2-2 'El Clásico' nr. 222. Edhe heronjtë janë 2… Por ka edhe 'numra' të tjerë: Politika hyn në Camp Nou në 17:14

Postuar në 07 Tetor, 2012 15:44

Clásico vibrante y politizado - është titulli i madh i edicionit online në të përditshmen spanjolle El Pais këtë mbëmje.   Dy dygolësha, dy emra në një 'El Clásico' që për çudi ka gjithashtu 3 dysha (ishte ndeshja nr 222 ndërmjet Barcelonës dhe Realit të Madridit.. Dy skuadrat që e mbërthyen edhe sonte botën pas ekranit kanë ndarë nga një pikë në Camp Nou, por në stadium ka hyrë… politika.

Shkruan 'El Pais': "Gritos de "independencia" en el Camp Nou en el minuto 17:14 para recordar la fecha emblemática del nacionalismo" (thirrje për pavarësi në Camp Nou në minutën 17:14 të ndeshjes në kujtim të datës emblematike të nacionalizmit). Në stadium është thirrur në kor "pavarësi" kur akrepat e orës së ndeshjes shënonin 17 minuta e 14 sekonda. Pse pikërisht në atë minutë dhe në ato sekonda? Shpjegimi lidhet me vitin 1714, viti i rënies së Barcelonës pas 14 muajsh rrethim (11 shtator) në luftën mes katalonëve të mbështetur nga dinastia e Habsburgëve me trupat burbone të mbretit Filip V të Spanjës. Janë data që përdoren përherë e më shpesh me rritjen e retorikës separatiste në Katalonjë. Ngjarja u paralajmërua para ndeshjes dhe ka provokuar edhe editoriale që në minutat e para pas ndeshjes. 'Fútbol es fútbol' – shkruan 'El Pais', për të thënë që futbolli duhet të mbetet i tillë dhe shton: "Autoritetet përgjegjëse duhet të sigurojnë që ndeshjet Barcelona-Real Madrid të mos manipulohen politikisht"

Sa për pjesën tjetër të ndeshjes, kronika është krejt sportive: Barça u hodh në sulm me të çara të mëdha në mbrojtje pas dëmtimit të Pujol, Pike dhe Alves. Kurse madrilenët u treguan seriozë dhe këmbëngulës, por patën dobësi në çastet kur duhet të kontrollonin argjentinasin e papërmbajtshëm Leo Mesi. -  (A.N.)

Editoriali i El Pais: http://elpais.com/elpais/2012/10/06/opinion/1349545034_96937...

Kuptimi i 1714-s për katalonjasit: http://en.wikipedia.org/wiki/National_Day_of_Catalonia

Foto AFP: Mesi e Ronaldo gjatë ndeshjes

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

Ca goli ka bere Messi ne gjajtje nga 25 metra .....Kryegol

Reali loste taktikisht shume  me mire ne fillim nderkaq qe Barca kishte  defekt ne mbrojtje se mbronte me pak njerez dhe jo reshtuar aq mire__Ndoshta edhe nga qe kishte mungesa

__Por Barcelona kishin kete qe jane virtuoze me topin ata dreq __Ajo qe me pelqeu tek Barca  ishte se ata kur ishin perballe 16 metershit jepnin pasa tek njeri tjetrin dhe nuk e gjuanin topin nqs nuk ishin mire perballe portes, dukej sikur loznin basketboll ne minuten e fundit --dhe ne te njejten kohe nuk e mbanin topin por ja pasonin njeri tjetrit me shume elegance , dhe kjo menyre pasimi krijonte hapesira midis mbrojtjes madrilene se ata benin pasa te shkurtera dhe te shpejta, befasuese

Submitted by Melisa (not verified) on

Ronaldo mu duk me ne forme.

Ka edhe nje arsye shtese ;-)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.