Nga 'gruaja' e Totozanit te 'zoti' i Berishës - rikthehet ideja e ndërhyrjes në Himnin Kombëtar

Postuar në 11 Tetor, 2012 13:39

Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka kërkuar sot në mbledhjen e komitetit për 100 vjetorin e Pavarësisë ndryshimin e Himnit Kombëtar, duke shtuar në të strofën për Zotin (versioni i Asdrenit ku është bazuar Himni ka patur disa heqje dhe ndryshime gjatë viteve). Tha k/m Berisha:  “Apeli i shqiptarëve tek Zoti është apeli më i drejtë se Zoti dhe kombi janë një dhe të pandarë. Dashuria për kombin buron nga fryma e zotit, ndaj duhet të shihen modalitetet se si të kthehet kjo strofë. Himni duhet të kthehet në variantin e tij të plotë, siç e shkroi Aleksandër Drenova”.

"Se Zoti vetë e tha me gojë, që kombet shuhen përmbi dhe, por Shqiperia do të rrojë, për të për të luftojme ne”. Janë këto vargjet të cilave i referohet shefi i qeverisë. Televizioni TCH e raportoi lajmin shoqëruar me këtë koment: "...Kjo deklaratë e kreut të qeverise vjen në një moment delikat ndaj dhe duket më shumë një mënyre për të hequr vëmendjen, sesa është pjesë e një projekti real të Komitetit Ndëministror. Mbetet për t’u parë nëse ky projekt do të shkojë deri në fund duke i dhënë Shqiperise për 100-vjetorin e pavaresisë një tjetër himn kombëtar.."

Berisha bëhet kështu i dyti këtë vit që kërkon ndryshime në tekstin e Himnit, pas Avokatit të Popullit Igli Totozani që disa muaj më parë hodhi idenë e ndryshimit të një vargu në himn për të përfaqësuar në tekst barazinë gjinore. "Janë gjysma e kombit dhe kanë po aq merita sa edhe burrat në histori, - tha asokohe Totozani duke shkaktuar një valë debatesh publike të cilat do jetë kurioze të shihet nëse do përsëriten tani për idenë 'Berisha'. 'Përshtatje gjinore' e himnit është bërë vitet e fundit edhe në vende të tjerë të Europës. Disa vende kanë ndryshuar tekstin ose e kanë hequr atë duke lënë vetëm muzikën për shkak të ashpërsisë së fjalëve (zakonisht himnet janë "mesazhe" luftarake). - n.s.

Në foto: Tenori Kastriot Tusha, duke kënduar Himnin Kombëtar, gjatë ndeshjes miqesore të futbollit, Kosovë-Shqipëri për 2 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, 17 Shkurt 2010

Comments

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

ky ben rolin e shejtan budallait, por i ka shashka keto qe hedh per te larguar vemendjen nga hallet qe po mbysin shiptaret.

Submitted by Anonim (not verified) on

Janë gjysma e kombit dhe kanë po aq merita sa edhe burrat në histori

Eh mer i degjenerum, sa leke te kane dhene çifutet me perhap feminizmin?

Submitted by XY (not verified) on

Sa per saktesi, meqe e keni cituar ne ligjerate te drejte, "k/m" e mbylli frazen me "...Aleksander Sotir Drenova" ne vend qe te thoshte "...Aleksander Stavre Drenova".

Submitted by lom deliu (not verified) on

me falni po nuk keni kuptuar qe keto vargje jane te tekstit origjinal te Asdrenit,

te cilat komunistet (pra dhe sala) i hoqen.

Jane te bukura edhe pse patetike , por ashtu ishte koha.

Mbase dhe shqiponje me vizatim te vitit 1945 do rikthyer tek ajo e skenderbeut.

Submitted by RP (not verified) on

Strofa me Zotin eshte e bukur...Se Zoti vete e tha me goje,qe kombet shuhen permbi dhe...Po realisht Zoti na ka vene ne nje prove te forte,te mbajme ne koke nje te çmendur.Do ia dalim edhe kesaj

Submitted by lom deliu (not verified) on

Zoti RP !

siç dhe kam thene me larte dhe une ashtu eshte , e bukur ato vargje, veçse keni nje gabim te vogel :

nuk eshte kombet por kombe, pra jo te gjithe kombet zhduken e per kete na ben thirje qe vlen dhe sot:

Që kombe shuhen përmbi dhe,

Por Shqipëria do të rrojë,

Për të, për të luftojmë ne !

Nuk e di apo luftojme ne ? veç duhet.

Submitted by RP (not verified) on

Lom deliu,une propozoj versionin tim,qe edhe Totozanit t'i behet qejfi edhe Saliut: Se Zoti vete e tha me goje/qe grate na duhen per liri/se Shqiperia do te rroje/per te lufton shoku Sali.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.