Lokja e Parlamentit, - i thotë Majko. Topalli e fut te fyerjet krahinore, flet për "Veri" dhe "krenari"

Majko: Qeveria e kryeministrit u çon ministrin e Shëndetësisë për t'u thënë se do shëroheni, po nuk i çon as të Drejtësisë dhe as së Financave dhe ç’është me e keqja i nxjerr në konferencë shtypi për t'u thënë që dhe kaq sa i keni marrë shumë e keni...
(i ndërpritet fjala nga Topalli dhe mes saj dhe Majkos nis një debat i ashpër jashtë mikrofonave, më pas ridëgjohet Majko)
Majko: Lokja e parlamentit mbyll gojën
Topalli: Ty të të vijë trup, po kjo është edukata jote. Nëse ty zotëri qenia ime nga Shkodra të duket dhe e përcakton ashtu siç pret ta them ty dhe gjithë të tjerëve. Unë jam nga Shkodra, jam nga veriu dhe jam krenare që jam nga Shkodra, dhe jam krenare që jam shqiptare dhe jam krenare... nga Shkodra. Nuk ka të sosur urrejtja juaj zoti ish-kryeministër për ata të cilët ti ke dalë sot për të bërë hipokrizinë e ditës dhe të radhës. Kërko të falur. Kërko të falur. Nuk i thua shqiptarëve që sot është një ditë e bukur...
Majko: I majtë dhe i djathtë e di se në ç'kushte kam qeverisur unë kur kam qenë kryeministër... Nuk ka pasur luftë në kufij.. Besoj mendjet e ftohta e dinë. Ajo që unë dola këtu të them është e thjeshtë: uluni negocioni, uluni negocioni se ata po ju presin. Është grevë e një shtrese që ju ka mbajtur mbi supe.. Po sot Shqipëria nuk qeveriset nga të përndjekurit po nga Titot dhe bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit, ky është fakti...
Replikat e mësipërme janë këmbyer sot në fillim të seancës plenare në Kuvend, mes deputetit socialist Pandeli Majko dhe kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli. (A.N.)
Comments
Ju lutemi na jepni të plotë

Ju lutemi na jepni të plotë diskutimin, se kështu nuk dimë të vlerësojmë. Në qoftë se jemi nga veriu, ky nuk është faji ynë.

" Po sot

" Po sot Shqipëria nuk qeveriset nga të përndjekurit po nga Titot dhe bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit, ky është fakti... " përmirësojeni ju lutem se z.Majko nuk thotë Titot por pentitot .

edhe une prej shkodre jam po

edhe une prej shkodre jam po nuk m'dogji komenti Majkos; Xhozi ca pati?! Une mamit i them loke e ia them plot dashni!!! A mos disave po iu pelqen vete-viktimizimi? A e bejne kastile me deviju muhabet?

Per Adin me siper: Te jesh nga veriu a te jesh nga jugu nuk i plas njeriu sot. Te kesh koke maloku mund te jete e share po aq sa mund te jete kompliment; ashtu sic mund te jete kompliment ose e share ti thuash nje vlonjati "sa lab qe je!" Jane ca karakteristika qe na bejne kta qe jemi, shqiptare, te ndryshem, krenare, kokepalarae, barkthare c'rendesi ka

Lokja eshte ajo nena tek

Lokja eshte ajo nena tek filmi"Toka jone".Nuk eshte e atille Loke kjo qe"...asht krenare me kene prej shkodret...".Majko,kerko te falur,kerko te falur...Nuk i thu shqiptareve qe sot asht nji dit e bukur...Hahahhahahhahahaa,kjo ka lindur per estrade.Edhe per ca gjona tjera,se pa shaka,sesi me kujton Bruk-un tek Beautiful,qe ne keto 25 vjet soap s'ka lene burre pa ngrene.

Aahahahahaa, lokja e

Aahahahahaa, lokja e parlamentit. Pandeliu eshte treguar shume i sjelleshem, sepse (DELETED).

Add new comment