Vehbiu vijon polemikat me “kundërshtarët” e tij; dhe kërkon prej tyre ta respektojnë me nivel

Ardian Vehbiu është përfshirë në një gjeratore polemikash mbi çështje të gjuhës, e sidomos të standardit e të gegnishtes. Ai ka shkruar shpesh lidhur me këtë argument, madje ka shkruar dhe dy libra (Shqipja Totalitare dhe Fraktalet e Shqipes), dhe merret me mend se nuk e ka pritur që një ditë do ta akuzonin si ‘antigeg’. Në fakt, do shkrime të ditëve të fundit të autorëve jo fort të njohur për publikun e gazetave (Astrit Cani, Gjokë Vata, etj) kanë qenë tepër polemike e me tone idhnake. E sikur të mos mjaftonte kjo, Vehbiu ka vënë re dhe pasaktësira e spekullime në këto shkrime që “hahen” me të.
Në një artikull të publikuar në numrin e sotëm të Mapos, ai u apelon për herë të dytë “zotërinjve polemizues” që të mos i vënë në gojë gjëra që s’i ka thënë kurrë, që të mos i veshin qëndrime që s’i ka mbajtur asnjëherë, e që t’i hedhin e zeza mbi të bardhë citatet që i atribuohen. “Më jepni një nivel të denjë të nderuar kolegë, ku të bisedojmë së bashku”, thotë ai në shkrimin e tij, të cilin Mapo në versionin print ia ka publikuar të paplotë (është lënë gabimisht një pjesë e pabotuar).
Re.Pu.
Comments
Ketu fajin e pare e ka gazeta

Ketu fajin e pare e ka gazeta "MAPO" qe boton shkrime sharlatanesh. Ky Gjoke Vata ka shkruar krejt ne tym. Thjesht ka shpifur. Fajin e dyte e ben vete Vehbiu, i cili ne vend qe te hedhe ne gjyq gazeten per shpifje, bie ne kurth e pergjigjet me argumente. Fan Noli ne nje rast te ngjashem ka thene: "Keta sharlatane nuk duan pergjigje me argumente, por me grushta kokes".

Turp per MAPO-n qe ka nisur

Turp per MAPO-n qe ka nisur nje sulm kaq te peshtire ndaj nje zoterie ( pervecse profesionisti ) si Ardian Vehbiu !

...edhe lexuesi do të na

...edhe lexuesi do të na ishte mirënjohës. Kjo eshte pjesa qe ka mbetur jashte, gabimisht, nga shkrimi i z. Vehbiu per te cilin ne printin e neserm do kete nje korrigjim dhe ndjese. Nderkohe te plote mund ta lexoni te mapo.al. Sa i takon asaj se pse i boton MAPO ata qe i kundervihen Vehbiut kur keta qenkan, jo aq te njohur, cdo te thoshte respublica per 'majmunet e internetit', per te perdorur nje term po te Vehbiut, qe vete i boton per dite. Apo dy standarde per veten, nje per te tjeret? Mapo i boton pikerisht ngaqe Vehbiun e ka autor te preferuar dhe i duket e padrejte qe ata qe mednojne ndryshe nga Vehbiu te mos e kene hapesiren per te thene te tyren. Perndryshe do perfundonin si anonime shares ne internet.

Redaksia MAPO

Mos u çuditni se këtë sms ka

Mos u çuditni se këtë sms ka Henri nga Doktori. Zoti Adrian i kam lexuar të shumtët e shkrimeve ju falenderoj e sa për dallkaukët dhe donkishotët mos u shqetësoni se gjithmon kemi pasur dhe do kemi

Add new comment