"Nëse këto 22 vjet do ishim në këmbë.."

Postuar në 08 Tetor, 2012 04:36

Një ditë më parë, ish- të burgosurit politikë paralajmëruan mbajtjen e një proteste sot paradite para Parlamentit. Tubimi nisi me pak minuta vonesë pas aktit të Gjergj Ndrecës, i cili i vuri flakën vetes. Më poshtë një përmbledhje e informacioneve të dhëna 60 minutat e fundit në agjensitë e lajmeve dhe në televizionet informative të vendit:
Përfaqësues të opozitës në Komisionin e Ligjeve, gjatë seancës së sotme kanë kërkuar seancë dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë për grevën e ish-të burgosurve. Deputetët socialistë bënë me dije se pas aktit ekstrem të Ndrecës vihet re "një shtim i forcave policore pranë parlamentit dhe kryeministrisë".
Bashkëshortja e Ndrecës: “Mjekët thonë se është jashtë rrezikut për jetën, por nuk i dihet, e di Zoti. Ka marrë djegie në trup e në fytyrë. Kam 21 vjet martuar... Gjergji ka 3-4 maj nuk është në gjendje të mirë, ka ankthe.
Ish- i përndjekuri Skënder Tufa (pak para nisjes së tubimit): “Flakën Gjergj Ndrecës ja vuri Sali Berisha se ishte flakë e paralajmëruar... Ky kryeministër kriminel. Gjergj Ndrecën e dogji edhe indiferenca jonë. Nëse në këto 22 vjet do ishim në këmbë nuk do ishim këtu. I bëjmë apel qytetarëve cdo të hënë të bashkohen me në tek kryesia dhe cdo të enjte të jemi bashkë tek Parlamenti. Grevën mos të bëjë gabim ta prekë kush me dorë”.
Ylli Gjonca dëshmitar: "Flakën ia vuri vetes, mori cakmakun nga xhepi, pastaj erdhën dhe shokët me batanije, por po të përpijnë flakët as zjarrfikësit nuk të bëjnë derman. Thërriste: Amanet kalamajtë, me lini të vdes rehat”
Lirak Bejko, mik i afërt i Ndrecës: Gjergji nuk na e kishte paralajmëruar këtë veprim...

Deklarimet e sipërcituara janë shkëputur nga kronikat e News 24, Top News dhe faqet online të TCH dhe Balkanweb. Foto: Shqiptarja.Com

Comments

Submitted by Fiku detit (not verified) on

<p>Tjeter kund do vene zjarri...( edhe pse nuk u bene syri terrr)...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.