Disa shifra mbi dëmshpërblimin

"Kryeministri shqiptar nuk i përmend gjërat që NUK ka bërë për të shlyer sadopak fajin e ish shokëve të tij komunistë ndaj 22 mijë familjeve të ish të burgosurve politikë. Ai parapëlqen të përgojojë Gjergjin, Perikliun, Lirakun, etj. Dhe në atdheun tim të origjinës (Shqipëri), burrat që merren me përgojime quhen burra llazore, Ambasador Arvizu. Nuk jam i sigurtë se çfarë fjale do të ishte e barazvlefshme me këtë fjalë në atdheun tim të adoptuar (SHBA), por besoj se ju mund ta gjeni atë. Dhe ju kërkoj që, në rastin më të parë, ta përdorni për Kryeministrin shqiptar, pavarsisht zgjidhjes që mund t’i jepet grevës me ndërmjetësinë tuaj - shkruan Eduard Zaloshnja në një opinion që mund të lexohet i plotë në kolonën përbri të ResPublicas.
Zaloshnja bën më parë një pasqyrë të shifrave reale mbi dëmshpërblimet e ish-të burgosurve të diktaturës, shifra të cilat mbyten në kakofoninë e qëllimshme propagandistike të këtyre ditëve. E vërteta është e thjeshtë: Dëmshpërblimi për ish-të burgosurit e diktaturës (janë 22 mijë familje) është ndarë në 8 këste që duhet të ishin paguar tashmë të teta. Por realisht, gjysmës i është dhënë vetëm një këst, gjysmës tjetër asnjë këst në 22 vjet.
Shkruan Zaloshnja: Nga 22 mijë familjet e ish të burgosurve politikë, vetëm 11 mijë prej tyre kanë marrë këstin e parë të dëmshpërblimit, që duhej të ishte kryer i plotë deri më sot. 11 mijë familje të tjera janë sorrollatur nëpër labirinthet burokratike dhe ende nuk e kanë marrë as këstin e parë. Vetëm 3 mijë , nga 22 mijë, kanë marrë apartamente të subvencionuara, por të vlerësuara qindra herë më tepër se çmimi që paguan qytetarët e tjerë shqiptarë, kur morën apartamente nga shteti në 1993. Dhe shumica e letrave me vlerë që morën ish të burgosurit politikë në 1994 janë kthyer tashmë në letra pa vlerë.
Të njëjtën temë ka prekur ish-i bugosuri politik Sami Repishti në një intervistë në VOA disa ditë më parë. Tha prof. Repishti: "Është caktuar që për çdo vit atyre t’u jepet një e teta e dëmshpërblimit. Deri tani, për 22 vjet, ata kanë marrë vetëm një këst. Janë shumë të paktë ata që kanë marrë këstin e dytë. Si mund të justifikohet qeveria se ka mbajtur premtimin e saj, ndërkohë që nuk u ka dhënë atyre shtatë këste të tjerë? Ose qeveria ka konsumuar paratë e ish të burgosurve për probleme të tjera, ose qeveria është krejtësisht e papërgjegjshme dhe nuk dëshiron t’i paguajë ata". - A.N.
Comments
Pershendetje. E kuptoj

Pershendetje. E kuptoj trishtimin me referencen "burre shteti," por te them te drejten, te shkruash gjera te tilla, pikerisht ne diten kur perpjekjet disaditore te atij burrit me emrin Arvizu - dhe vetem te atij - fillojne te japin nje rreze shprese, me duket minimumi pa shije.

Persa i takon shqetesimit qe

Persa i takon shqetesimit qe ngre Zaloshnja edhe une jam perkrahe me te. Zgjidhja duhet te jete sipas ligjit dhe gjithsecilit ti jepet shperblimi qe i takon sipas ketij ligji.

Tani persa i takon fjales "Llazor", nuk e di se çdo te thote ne shqip. Ndoshta nga qe jam larguar para pothuajse 20 vjet nga Shqiperia dhe gjuha ndryshon dhe pasurohet me fjale te reja. Pra do ti lutesha Z. Zaloshnja te me shpjegoje me shkoqur se çdo te thote "Llazor". Kur une si shqipetar nuk e kuptoj, si do ta kuptoj Z. Arvizu. Apo ndoshta jam une i prapambetur ne gjuhen shqipe.

Falemnderit Z. Zaloshnja

Arvizu s'po ben asnje

Arvizu s'po ben asnje perpjekje disaditore. Nderkombetaret thone thjesht disa fjale sa per te shprehur "humanizmin" para kamerave dhe nuk bejne asgje konkrete per te DETYRUAR Berishen te pranoje kerkesat e disa njerezve qe kane gjithe jeten qe vuajne.

Add new comment