Gazetarët, nesër në protestë në mbështetje të ish- të burgosurve

Një grup reporterësh dhe gazetarësh shqiptarë, që mbulojnë grevën e urisë të të përndjekurëve politik, u kanë bërë thirrje qyetarëve shqiptarë të mbështesin protestën e grevistëve të urisë, dhe i kanë kërkuar kryeministrit Berisha të tërheqë fyerjet ndaj tyre dhe t’u kërkojë ndjesë për qëndrimin e mbajtur. Gazetarët kanë kërkuar që ditën e diel, në orën 12: 00, të protestojnë para qeverisë, në shenjë proteste për qëndrimin e mbajtur ndaj grevës. Në deklaratën e tyre thuhet:
“Ne, gazetarët shqiptarë, solidarizohemi me grevën e ish të përndjekurve politikë dhe i konsiderojmë kërkesat e tyre moralisht dhe ligjërisht të drejta!
Gjatë ditëve të fundit, jemi detyruar të raportojmë për ngjarjet rrënqethëse të vetëdjegies së tre qytetarëve.
Sakrifikimi sublim i këtyre tre qytetarëve për fat të keq ka hasur në shurdhërinë e pashpirt të institucioneve publike, para së gjithash, kryeministrit Sali Berisha.
Duke qenë se ne jemi edhe qytetarë, përveç të qenit gazetarë dhe duke qenë se grevistët ish të persekutuar politikë janë praktikisht sot jetimë politikë, në protestë kundër partisë që teorikisht mbështet kërkesat e tyre dhe në përpjekje për t i dhënë fund valës së vetëdjegieve nga dëshpërimi dhe indiferenca, bëjmë këtë deklaratë publike:
Kryeministri Sali Berisha duhet të takohet menjëherë me grevistët, t’u kërkojë atyre ndjesë për fyerjet dhe injorimin që i ka ofruar deri më sot dhe të nisë punën për një zgjidhje afatgjatë, të ndershme dhe financiarisht të përballueshme nga buxheti i shtetit për pretendimet e tyre.
I lutemi ish të përndjekurve politikë dhe të gjithë të dëshpëruarve në Shqipëri, të ndalin grevat vetësakrifikuese dhe të përdorin metoda të tjera të protestave qytetare.
I kërkojmë Policisë së Shtetit të mos i rikthehet metodave të dhunshme që Shqipëria ka parë gjatë viteve ’95- ’97, të heqë menjëherë rrethimin ndaj grevistëve dhe të ndalë keqtrajtimin e tyre. Veprimet e policisë janë tërësisht të kundraligjshme dhe përbëjnë shkelje të Kushtetutës.
I bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen me kauzën e ish të persekutuarve, si një kauzë e drejtë, zgjidhja e të cilës bën të mundur që asnjë shqiptar të mos dënohet në të ardhmen për bindjet e tij politike. Dëmshpërblimi i ish të persekutuarve nuk është vetëm një masë ligjore për këta njerëz. është hapi që parandalon përsëritjen e vuajtjeve që shkaktohen nga regjimet totalitare.
Ditën e dielë, datë 14 tetor 2012, ora 12:00 do të organizohet një protestë para selisë së Kryeministrisë“.
Comments
Ky eshte Guri i cili do te

Ky eshte Guri i cili do te sjelle ortekun e renimit te sundimit feudal te PD, Berishes dhe mendjeshkurterve te tij. REPORTERE: Keni mbeshtetjen tone brenda dhe jashte vendit. Ajo nuk eshte fizike. Ajo eshte virtuale sepse shkenca e komunikimit, sot, eshte baza e cdo suksesi. Ne ditete qe do te vine ju do ta ndjeni frymen tone ne mediat, brenda dhe jashte shtetit, dhe ne te gjitha mjetet e tjera te komunikimit online.

Bravo ketyre gazetareve. Nga

Bravo ketyre gazetareve. Nga te tjeret nuk mund te presesh me shume. As nga koleget e tyre te tipit Blendi Fevziu dhe as nga intelektualet te tipit Ismail Kadare.

E ka lajmeruar njeri

E ka lajmeruar njeri shoqerine civile qe po vetedigjen njerez?! Mos ndoshta duhet te djegim ndonje peme ?! Ismaili ka qene ne pritje te nobelit nuk ka kohe per keto gjera. Do zbatojme ligjin dhe vetem ligjin thote maloku , por harron te shtoje qe do ta zbatoje kur te doje ai. Me vjen keq qe te persekutuarit (jo ish) po e kuptojne ne kete menyre se tek cili person kane varur shpresat.

Bahkohuni, Ngrehuni e

Bahkohuni,

Ngrehuni e bjeruni

Katundare e punetore

qe nga Shkodra gjer ne VLore....

(Jane perhere te kohes vargjet e F. Nolit)

Sot me teper se kurre si ne vitin 1990. Atehere ishin studentet qe u ngriten dhe me ta me pas u bashkuan te burgosurit politike e gjithe Shqiperia

Sot jane te burgosurit politike qe po ngrihen perseri. Jo me kunder diktatures komuniste, por KLIKES komunisto-fashiste te DOKTORIT TE BISHAVE.

Ku jane studentet, punetoret, shoqeria civile, gazetaret, Ku jane ata intelektualet qe u ngriten kunder Edi Rames se nuk shkonte ti takonte para zgejdhjeve te 8 majit. E kam fjalen per ata tipa si Bujar Kapexhiu me shoke (me falni se tani vetem ky po me kujtohet) qe shkonin pas byt**es se Lulezimes ne cdo takim te tij….

Nuk ka me kohe nese duam te shpetojme Shqiperine. Ngrihuni, dhe do te shikoni qe do te behemi me mijra. Edhe ketej, bashke me mua qe jemi jashte Shqiperise,

do te vijne mijra shqiptare te tjere per te rrezuar kete KLIKE te urryer FASHISTE te SALI BERISHES, te ketij personi shoqerisht te rrezikshem, te kesaj krijese teper vrastare per kombin dhe historine tone te shkuar, por sidomos ate te ardhme.

Duhet larguar ky zjarrvenes i vlerave, i kultures, traditave, historise, sone te pervuajtur por krenare here pas here. Me verpimet dhe mosveprimet e tij cinike, kjo krijese eshte kthyer edhe ne zjarrvenesin e njerezve .

Ky BANDIT POLITIK, kur ishte SEKRETAR I PARTISE KOMUNISTE TE ENVER HOXHES, kerkonte qe te burgosurit politike te VARESHIN NE LITAR. Kjo eshte nje monster teper e rrezikshme, pasi po te besojme ato qe thote MERO BAZE (qe ky ka vrare ne 21 JANAR), ky tashme eshte nje vrases gjakftohet, i perlyer ne vepra kriminale. Cdo njeri i tille, per te shpetuar koken vret sepse nuk ka cfare humbet. Kete beri ne 1997, por u fal nga NANO. Kete do te beje edhe tani, por me nje ndryshim; tani e di qe populli nuk e fal me!!!

Ky HARAM I ZI duhet larguar sa me pare, ne menyre qe shqiptareve me pas t'u ktijohet mundesia te enderrojne, pasi ky po na shuan edhe te fundit qe i mbetet njeriut; SHPRESEN.

QERROJENI KETE FELLIQESIRE QE TE BEHEMI SI GJITHE DYNJAJA. Do te na keni ne krah edhe ne qe jetojme jashte. DO TE VIJME dhe do te qendrojme me NATE e DITE, me turne perpara KRYEMISITRISE deri sa kjo felliqesire te qerrohet nga jetet tona... Mos kini frike se do te qelloje njeri drejt nesh. Nuk guxon me njeri sepse e di qe nuk do te jete me koha kur gjyqtaret nxjerrin te pafajshem LLUPOT, NUET, NDRET, BASHAT, PRENDAT, METAT etj.....

LLUPOT, NUET, NDRET, BASHAT, PRENDAT, do te jene pas hekurave per shqiptaret qe vrane ne 21 janar, se bashku me urdheruesin e ketyre vrasjeve makabre.

Bravo ju gazetareve qe

Bravo ju gazetareve qe do te protestoni, ne fakt ju doli edhe nje ngjarje qe te shkruani karlleqe edhe per ca kohe. Te me falin grevistet sepse nuk kam gje me ta por e kam me keta gazekaret.

Add new comment