Në Tiranë shfaqen apelet për solidaritet me grevën e grevistët

U duk si një grevë, jehona e së cilës do të shuhej si një flakë kashte, por po ndodh e kundërta. Në mënyrë të veçantë kanë qenë dy gjestet vetflijuese të Ndrecës e të Bejkos, që kanë bërë të rritet ndjeshmëria qytetare për këtë grevë, e cila tanimë, megjithë përpjekjet e establishmentit politiko-mediatik për ta injoruar, përbën tanimë kryetemën e ditës së bisedave mes njerëzve.
Sot, në rrugët e Tiranës, nëpër pemë, kanë ngjitur fletë të bardha, mbi të cilat është printuar një fotografi e improvizuar me titull “Shën Gjergji-Ndreca”, dhe poshtë një shënim me shkrim dore, që u bën apel qytetarëve të mblidhen çdo ditë, në orën 9.30, në vendin ku mbahet greva, të cilin e kanë identifikuar me ndihmën e adresës së televizionit NTV (shiheni në foton që shoqëron këtë shënim tonin).
Por ky saktësim është i tepërt. Adresa e grevës dihet, tanimë.
Re.Pu.
Comments
Shume domethenese fotoja e
<p>Shume domethenese fotoja e ikones se Shen Gjergjit ne beteje me kucedren...</p>
Popull skllav. Popull pa
<p>Popull skllav. Popull pa ndergjegjie.</p>
Add new comment