Ky njeri thotë që Shqipëria është "territor islamik" dhe "objektiv sulmesh terroriste"

Ndonëse shumë njerëz besojnë se deklarimet nga kreu radikal islamik Omar Baqri Muhamad janë thjeshtë sensacionale, autoriteteve në shtetet e Ballkanit po u kërkohet të forcojnë përpjekjet kundër terrorizmit. Baqri që ka 20 vjet që drejton grupin islamik radikal al-Muhaxhirun nga Londra e veriut përpara se të lëvizte në Liban në vitin 2005, i bëri deklarimet në gazetën bullgare 24 Chasa (24 Orë). "Kur Islami hyn në një territor, ai bëhet islamik, kështu që Islami është nën detyrim ta çlirojë përfundimisht atë," i tha Baqri gazetës në një intervistë botuar më 4 tetor. "Spanja, për shembull është një territor mysliman, Evropa Lindore po ashtu. Rumania, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Kosova, Bosnja. Për shkak të vendimit të vet për të dërguar trupa në Afganistan dhe Irak dhe bashkëpunimit ushtarak me Izraelin, Bullgaria është gjithashtu një objektiv i ligjshëm", deklaroi Baqri.
Baqri, të cilit i është ndaluar hyrja në Britani, është konsideruar si një njeri me lidhje të forta me Al-Qaedën. Profesor Dragan Simeunovic, një specialist për terrorizëm në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, tha se deklarimet e Baqris mund të jenë një tregues i përtëritjes së interesit ekstrem islamik në vendet e Ballkanit, që ishin pjesë e Perandorisë Osmane.
Perspektiva e një sulmi terrorist ka lënë shumë rumunë të shqetësuar. "Lajmi më rrëqethi. Nuk më kishte shkuar kurrë në mendje as në imagjinatën më të shfrenuar. Ajo që gjej më shqetësuese është se zyrtarët rumunë nxituan të paralajmërojnë se nuk përjashtojnë një sulm terrorist në trojet tona", Daniel Pask, një inxhinier në Bukuresht.
Por Qazim Qazimi, dekan i fakultetit të studimeve islamike dhe studiues i islamit në Kosovë, tha se deklarimet e Baqrit janë një thirrje për të joshur vëmendje. "Eshtë thjeshtë deklaratë për të tërhequr vëmendjen. Parimet e islamit nuk lejojnë dhunë," tha Qazimi. - A.N.
Më shumë: http://setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/...
Në foto: Omar Baqri Muhamad (REUTERS)
Comments
Mesa duket nuk ka degjuar per
<p>Mesa duket nuk ka degjuar per shqiptaret shume ky. Le ta provoje njehere te vrase ndonje shqiptar kur ti plase granata ne kraharor. Nuk e njeh kanunin ky me duket.</p>
Do bejnë mirë që këtë të
<p>Do bejnë mirë që këtë të çmëndur ta mbyllin në një kafaz dhe ta vënë në një tynel poshtë në tokë dhe të dali kur të mos jetojë më dhe sa për dhe sa për zotin dekan mund të vejë në lindjen e mesme dhe të predikojë dijet e tijë myslimane se neve nuk na duhen</p>
ky njeri s'di ca thote
<p>ky njeri s'di ca thote</p>
Add new comment