Statusi me kushte? Si fejesa që mbetet për t'u konfirmuar, - thotë drejtori i 'Soros' Dobrushi

Drejtori i Fondacionit Shqipëri e Hapur, njohur shkurt si “Soros”, Andi Dobrushi ka një parashikim optimist për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Në emisionin "Top-Story” të gazetarit Sokol Balla, Dobrushi dhe të ftuar të tjerë, mes të cilëve ministri i jashtëm Panariti prezantuan këndvështrimet e tyre mbi domethënien e një "statusi me kushte" si ai që iu ofrua Shqipërisë këto ditë nga Brukseli.
Kryetari i Fondaconit për Shoqërinë e Hapur (e cila realizon edhe një vlerësim të vetin mbi përparësitë) vlerësoi si pozitiv faktin që “të paktën, kjo fejesë tashmë është servirur nga Brukseli dhe mbetet vetëm për t’u konfirmuar”. Tha Dobrushi (në foto, në qendër): “Ajo që besoj se është e rëndësishme të paktën është që u rekomandua statusi, por duke pasur parasysh objektivin kombëtar, ky objektiv duhet përkthyer në vullnet politik, që duhet të konkretizohet brenda fundit të nëntorit, që Këshilli i Ministrave të KE-së të rekomandojë marrjen e statusit. Ka një shtrat bashkëpunimi mes palëve dhe se premisat janë që bashkëpunimi të vijojë”.
Drejtori i “Soros”, Dobrushi tha se ka një matje për zbatimin e 12 prioriteteve, por shtoi se për Shqipërinë dhe shqiptarët është e rëndësishme të mos jemi spektatorë të integrimit të rajonit por të vihemi në linjë me ta, - raporton faqja online e TCH. (A.N.)
Comments
servilizem ndaj shefit!??

servilizem ndaj shefit!??

Ju dhje.... mu ne status.

Ju dhje.... mu ne status. Jeni bere gazi i botes. Skeni me cfare te flisni dhe merreni me nje cope statusi te pavlere. Ju qofshi horra. Na larguat ne nga ai vend dhe po mbizoteroni me injorancen tuaj te skajeshme.

Tju vije turp...........................POPULL SKLLAV

Kush thote keshtu Sorosi

Kush thote keshtu Sorosi hahahahahahahahahah.Shikoni ke ka ne krahe te majte vete Sorosin e vogel

Nje miku im, njeri i thjesht,

Nje miku im, njeri i thjesht, ma komentoi ne kete menyre punen e statusit : - do te futesh ne kursin e shoferave , ben kerkesen dhe pret qe ajo te miratohet ; pasi te miratohet do regjistrohesh ne kurs dhe me radhe do kalosh teorine , praktiken deri sa te dalesh ne prova ; eshte prova e pare , e dyte deri ne proven e trete ... ne fakt do goxha kohe !

Add new comment