Pamjet e djegies së Bejkos përhapin tronditje të fortë në publik, Baze flet edhe për një raport ‘personal’ të Berishës me Skënder Tufën

Lirak Bejko, i cili vuri flakën vetes sot në mëngjes ka diegie në 50 përqind të trupit – citojnë mediat burimet spitalore, ndërkohë që pamjet e tmerrshme të tentativës së tij për vetëvrasje të shpërndara nga televizioni News 24 kanë tronditur opinionin publik. Të gjithë pyesin: Çfarë do të ndodhë, si do të vijojë kjo histori dramatike? Një përgjigje e jep një nga drejtuesit e grevës së urisë, Skënder Tufa, në një prononcim botuar sot në të përditshmen “Shqip”: Izolimi i mëtejshëm dhe masat ekstreme do jenë dy elementet ku do të bazohet greva e tyre në ditët në vijim.
Thotë Tufa: “Energjitë po na shterin dhe durimi po na soset. Plani B, ose thënë ndryshe masat ekstreme tani do të jenë në qendër të grevës tonë. Faza që çeli Gjergj Ndreca me aktin e tij për vetëflijim nuk mund të zhbëhet, por do të vazhdojë nga ne të tjerët”.
Pasditen e djeshme grevistët kanë nisur të izolojnë në mënyrë të plotë tendën e tyre dhe kanë shpallur se tashmë hyrjet-daljet e mbështetësve në çadër do të ishin të kontrolluara. Sipas Tufës me deklaratën e djeshme joserioze të një sekretari ministrie, qeveria tregoi dhe njëherë se nuk kishte ndërmend të negocionte me ta dhe tashmë njeriu që ju ngjallte më tepër besim në këtë vend, ishte Aleksandër Arvizu.
Mero Baze në editorialin e tij në TemA sheh edhe një raport “personal” mes Berishës dhe grevistëve. Shkruan Baze: “Ky grup të përndjekurish hyn tek ajo kategori të përndjekurish që Berishën e kanë akuzuar për denoncues në favor të Sigurimit të Shtetit. Zëdhënësi i kësaj greve, Skënder Tufa, është njeriu që ka intervistuar Hysen Shoshorin, i cili ka dëshmuar se Sali Berisha është njeriu që dëshmoi në gjyqin kundër tij”. – Re.Pu.
Comments
Kesaj kafshe i dujhet gjetur
<p>Kesaj kafshe i dujhet gjetur zgjidhja me gjithe monstrat qe e rrethojne...si tha ay Mima i vuri flaken vetes qe te zbehte marjen e statusit OOO keto jane per tu varur per gjuhe kur thote populli</p>
Mima s'eshte gje! prit kur te
<p>Mima s'eshte gje! prit kur te dalin langonjte e zakonshem me rradhe :</p><p>Ky eshte nje akt heroik deshperimi qe minimalisht meriton vemendjen e plote te qeverise dhe te gjitha institucioneve, OJQ, OJF, mediave etj etj!!!!!</p><p><a href="https://www.youtube.com/watch?v=WCI5bvwYz24">https://www.youtube.com/wat...
O Leone. Pse prezantohesh me
<p>O Leone. Pse prezantohesh me shpirt krimineli?!</p>
Add new comment