Një nga grevistët i drejtohet Metës: Të paktën mos u çmend ti... Por Meta citon Ministrinë e Financave

Një prej grevistëve në një deklaratë për Top Channel thotë se nuk ka më shpresë që Berisha të reagojë për kërkesat e tyre, ndaj ata kanë vendosur t’i drejtohen pjesës tjetër të koalicionit qeverisës. Sipas tyre kreu i LSI-së Meta duhet të mbështesë ata dhe ta përkrahë këtë shtresë. “I drejtohemi personalisht zotit Meta, ta marrë në konsideratë çështjen tonë... Është një rast shumë i dhimbshëm ndaj të cilit ai duhet të ketë pak ndjeshmëri njerëzore për ta trajtuar ashtu sic duhet trajtuar. Nëse të tjerët janë çmendur dikush duhet ta mbledhi mendjen për ta parë realitetin ashtu siç është. Greva jonë kërkon vetëm te drejtat njerëzore që meritojmë”, tha grevisti, Fatmir Lamaj.
Por në një dalje publike në forumet e partisë së tij për shkak të garës për kryetarin e saj, Ilir Meta iu referua deklaratës se Ministrisë së Financave që dëmshpërblimet janë dhënë, kërkoi të respektohet ligji i kaluar në Parlament për këtë shtresë dhe gjeti rastin të akuzojë opozitën shqiptare se po ngrohet me benzinën që djeg grevistët. Meta u bashkua me qëndrimin e qeverisë në lidhje me këtë grevë. “Për të gjetur mundësinë për të akuzuar qeverinë si të pashpirt, ndërkohë që nuk ka pashpirtësi më të madhe se sa të përpiqesh të ngrohesh me atë benzinë që jo vetëm shton vuajtjet e tyre, por e cila lëndon të gjithë shoqërinë tonë, ndaj unë mendoj që është shumë e rëndëishë që të ecim në rrugën e ligjit”, tha kryetari i LSI, Ilir Meta. A.N.
Në foto: Kreu i LSI, Meta, dje gjatë një aktiviteti partiak në sallën e Universitetit të Arteve
Comments
ne ndryshim nga berisha, ilir
<p>ne ndryshim nga berisha, ilir meta nuk eshte i cmendur, por i lig. te dy ne nje qafe dalin, po nga rruge te ndryshme. e kote t'i kerkosh gje ketij njeriu qe shetit me bllok ne dore.</p>
te gjithe keta qe derdhin
<p>te gjithe keta qe derdhin lote krokodilie per ish te perdnjekurit jane ca hipokrite te ndyre qe nuk duan tja dine aspak se vdesin ata apo jo. keta duan vec te nxjerrin ndonje perfitim politik per veten e tyre.</p>
Add new comment