Nga Hillary Swank te Eliza Dushku: Kur artistët e aktorët interpretojnë keq role publike

E keni parë këto ditë aktoren e njohur Eliza Dushku, apo ndonjë shqiptar tjetër të suksesshëm, që të pozojnë buzagas me krerët e nomenklaturës sunduese në Tiranë, e të deklarojnë se “Shqipëria i ka kaluar shumë vende perëndimore me zhvillimin e saj!!!!” (kjo e fundit është deklaratë e fotografit Fadil Berisha)? Mos u jepni shumë peshë. Merrini në rastin më të mirë si njerëz që aq dinë, aq bëjnë, e në rastin më të keq si njerëz që paguhen për të recituar e aktruar në atë mënyrë.
Nuk janë të vetmit në këtë punë. Ka dhe kolegë të tyre nëpër botë, që çfarë s’bëjnë për ca pará, vizibilitet e protagonizëm më shumë. Pardje, aktorja e famshme italiane Ornella Muti ish në Grozny, Çeçeni, me ftesë të gangsterit politik të atjeshëm Ramzan Kadyrov. Madje, dhe vallzoi me të këtë të fundit në një mënyrë shumë “të nxehtë”.
Këtë gjë e bënë vjet (të ftuar po nga Kadyrov, kukulla e Putinit në republikën e Kaukazit) edhe aktorja amerikane Hillary Swank, aktori tjetër Jean Claude Van Damme, violinistja e famshme britanike Vanessa Mae, etj. Hillary Swank bëri një mea culpa faqe tërë botës më pas. “Sikur ta dija se çfarë fshihej pas asaj ftesë që më erdhi dhe pas asaj ngjarjeje, nuk do të kisha shkuar”, tha ajo. Por Ornella Mutti nuk e ka marrë për leksion këtë gjë. “Jam e lumtur që jam këtu në Grozny”, u shpreh italiania.
As Eliza Dushku nuk duket se ka ndërmend të kërkojë falje ndonjëherë për faktin që po pozon në krah të atyre që kanë urdhëruar, apo fshehur, ekzekutimin e katër shqiptarëve të pafajshëm më 21 janar 2011. Duket si vajzë që s’e ka merak përdorimin politik.
M.N.
Comments
Muci po i ben lemsh te

Muci po i ben lemsh te gjitha. Do te deshem te kishin ndonje me te mire se Berisha, madje sa mire do te qe te kishim edhe nje opozte tjeter, por ta krahasosh me nje gangster si Kadirov, kam pershtypjen se nuk je i besueshem shume.

Ne Shqiperi gjen partizane edhe te nazizmit e maoizmit po deshe, por mos u genje nga dy tre te frustruar qe durtroksin per cdo gje!

Une per vete nuk i njoh per

Une per vete nuk i njoh per artiste ! Mbase dhe ngaqe nuk e di sakte c'do me thene artist , difekt i imi. Vecse di nje gje, e di sakte fare, gjyshja m'a ka thene, dhe une i besoj shume asaj : " Ajka varet nga qumeshti, qumeshti varet nga bagetia, bagetia varet nga kullota..." Dhe une e kam perkthyer safi ' cfare te haje bagetia do te beje qumesht dhe qumeshti do te jap gjalp aq sa ka sipas llojit, races, ushqimit...'. Kjo eshte elita jone...ajke e ketij qumeshti...prodhim i ushqimit me kashte...se kashte rrisim e kullosim...Kush eshte Eliza Dushku ?!E s'i mund te interpretoje rolin e shqiptareve kur 'gjaku i eshte bere uje' dhe vetem gjethet e dushkut ka kujtim ka ky vend ?! E si mund te jete elite artistike kur nuk njeh moshateret e saja jo artiste qe jane mbushur plot me kiste, kiste kanceroze te nje jete monstruoze, te cilat ore e cast te cojne para gremines se 'suljoteve' me mendimin c'te bejne 'para apo prapa'...Eliza merri ato dollarcka e shko nga ke ardhur, kokrrizat e jetes se femijeve tane jane ato, pa te zene me teneqe alla shqiptarce...Ik Eliza e hajde me 28 Nentor, ne turme, pa te dalluar kush e pa te prekur me dore...Mire e thoshte Kadare 'shqiponjat fluturojne lart' e ne zvarrisemi poshte...

Lista eshte me e gjate:

Lista eshte me e gjate: Beoynce dhe Mariah Carey kane dhene shfaqje per Muamar Gadafin, Naomi Campbell ka marre xhevahire nga Charles Taylor, etj.

Apo Nënë Tereza përkrah

Apo Nënë Tereza përkrah Nexhmije Hoxhës e Ramiz Alisë që përkulet me lule në duar në varrin e Enverit?

"krerët e nomenklaturës

"krerët e nomenklaturës sunduese në Tiranë"?

Nuk u gjend dot një tjetër mënyrë për ta thënë këtë? Apo ta banalizojmë diktaturën deri në pikën që ta shfajsojmë?

Shumë rëndë, vërtet shumë rëndë.

Add new comment