“Kronikat shkollore të kryeministrit janë një mesazh për të vetët: Çdo gjë është e lejueshme”.

Postuar në 07 Tetor, 2012 09:59

Në një shënim të mëparshëm, teksa “nxirrnim lajmin nga një koment i Vasjarit”, nënvizuam idenë e këtij të fundit, se gjesti i paudhë i kryeministrit që bën propagandë para nxënësve të shkollave nëntëvjeçare bëhet prej panikut të humbësit. Është e vërtetë? Edhe Skënder Minxhozi e lë të nënkuptohet këtë gjë. Dhe shkon pak më tutje. “Kryeministri u tregua transparent dhe i drejtpërdrejtë në aktin antiligjor. Ai tha se do të fliste për politikë me fëmijët, sa herë që të ndodhej para tyre. Siç shihet ndodhemi në një fazë më të avancuar sesa ajo kur shkelej ligji dhe bëhej një sforcim minimal për ta maskuar vetë shkeljen. Jemi në fazën kur zullumi është kaq i trashë, saqë i zoti nuk ka turp ta tregojë faqe njerëzisë. E kjo duket se e ka një qëllim. Që nuk është ai i prenotimit të disa votave të një grushti prindërish në Lezhë a Konispol.”

Cili ëhstë qëllimi? Ja se ç’thotë Minxhozi vetë: “Sali Berisha po na jep një mesazh të ri, të gjithëve. Ai po na tregon se cila do të jetë korniza, sinoret dhe standardet në të cilat do të mbahen zgjedhjet e verës së vitit të ardhshëm. … [Kronikat shkollore i duhen kryeministrit pikërisht] për të bërë fakt të kryer shkeljen me këmbë të një tabuje të vogël elektorale, e cila lidhet me mospërdorimin e institucioneve arsimore, si tribuna të mirëfillta politike. Dhe për t’i dhënë kësisoj një sinjal publik të gjithë ngrehinës politike që drejton, që të veprojë në të njëjtën mënyrë. Nga ana tjetër, ky është gjithashtu një akt i pastër dhune psikologjike ndaj trupës arsimore kudo në Shqipëri, për ta sugjestionuar e manipuluar politikisht në prag të zgjedhjeve.”

Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun: http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/10/07/po-na-tregon-si-do-jene-zgjedhjet-e-ardhshme/

Re.Pu.

Comments

Submitted by I-Liri (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Kronikat shkollore te kryeministrit, duhet te jene nje alarm per opoziten ! Por kjo e fundit e mban ende butonin OFF . Po takojeni butonin o injorante deputete te opozites. SRB-i ka kerkuar monitorimin e zgjedhjeve nga BE. Do te jene zgjedhje me standarte te larta europiane !&nbsp; Po keto kronike, standarte europiane jane ???</p><p>&nbsp; Rregjistrojini, dhe dergojini ne KiE, ne BE, ne OSBE, ne NATO, ne OKB, ne Hene e ne Mars.&nbsp; Ja cilat do te jene standartet. Cdo gje eshtre e lejuar thote artikullshkruesi . PO!</p><p>Ashtu do te jete. Po nuk e goditet qysh tani, pergatituni qe humbja te mos ju dhembe shume ! Injorante juriste dhe deputete te PS. Eshte fjala me e lehte qe po gjej per t&#39;ju fyer. Kur te takoni ju butonin&nbsp; ON, ka per te qene&nbsp; V O N E ... !!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.