Një gjysëm "PO" me kushte për Shqipërinë. Por qytetarët e BE duket se mendojnë ndryshe nga Brukseli..

Shqipëria do të bëhet nesër vendi i pestë i Ballkanit, kandidat për të hyrë në BE, pas Kroacisë (që do të anëtarësohet në 2013-ën), Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Një ditë para se të dalë Progres-Raporti i KE-së agjensia e lajmeve “ANSA” - (e njëjta agjensi ka dhënë javën e shkuar lajmet e para mbi këtë temë) - shkruan sot se KE do t’i hapë Shqipërisë dritën jeshile, për të marrë statusin kandidat, por duke vendosur disa kushte shtesë. Kjo nënkupton se ‘po’-ja e Brukselit për Shqipërinë do të jetë e kushtëzuar. Sic ishte paralajmëruar, procesi zgjedhor 2013 do ketë një rëndësi të vecantë për "aktivizimin" e statusit.
Agjensia INA boton ndërkohë, po sot, rezultatet e një sondazhi me qytetarët e Austrisë, të cilët sipas kësaj agjensie, nuk dëshirojnë që asnjë vend tjetër përveç Kroacisë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Madje, një ndër vendet që ata e refuzojnë në shumicë që të bëhet pjesë e unionit është Shqipëria: 68% e tyre nuk duan që Shqipëria të hyjë në BE. (vetëm 15% japin mendim pozitiv) - shkruan kjo agjensi duke cituar sondazhin përkatës: "Austriakët vlerësojnë se Kroacia duhet të jetë vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor për t’u pranuar në BE. Kundër anëtarësimit të Serbisë në BE, janë deklaruar kundër 61% e austriakëve, ndërsa vetëm 19% kanë mendim pozitiv. Sa i përket Kosovës, mbi 66% e austriakëve kanë dhënë mendim negativ. Për Maqedoninë 55%, nuk duan që ajo të jetë anëtare e BE-së, ndërsa 20% kanë dhënë mendim pozitiv. Turqia është vendi i tretë në listën e të padëshiruarve sipas austriakëve ( 65% - mendim negativ)". - A.N.
FOTO: Qytetarë shqiptarë, duke vulosur pasaportën në sportelet e aeroportit të Rinasit ditën e parë pas vendimit të KE për lëvizje pa viza drejt zonës Shengen (15 dhjetor 2010 – LSA)
Comments
Shqiperia behet vend kandidat
<p>Shqiperia behet vend kandidat kur ta pranojne vendet anetare, komisoni propozon.</p>
Shqiperia do te behet vend
<p>Shqiperia do te behet vend anetar kur te mos ekzistoje me BE! Sa me pare ta heqim nga mendja kete delirantizem aq me mire per ne. O shqiptar, nuk te duan, as me e as pa flamur, as pa e as me identitet, as me e as pa ndjenje inferjoriteti as me e as pa ..................!</p><p>Kroatet as nuk duan te futen, vetem ne dalim neper anketime sikur jemi 80% pro, naivitet femijeror. Rritja ekonomike shoqeruar me maturimin e deshiruar te shoqerise, sistemin e reformuar (pak a shume) te drejtesise dhe shteti i pavarur nga partitokracia klanore, keto do jene arritjet, atehere kur te jene te mundura, mbase nga vitet 2040. Pastaj duan apo sduan austriaket apo francezet, mua aq me ben.</p>
Ta gezoni Islamin, mbreteri
<p>Ta gezoni Islamin, mbreteri idiotesh!</p>
Add new comment