Ish-Drejtori i Privatizimeve u vetëvra. 11 plagët në trup? "Janë hezituese" - konkludojnë hetuesit kosovarë dhe FBI

Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, tha se ka mbyllur rastin e Dino Asanajt, ish drejtor i Agjencisë së Privatizimit në Kosovë. Dino Asanaj, 55 vjeçar, më 14 qershor të këtij viti u gjet në zyrën e tij private në periferi të Prishtinës, i plagosur rëndë nga goditjet me thikë dhe ndërroi jetë më pas në spital.
Në njoftimin e prokurorisë, cituar në mediat e Prishtinës thuhet: "Të gjitha gjurmët e gjakut të gjetura në vendin e ngjarjes janë të të ndjerit. Me ekzaminimin e thikës është konstatuar se ajo është pronë e tani të ndjerit dhe në të janë gjetur vetëm gjurmët e dorës së tij. Me ekzaminimin e AND-së së të gjitha mostrave të marra nga trupi i të ndjerit, përfshirë edhe ato nga thonjtë, është vërtetuar se ato nuk përmbajnë profileAND të ndonjë personi tjetër. Me ekzaminimin grafologjik të letrës së gjetur në tavolinë është vërtetuar se ajo është e shkruar nga tani i ndjeri. Regjistrimet e kamerave nuk tregojnë që në kohën e ngjarjes të ketë hyrë ndonjë person i panjohur, nuk është vërtetuar se ai ka pasur ndonjë kërcënim apo shantazh, nuk është vërtetuar se ka ndonjë plagë tjetër përveç plagëve me thikë...".
Hetimet rreth këtij rasti janë ndihmuar edhe nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) pranë Departamentit të amerikan drejtësisë. Rasti ka ngjallur debate e dyshime të forta. Media kosovare ka raportuar se në trupin e të ndjerit janë gjetur 11 plagë të shkaktuara me thikë, shtatë nga të cilat në rajonin e qafës. Në pjesën e gjoksit janë gjetur dy plagë shpuese-prerëse dhe njëra nga ato ishte vdekjeprurëse. Për hetuesit të gjitha këto plagë kanë rezultuar "plagë prerëse hezituese", një term ky që do të thotë se janë plagë karakteristike për vetëvrasje. Re.Pu.
Comments
Vete vrasje e çuditeshme!!!

Vete vrasje e çuditeshme!!! 11 here i therrur me thike!!!!! Cili eshte ai expert qe e ka bere kete expertizen?! vetevrasjet kane nje karakteristike me arme nje goditje ase bresheri 3 plumba. THika nje goditje, pasi shkakton dhimje te forta dhe instinkti vete mbrojtes nuk e lejon te vazhdoje keto dhimje vdekjeprurese dhe eshte e pa mundur te godas vehten 11 here pasi me nje here sistemi nervor reagon dhe trupi humbet fuqine. Nese viktima punon me sistem robotik ajo pranohet. Keshtu ndolle edhe ne SHqiperi qysh me Mehmet SHehun dhe shkruajne letra qe une po vrase Vehten, krime makabre , por qe te vjen per te qeshur.

kto te ekspertizes omerikone

kto te ekspertizes omerikone mos jan ata qe i bon ekspertizen atij Kosta Trebickes s gjor??

Epo kjo pike e zeze!

Epo kjo pike e zeze! Vetevrasje me 11 thika ne trup, a thua se i ndjeri e kishte veten armikun kryesor ne kete jete!

Po na lene te kuptojme se te gjitha shenjat e krimit rezultojne te jene te te ndjerit. Me duket se keta hetuesit duhet te shohin me shume filma hollivudi me krime e kriminele qe ta kuptojne se ka mijera menyra per te mos lene gjurme gjate nje krimi. Kesaj i thone te na marrin te gjitheve per budallenj!

Add new comment