Ndihmë financiare Shqipërisë për të përballuar krizën (ne këtu brenda informohemi rregullisht që krizë nuk ka)

Postuar në 12 Tetor, 2012 11:56

Frika e përhapjes së krizës greke në ekonomitë e varfëra të Ballkanit Perëndimor ka shqetësuar krerët e institucioneve më të larta financiare të botës, sipas revistës "The Times" që nën titullin “Arsenal i madh financiar për të mbështetur ekspozimin e Europën Juglindore” shkruan se drejtuesit e Bankës Botërore, FMN, BERZH dhe Bankës Europiane të Investimeve do të mbajnë një mbledhje të posaçme në Tokio pasnesër ku do të diskutojnë mundësinë e  një plani urgjent shpëtimi me vlerë 15 miliardë euro, për pesë vende: Shqipërinë, Rumaninë, Slloveninë, Serbinë dhe Maqedoninë. Qëllimi i këtij takimi të nivelit të lartë është që të ndalojë rënien e ekonomive të dobëta të këtyre vendeve nën modelin grek në një recesion më të thellë. 

Kryeekonomisti i BERZH, Erik Berglof, citohet nga revista se “plani i rigjallërimit do të jetë një përpjekje masive dhe e kordinuar për të ndihmuar këto vende që janë dhe më të ekspozuarat ndaj krizës greke.” Sipas Berglof shumë prej këtyre vendeve janë në nevoja urgjente. "The Times" zbulon se plani që do të diskutohet nga huadhënësit parashikon ndihmë si për bankat e këtyre vendeve po ashtu edhe për qeveritë. Ne.Su.

 

Comments

Submitted by Saimir (not verified) on

<p>Kam pershtypjen se keta qe flasim per paketa ndihmash kunder krizen ne Shqiperi jane ose njerez te paguar nga opozita komuniste qe do patjeter te shohi me syze te erreta cdo arritje te kesaj qeverie dhe bumin ekonomik qe ka shperthyer ne Shqiperi aq sa njerezit nge gezimi dhe hareja kane filluar te ndezin ne zjarr vetveten ose kerkojne qe te perdorin emrin e Shqiperise per ti pervetsuar keto para. Me nje fjale korrupsuion. Por nuk e dine keta zoerinj se ne krye te vendit te shqiponjave eshte nje shqiponje e madhe qe quhet Sal dhe qe nuk te len te neperkembesh kete vend pasi do ta beje vetem vete kete gje apo te lufotn fort korrupsionin qe don te besh se kjo eshte loja e tij dhe vetem ai do te fitoje.</p><p>PIKA MU NE KOKE THUAJ. KU JE O BERISHE TE NA NDRICOSH PERSE THONE KESHTU KETA PER NE VENDIN ME BUM EKONOMIK. KU JE O EKSPERTI I ARDHUR SI STAR NGA KOSOVA FLORJAN U TY TE PELQEN TE TE THONE FLORJON QE AQ BUKUR BILBILOS PER EKONOMINE, DEMSHPERBLIMIN E TE PERNDJEKURVE E PER MREKULLITE EKONOMIKE NA DIL E NA BILBILOS EDHE PER KETE FAKT. PTU TE GJITHE QELBESIRAVE</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.