i madh për Bashkimin Europian për 500 milionë banorët e tij ky Nobel për Paqen - është mesazhi në Twitter i José Manuel Barroso, që pritet të mbajë edhe një konferencë për shtyp për ngjarjen. Edhe presidenti i Parlamentit Eurowian, Martin Schulz, është shprehur "thellësisht i prekur dhe i nderuar" - njofton agjensia ANSA.
Në foto: José Manuel Barroso dhe mesazhi i tij i sapohedhur në Twitter
Comments
E shihni pse nuk e fitoi
<p>E shihni pse nuk e fitoi Kadare çmimin, mes se tjerash? Nuk vlen aftesia e autorit me shume se politika.</p>
Per kroniken "si ta pshurra
<p>Per kroniken "si ta pshurra idene e bukur z. Alfred". Me kete çmim nderohet nje bashkesi shtetesh grabitqare qe ka vertet 67 vjet qe nuk ben lufte brenda hapesires se vet, por qe vazhdon te bej luftera e masakra jashte, pa pushim. Njehere ne emrin e OKB-se, njehere ne emrin e Nato-s e njehere ne emrin e se ashtuquajtures "demokraci".</p><p>Ky çmim dhene BE-se eshte nje turp i madh!</p>
Add new comment