PORTRET: Nicolas Berggruen, miliarderi me një grimcë gjak shqiptari

Nicolas Berggruen (i lindur më 10 gusht 1961) është një investitor dhe filantrop. Ai është një qytetar dyfishtë amerikan dhe gjerman, dhe Aleksandër Moisiu, aktori i madhe me origjinë shqiptare, është një nga stëgjyshit e tij nga ana e nënës.
Nicolas është themelues dhe president i Berggruen Holdings, një kompani private të investimeve dhe Berggruen Nicolas Institutit, një think-tank që punon në adresimin e çështjeve të qeverisjes. Babai i tij krijoi muzeun Berggruen, në Berlin.Shtypi herë pas here i referohet Berggruen-it si "miliarderi i pastrehë", sepse ai jeton vetëm në hotele dhe nuk zotëron shtëpi.
E veçanta e Nicolas është se ka deklaruar se ka në plan ta dhurojë gjithë pasurinë e tij. Dhe kjo pasuri sipas një vlerësimi të fundit të Forbes është më shumë se 2.3 miliardë dollarë.
Kohët e fundit ai e shpenzon shumicën e kohës së tij të punës në Institutin Nicolas Berggruen, i cili synon të përtërijë dhe të zbatojë praktikën e qeverisjes së mirë në mbarë botën. Ndër projektet e veta aktuale: 20.000.000 $ në përpjekje për të rregulluar problemet me buxhetin dhe problemet e qeverisjes ënë Kaliforni; Këshilli i “Shekullit 21” që përpiqet për të adresuar problemet botërore, një komitet i fokusuar në të ardhmen e Europës i përbërë nga figura të tilla si Toni Bler, Gerhard Schroeder, dhe Joseph Stiglitz; dhe një përpjekje për të formuar një treg rajonal mallrash në Afrikën Lindore. Sot, Holdings Berggruen e tij përmbledh shumë kompani që operojnë në Shtetet e Bashkuara, Azi dhe Evropë në fushën e prodhimit, shpërndarjes dhe shërbimeve. Kompania ka investuar edhe në pasuri të paluajtshme rreth globit, duke përfshirë më shumë se 100 ndërtesa komerciale dhe banimi në Berlin.
Babai i Nicolas-it, Heinz, ka grumbulluar një koleksion me famë botërore me piktura të Picasso-s, dhe djali, i cili u rrit në Francë dhe Zvicër, e ka shtuar akoma më shumë koleksionin që tani operon si Muzeu Berggruen në Berlin. Nicolas zotëron piktura të Warhol, Basquiat dhe Koons. Ai i ka huazuar vepra arti të më se 12 artistëve kryesorë bashkëkohore muzeut “Los Angeles County Museum”, duke përfshirë piktura nga Ed Ruscha dhe John Baldessari, që ai edhe mund tia falë për fare nëse muzeu plotëson kushte të caktuara.
Berggruen si dashamirës i arteve është anëtar i Bordit të muzeut Berggruen, i Bordit të Los Angeles County Museum (LACMA), i këshillit ndërkombëtar të Tate në Londër dhe i Muzeut të Artit Modern në Nju Jork. Ai është gjithashtu anëtar i Fondacionit Beyeler.
Berggruen është i interesuar në arkitekturë dhe ka bashkëpunuar në projekte të Richard Meier, Shigeru Ban, dhe David Adjaye.
Dhe të mos harrojmë, Berggruen ka thënë se ai ka në plan të falë tërë pasurinë e tij, që mund të hajë ca kohë duke qenë se deri para një muaji vlerësohej mbi 2.3 miliardë dollarë.
k.c.
Comments
Ai ishte çifut nga
<p>Ai ishte <strong>çifut </strong>nga baba(megjithese teknikisht sipas ligjit hebraik nuk eshte çifut, qe kerkon qe nena te jete çifute) ne radhe te pare, sa do gjak shqiptari te kete.</p>
Add new comment