Kryeministri nuk ka zgjidhje (por ka spica për grevistët). Sytë sërish te ndërkombëtarët, BE shton togfjalëshin 'raste individuale'

Postuar në 10 Tetor, 2012 15:32

Nuk ka dhënë asnjë shenjë tërheqjeje kryeministri Sali Berisha për plotësimin e kërkesave të ish-të përndjekurve në grevë urie. Kreu i qeverisë së vendit zgjodhi sot t'u fusë spica të reja grevistëve duke përmendur "hetim për kriminelin e çakmakut" dhe "kredinë e Ndrecës që mori fabrikën e miellit". Në këto kushte, e vetmja shpresë për t'i dhënë zgjidhje situatës dramatike mbeten ndërkombëtarët, në vecanti ambasadori amerikan (për të cilin grevistët thonë se është i vetmi tek i cili kanë besim) dhe përfaqësuesit europianë në Tiranë.Televizioni TCH raporton se ambasadori amerikan gjatë një ceremonie në rezidencën e tij është shprehur: “Jam i shqetësuar… Do të mendojmë gjatë gjithë natës se si mund të dilet nga kjo gjendje”.

Kurse delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, deklaratës së një dite më parë për "zbatim ligji" i ka shtuar sot togfjalëshin "dialog për raste individuale".  “Delegacioni i BE-së mban shënim ekzistencën e planit të kompensimit sipas ligjit të vitit 2007 dhe bën thirrje për dialog për të trajtuar rastet individuale të cilat ky plan nuk i zgjidh”, - thuhet në deklaratën e tyre të sotme.

Ndërkohë në këto orë të vona të mbrëmjes tenda e grevistëve është e rrethuar nga forca të shumta policie ("greva duhet të sigurohet më mirë" – tha kryeministri i vendit) Mediat raportojnë se pranë ambjenteve të grevës kanë nisur të qarkullojë edhe më shumë zërat se në orët në vazhdim mund të ketë një ndërhyrje të policisë për të mbyllur grevën. “I bëj thirrje kryeministrit që të heqë dorë nga presionet, - deklaroi në TCH kreu i Shoqatës së të Burgosurve Politikë, Skënder Tufa. - A.N.

Comments

Submitted by amelia (not verified) on

When liberty becomes license, dictatorship is near.

Submitted by anila (not verified) on

I tmerruar nga ideja se në këtë vend ka njerëz që bëhen të plotpushtetshëm duke kthyer flakën e shkrepëses nga vetja, në kontrast me Atë që kërkon të mbetet në pushtet duke i vënë flakën Shqipërisë, Sali Berisha është në orët e perversitetit të tij moral, në orët e pabesisë dhe ligësisë së tij, në orët kur kërkon një kriminel për të fshehur një hero, kur kërkon një krim për të fshehur një heroizëm, kur kërkon një padrejtësi, për të fshehur drejtësinë e munguar.Ai nuk ia fal Gjergj Ndrecës këtë piedestal moral dhe do ta zbresë andej me çdo kusht, me çdo mjet, mjafton që të mos quhet i vetëflijuar për një kauzë anti-Berishë.

Submitted by Joni (not verified) on

Precisely! Por me duket se aty jemi, bertit fort ujku, ujku dhe ja qe kur ujku vjen, s'ta var njeri.

Submitted by AnonTr (not verified) on

'raste individuale'

Absurditeti shqiptar merr mbeshtetjen euro-amerikane. Komunistet Sali Berisha dhe Bujar Mehmeti(Nishani)  jane serish ne ngarkim te jeteve te atyre qe persekutuan per 50 vjet.

Submitted by Anonim (not verified) on

Gjithe grevat (veçanerisht ato ndaj diktaturave) Jane politike.
Kjo greve e te persekutuarve duhet shfrytezuar jo vetem nga opozita por edhe nga gjithe populli shqiptar qe do te heqe qafe kete regjim vrases. Kjo nuk eshte me nje ceshtje mes opozites dhe Malokut, por popullit te poshteruar kunder nje klike tradhetore, kriminale, grabitese e antishqiptare
Duhet te mesohemi qe te mos ja varim fort deklaratave idiote te BE-se apo amabasadoreve te tredhur. Sipas sequi vete venia e zjarrit nga Njerez te deshperuar na qenka veç nje akt I deshperuar "politik" qe perpiqet te prish status-quo-ne e regjimit te Berishes.
Duhet te guxojme tu themi ketyre burokrateve impotent te Europes e Amerikes qe ti fusin deklaratat e tyre idiote tek ai vendi......

Submitted by demokrati (not verified) on

Zoti A.N... Po si ka mundsi qe ambasadori Arvizu e quan Berishen burre shteti kur Berisha paska ber gjithe keto krime sipas teje? Zoti A.N. pse sekretarja e nderuar e shtetit zonja Klinton e takoi Berishen me orar te zgjatur dhe jo si gjithe kryeministrat e tjere kur Berisha paska ber gjithe keto krime sipas teje? Si eshte e mundur qe BE dhe SHBA gjithmone i terheqin vemendje PS dhe Ed Rames per menyren e eger si po bejne opozite kur Berisha paska ber gjithe keto krime? Si eshte e mundur qe ne na u hoqen vizat kur Berisha ka ber gjithe keto krime sipas teje? Si ka mundsi qe ne sot morem ftesen per BE kur Berisha paska ber gjithe keto krime sipas teje? Shume e akuzojne Shkelzen Berishen per Gerdecin po pse prokuroria nuk ka nis hetime? A mund te me japesh nje pergjigje per keto? Ose ju, ose z.Mustafa, ose z.Zaloshnja, ose z.Cukali, ose cilido tjeter qe shkruan ne sit-blogun tuaj te nderuar?

Submitted by AnonTr (not verified) on

Zoti A.N... Po si ka mundsi qe ambasadori Arvizu e quan Berishen burre shteti kur Berisha paska ber gjithe keto krime sipas teje? Zoti A.N. pse sekretarja e nderuar e shtetit zonja Klinton e takoi Berishen me orar te zgjatur dhe jo si gjithe kryeministrat e tjere kur Berisha paska ber gjithe keto krime sipas teje?

-Podesta,Patton Boggs,Wesley Clark,Frank Wisner,Tom Ridge. Mbeshtetja amerikane per Berishen e blere me parate e shqiptareve.

Si eshte e mundur qe BE dhe SHBA gjithmone i terheqin vemendje PS dhe Ed Rames per menyren e eger si po bejne opozite kur Berisha paska ber gjithe keto krime

Kjo eshte shpikja jote.Posto njelink  ku i terhiqet vemendja opozites dhe sjellja e Sales ndaj opozites nuk permendet.

Si eshte e mundur qe ne na u hoqen vizat kur Berisha ka bere gjithe keto krime sipas teje?

-Sepse vizat u hoqen per popullin shqiptar e jo per Berishen.

Si ka mundsi qe ne sot morem ftesen per BE kur Berisha paska ber gjithe keto krime sipas teje?

-Sepse ftesen e meriton populli shqiptar e jo Berisha.

Shume e akuzojne Shkelzen Berishen per Gerdecin po pse prokuroria nuk ka nis hetiimet?

- Pyetje qesharake.Por po te jap pergjigjen qe deshiron megjithese as ti vete nuk e beson se eshte e vertete.Shkelzen Berisha eshte i pafajshem.

Submitted by Saimir (not verified) on

Demokrat po te pergjigjem une pavaresisht se nuk e kam emrin ne listen e personave prej te cileve kerkoje pergjigje.

Ne lidhje me deklaraten e z. Arvizu kam pershtypjen se e ke humbur prej kohesh lidhjen me realitetin pasi ai eshte perpjekur dhe e ka bere sqarimin e vet ne lidhje me sforcimin e thenies se asaj fjale. Thjesht per te ulur pak vrullin idiot te Bershes dhe te atyre qe e rrethonin ku e shikojne cdo gje sikur e kane kullen e tyre. Shpresoj ti te mos jesh prej tyre.

Hillari Klinton e ka pritur pasi kane lobuar fort paret e shqiptareve dhene kompanive lobuese, pasi dua te te kthjelloj qe ajo ka pritur edhe Gadafin, edhe Mubarakun e shokun e tyre ne Tunizi, pavaresisht se me pas i cilesoi si diktatore duke harruar qe me pare mund ti kishte quajtur popullore (si puna e Berishes qe per Tacin thote tani qe e kisha per Nacin)

BE dhe SHBA nuk terheqin vemendjen per PS dhe Edi Ramen por ngaqe te gjitha levizjet e bera ne drejtim te perafrimit per qendrimet e tyre, pra leshimet, i ka bere kjo force politike ty te duket ashtu. Kjo per shkak te kufizimit qe ka populli jone, ideologjizimit deri ne embrion te tij, idese qe terheqja eshte humbja dhe ngulja kembe eshte fitore pavaresisht se kush humbet ne te vertete e keshtu me rradhe. Sa per ftesen sot do te te sqaroj qe ne nuk kemi marre ende asnje gje. Eshte propozim i komisionit i cili duhet te miratohet nga vendet anetare. Pra ende nuk ka asnje gje ne vije. Por edhe sikur te miratohet keshtu sic eshte duhet at kuptosh demokrat (apo demokratikas) se eshte per te qare dhe jo per tu gezuar. Na kane vene kufizimime e kushte qe po si prmbushe nuk kalon serisht. E keto kushte ai qe sot eshte kryeminister dhe ti e adhuroke mesa duket i ka shkelur gjithmone.

sa per Shkelzenin dhe Gerdecin ketu ke te drejte dhe per kete nuk di cfare te te them. perkudnrazi prokuroria po ben nj egabim shume te madh dhe pervec kesaj ke dhe shokun e Shkelzenit Rrahmanin qe genjeu ne prokurori dhe kjo e vertetuar me dokumenat dhe nuk i hyri gjemb ne kembe. Kjo demokratikas me teper eshte pergjigje sesa pyetje pra kemi te bejme me nje diktature apo rregjim dhe jo me nje sistem. Vetem ne regjime dhe diktatura femiaj i te parit mund te beje cte doje dhe nuk e gjen gje nderkohe qe te tjere per nje cope buke mund te shkojne ne burg.

Shpresoj ti kuptosh arsyet qe te kam parashtruar dhe te te ndihmojne gjitahshtu te gjesh dhe te tjera vete tani dhe te ndryshosh qendrim

Submitted by Anonim (not verified) on

Po ne fakt ambasadorit i rruhet shume per shqiptaret e sidomos per grevistet

Submitted by Fiku detit (not verified) on

Cfare po ndodh tek ne ?! Politika apo gjeopolitika e ka fajin ?!...Apo neve si popull qe rrijme te strukur dhe vetem degjojme e nuk dijme te reagojme ?! (Ule zerin e radios se mos te degjon komshia e te spiunon !). Nderkombetaret mbajne nga pushtetaret ndersa qytetaret nga hesht'taret, mos fol se e hengre, mos u qaj se nuk e di me mire nga ata, je kot ne kete dynja pasi vendosin ata, dhe gjithmone ata 'ata' vijne duke e ulur pehashin e dhimbjes e te revoltes tone per ta analizuar 'rast pas rasti' duke na cuar neve nga njerez europiane ne njerez qe te bejme 'dua' per prijesit tane, nxjerre nga strofullat e pa eksploruara te Europes per te na patur si gjurme te gjalla te prejardhjes. Sa keq. Nuk njohim as veten tone, as te shkuaren e as te ardhmen. Rrime e presim 'me vesh ne radio' qe te marrim vesh kush jemi...sipas nderkombetareve .Dhe ata na kane dashur e na duan shume...packa se vuajme per t'u bere europiane ne taven europiane ku jemi...'jo me te thene por me te bere'...Rast pas rast, individ pas individi, ceshtje pas ceshtje...keshtu zgjidhini...ndersa me problemet qe keni me komshijte (camet) i zgjidhni si kolektiv...Sa shume tallje rast pas rasti, sa shume ofendim rast pas rasti, sa shume perbaltje rast pas rasti, sa shume pshurrje rast pas rasti...o sa mire me qene shqiptar !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.