Fatos Klosi: Telefoni i Berishës u përgjua në shtator '98, merrte urdhëra nga Teksasi nga një shqiptaro-malazez

Në një rrëfim tronditës për Lorenc Vangjelin në numrin e sapodalë të revistës Java, Fatos Klosi ‘rrëfehet’ që pas sulmit ndaj Kryeministrisë më 1998 dhe pas varrosjes së A. Hajdarit, me një urdhër gjykate është përgjuar për disa ditë telefoni i zyrës së Sali Berishës dhe transkriptet gjenden të dokumentuara në dosjen përkatëse. Ish-kreu i Shish pohon: “Po, e kemi përgjuar Berishën! Pak ditë pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe revoltës së armatosur në Tiranë, një shqiptaro-malazez e urdhëron nga Teksasi që ta ‘mbyllë atë muhabet’. Dhe e mbylli”. Biseda ka ndodhur 3-4 ditë pas 14 shtatorit, dhe zhvillohej në anglisht, por verifikimet e analizat e shërbimit sekret arritën në konkluzionin se ‘urdhëruesi’ duhej të ishte një shqiptaro-malazez (në atë kohë Mali i Zi ishte ende pjesë e federatës me Serbinë). Klosi sjell faktin se nga ai telefon është biseduar dhe “për të gjetur 300-400 burra të armatosur kundër qeverisë së komunistave të Tiranës”.
Në lidhje me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar që spiunojnë për llogari të shteteve të huaja, Klosi pohon i sigurt: “Po, ka! Por çfarë rëndësie ka kjo? Situata është shumë herë më e rëndë se kaq! Klasa politike i ka hequr brekët me kohë. Tani madje nuk konsiderohet më turp, përkundrazi është nder që të konsiderohet se njëri apo tjetri është konfident më këtë apo atë fuqi të huaj”.
Dhe ‘spiunlliku’ ynë nuk bëhet si nëpër filma. “Bëhet fjalë për anëtarë qeverie të cilët, varësisht pasioneve e afërsive të tyre personale, bëhen zëdhënës të interesave të huaja në vend. Për shembull, të interesave ekonomike...” thotë Klosi. Ai kujton fjalët e një përfaqësuesi të një shërbimi mik: “të gjithë ministrat janë të afërt me Ambasadat, vijnë vetë këtu e komentojnë gjithça ndodh”.
Ky është rregull, për të tërë krahët politikë, siç thotë Klosi.
Dhe kjo është e frikshme.
k.c.
Comments
Ky tipi flet shume po emra

Ky tipi flet shume po emra nuk jep. Do bente mire te jepte emra dhe me teper detaje ose ta mbante mbyllur.

Po emrin ta ka dhene per

Po emrin ta ka dhene per njeri...Sali Berisha

ky di teper me shume se sa ka

ky di teper me shume se sa ka thee derit tashti.

Ja sa vlenë patriotizzmi i

Ja sa vlenë patriotizzmi i shqpipëtarit më kujtohet në një emision TV që po flitej për Haxhi Qamili dhe ishte komike kur treguan një fotografi të tijën i veshur me roba ushtaraku dhe sa lexova këtë shkrim ai mu kujtua është një turpë i madh po të njëjtën gjë bëri i vetë quajtur mbret Zogu i Parë po të njëjtën gjë po bënë ky maloku i trashë deri sa do flemë

Nuk mund te flitet per

Nuk mund te flitet per ''spiune'' ne nje shtet vaal si Shqiperia qe nuk ka sekrete sepse ketu ne kete vend qeverisin Ambasadoret dhe ky shtet eshte koloni.

O e mjera Shqiperi, si s'e

O e mjera Shqiperi, si s'e shkule faren e keqe te gjarperinjve spiune ne keta njeqind vjet ?!...Me bollek ne kete kallaballek hafijet dje, sot e neser...E ne 'dermohemi' t'i gjejme kur i kemi bare ne livadh. Dje ishin spiune fukarenjte, hallexhinjte, te ropaturit, te pangopurit, te leckosurit, kurse sot jane milioneret, qeveritaret, zyrtaret, pronaret, te kollarisurit, te dhjamosurit...Shume spiune, shume spiunlleqe, shume maskarralleqe, shume marroklleqe dhe Shqiperia perseri u fal 'ngohtesi' gjarperinjve deri sa t'a helmojne krejt...Miq, ju me te zgjuarit, gjeni nje herbicid per zhdukjen e ketij 'nervi' tonit me emrin 'spiun', 'agjent', 'hafije'...Dhe Shqiperia kruhet e kruhet nga 'zgjebja'...dhe vetem kaq.

Mesa duket, grupi i Ramiz

Mesa duket, grupi i Ramiz Alise themeluar ne dhjetor 1990(Saliu, Azemi, Pashkua etjere)per te kaluar pushtetin nga byroja, tek klani i ri i Ramizit, ka rezultuar nje fllucke sapuni. Sepse Saliu ka qene rekrutuar me pare nga sherbimet e huaja. Ste habit fakti se shume kelyshe te Ramizit si Pashkua apo Azemi, Saliu i qeroi me marifet sipas nje plani te mirestudjuar, kurse ca te tjere i trembi apo i dergoi ne emigrim. Ky fakt regon se Saliu doli edhe me zoti se usta Ramizi

Nje pyetje doja beja zotit

Nje pyetje doja beja zotit Fatos Klosi...
Po para 12 shtatorit a e keni pergjuar Berishen?

Add new comment