Kryeministri përshëndet Bankën Botërore: “Edhe ju patët faj për piramidat e 1996”

Kryeministri Sali Berisha ka shfrytëzuar dje konferencën e organizuar për të përkujtuar 20 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Bankës Botërore për të hedhur një dorashkë të vjetër e të zhubrosur që i kishte mbetur prej kohësh në duar: piramidat. Siç njofton shqiptarja.com ai ka thënë në fjalën e tij: “Shqipëria kaloi një nga momentet më të vështira, më dramatike, me skemat piramidale dhe një burrë që arriti të bëhet edhe zv. President i Bankës Botërore do të kërkonte falje, do të gjente forcën dh eintegritetin qytetar për të kërkuar falje publike se nuk arriti të parandalonte piramidat në Shqipëri. (...) Z. Johannes Lynn, duke ditur bashkëpunimin e ngushtë që ne kishim, mendon se ndoshta duhej të kishte qenë më i vëmendshëm për parandalimin e tyre...”
Shqiptarja.com vëren se Berisha ka lënë pa përmendur faktin që FMN, institucioni që merret me analizën ekonomike dhe këshillimin e qeverive, ndryshe nga BB tërhoqi zyrën e përfaqësimit të vet më 1996, pikërisht pasi ish-Presidenti Berisha dhe qeveria e asaj kohe nuk morën parasysh asnjë nga këshillat e tyre në lidhje me rrezikun që paraqitnin piramidat.
Në takimin e djeshëm me rastin e 20 vjetorit, as Kryeministri e as Ministri i Financave nuk thanë asnjë fjalë e nuk komentuan shifrat më të ulëta se parashikimet e tyre për rritjen ekonomike gjatë vitit në vazhdim.
k.c.
Comments
Zoti Mustafa, ti premtove

Zoti Mustafa,

ti premtove njehere nga marsi disa letra te BB mbi fajdet. Ku tregohej se si Berisha mashtron. A na i nxjerr pak t'i shohim?

Flm.

S'e ka fajin as saliu dhe as

S'e ka fajin as saliu dhe as BB,por fajin e kane shqiptaret,kur nuk ia...s'po e them me tutje se keni vene moderator.

Po te kishte qene se Berisha

Po te kishte qene se Berisha do te ishte nje "nxenes i bindur" i BB ose i ndonje institucioni tjeter nderkombetar, edhe mund ta pranoja nje logjike te tille.

Por qe aventurat e tua "rinore" t'ju a faturosh "mesuesve" te cileve u ke varur torben vazhdimisht, kjo eshte thjesht e papare!

Pyetja eshte: a mos valle kurba e asociacioneve alucinante te kryeministrit po shkon drejt nje gjendje delirante, ku ai e shikon veten jo vetem ne krye te te gjitha institucioneve kushtetetuese, por edhe ne krye te te gjithe organizatave nderkombetare qe veprojne ne vend?

Add new comment