Idetë e mia vlerësohen pasi kalon koha, - thotë Kokëdhima për ‘Shekullin’ e ndryshuar. Dhe analizon ‘lumturinë’ e Frangajt dhe Hysenbelliut

Postuar në 03 Tetor, 2012 03:24

Gazetarja Mira Kazhani ka intervistuar Koço Kokëdhimën i cili muajt e fundit e ka marrë personalisht drejtimin redaksional të gazetës së tij Shekulli - dhe ka zhvilluar me të një nga ato bisedat e saj ngacmuese që botohen në një rubrikë të posaçme të së përditshmes Shqiptarja.Com. “Nuk punësojmë askënd mbi 35 vjeç dhe e di pse, artiste? Sepse shumë njerëz pasi mbushin të 40-tat vdesin. Nuk e ke idenë sa të vdekur që ecin në këmbë ka nëpër Tiranë, - i shprehet Kokëdhima intervistueses duke i folur edhe për një “test vitaliteti” që thotë se ua bën punonjësve të tij: “Çdo vit ne masim nivelin e besimit tek çdo punonjës... Duhet të dëshmosh që je gjallë, i fortë dhe i pathyeshëm” (...)
Kazhani e pyet më pas për “Shekullin” - që ka pësuar ndryshime radikale prej muajsh - dhe biznesmenët e tjerë të medias. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë:
- “Po me ‘Shekulli’-n çfarë po ndodh? A ju vjen keq që nga gazeta e parë në treg ka pësuar rënie kaq të madhe?”.
- “Jo aspak, nuk është kështu. Shekulli ndryshoi projektin dhe pati një krizë 6 - mujore e cila kaloi tashmë. Gazeta është sërish me fitim. Por një pjesë e ekipit nuk e përqafoi ndryshimin dhe unë vendosa t’i zëvendësoj ata. ”.
“Të jem e sinqertë”, - këmbëngul unë. –“ mezi u ambientova më këtë projektin e ri. Më mungon gazeta ime që lexoja prej vitesh. Po të flas siç ndoshta një lexues i ‘Shekull’-it mund ta kish bërë po t’ju takonte”.
- “Shiko, Mira (më në fund nisi të më thërrasë në emër) nuk kam bërë kurrë asgjë të pamenduar. Por gjithmonë idetë e mia vlerësohen pasi kalon koha. Në kohëra të turbullta si këto, normal që disa gjëra nuk kuptohen, keqinterpretohen...
- A ju vjen keq, që sot para jush, më të pasur e të fuqishëm në treg janë Frangaj apo Hysenbelliu?”.
- “Ju doni të thoni se ata janë më të lumtur? Nga e dini?... Duhet të meremi vesh për termat. Ka shumë rëndësi këndvështrimi. Ajo që bën të lumtur dikë s’është e thënë të jetë qëllim për mua. Unë jam shumë i lumtur me jetën dhe gjërat që bëj... Njoh njerëz me borxhe nga 50 deri në 100 milion euro të cilët kanë zhvillim të shpejtë dhe ndofta janë të lumtur me atë që bëjnë, por kjo rrugë s’është rruga dhe zgjedhja ime”. Re.Pu.

Comments

Submitted by Petro (not verified) on

Po vetë, ky Koçua, meqë ka media në zotërim, nën hijen e të cilave e ndjen veten të mbrojur, tashmë 60 vjeçar, si e ndjen veten, të gjallë apo të vdekur. Nëse mendon se është i gjallë, pse? Mos vallë, sepse ka dy lek që i japin një pozitë shoqërore? Ka dëgjuar ndonjëherë Koço megallomani, apo di ndonjë rast, kur njerzit e mëndjes, punonjësit e shkencës, ata që janë intelektualë të mirëfilltë, 60 e 70 vjeçarë, të kenë kërkuar të drejtojnë shtetin ose gazetat? Përfundim: nuk ka pleq e të rinj, por ka njerës që kanë lindur më përpara, apo më pas.

Submitted by Fiku detit (not verified) on

Po qe kam pare dhe une shume te vdekur qe ecin jo vetem rrugeve te Tiranes por dhe bulevardit duke u davaritur ?! Madje njeri , me siguri te plote, m'u deuk topke si Kokedhima ! Edhe ai i ka kaluar te dyzetat !...dhe neper hapesirat boshe midis kostumit dhe trupit i pluckonte 'gjallesa, fortesia e pathyeshmeria' si ...gaz i lehte...Eh, re Kokedhima...Na eshte ndotur ajri kaq shume nga pordhat e te rinjve-pleq dhe te pleqeve-te rinj...Kohe ekologjike!!!

Submitted by Emigranti (not verified) on

Pu-pu-ja si i paska gjembat ky "fiku i detit" me helm i paska! Ore fik i papjekur,po Kokedhima  eshte pronari i asaj gazete e vendos vete ke merr ne pune.Pastaj ai flet per gazetare,jo per kryeministra e parlamentare dhembeprishur,per presidente te semure e me nje kembe,apo profesoret me mjekra te universiteteve.Per gazetaret e ka te drejte kur kerkon ata te moshave te reja se ata shkruajne me te rene dhe nuk kane mbi kurriz bagazhet e vjetra to kohrave qe vane e shkuan.Ata te vjetrit boll japin intervista e historirat e bemave te tyre te vjetra me "banda" e "armiq te brendshem" me mbreter e perfekte,me partizane e ballista!

Submitted by Fiku detit (not verified) on

'Emigranti' i revoltuar, s'me paske kuptuar hic fare me dashje a padashje...Tjeter kund e ngula 'gjembin' une, nuk me gric 'shekulli' i Kokedhimes, por idete e tija " Sepse shume njerez (mbase bene pjese ti e une-kom.im) pasi mbushin te 40-tat vdesin". Me pak qetesi, durim e llogjike 'piqesh' pa 'u helmuar'. Tung.

Submitted by hatib (not verified) on

e di si esht Shekulli i dikurshem krahasu me ate q ke ber tani o zotni i nderum? Si ti krahasu me ate hijen qe duket ne murin ne sfond te kesaj fotografies

Submitted by suela g (not verified) on

amani o njerez kujt po i plas shum menderja se u prish Shekulli a thua se nuk ka plot media ku i gjen te gjitha. Na vdiqet me kete nostalgjin per Shekullin e dikurshem. Iku ai tani, varjani, keni Shqiptarja. Com keni Temen e Meros keni elitaren Respublica ketu online, ka TV qe jane opozitar si vizioni e Topi, mos u merrni me me te shkuaren, ajo qe iku, iku. Shekulli me ngjan si nje i vdekur i pakallur qe nuk mundem ta shoh nga keqardhja

Submitted by katarakti (not verified) on

Ke plotesisht te drejte Suela. Te vetmit te vdekur dhe te pakallur ende jane "Shekulli" dhe pronari i tij.  Cfare megollomanie prej  idioti qe i pelqen vetja ky Kokedhima.

Submitted by aba alba (not verified) on

Koco. Hiqe kufjen e celularit nga veshi, kur ecen trotuareve te Bllokut, se njerezia mendojne se ke lajthitur fare.  Fakti qe Shekulli nuk eshte me zedhenesi i interesave te gjera popullore tregon per te kunderten e atyre cilesive qe ti pretendon nga te tjeret.  Perfundimi. Fajin e ka PPSH qe te beri ty, gabimisht, me shkolle, me pushtet dhe me para ne fund te jetes se saj.

Submitted by kotrudhe (not verified) on

Kokedhima ka patur periudhe te veshtire. E sulmuan eger dhe e lane pa pune. Por asgje nuk justifikon ate qe beri me Shekullin. Nuk ishte prona e tij, ishte prone e publikut te majte intelektual qe e lexonte dhe e donte. Pas zgjedhjeve ne Tirane me sa duket dicka e trembi kete zoterine dhe ndryshimin e kursit e maskoi me keto historite me projekt te ri e projekt te vjeter. Ai e mbylli Shekullin prej sa humbi Rama bashkine. Kjo gazeta tani eshte nje gazete tjeter qe synoi me dinakeri te trashegonte lexuesin e Shekullit. por njerezit nuk janq as qorra, as budallenj (aq me pak te vdekur qe ecin rruges). Une ne fakt ndjej keqardhje per ate gazete dhe ndonjehere kam nje si ndjesi meshire per Kokedhimen, gjithsesi nuk ka asgje te pazevendesueshme, jam dakord me nje nga lexuesit ketu. Nje pyetje per Mustafain: Pse nuk e nejxerr Respublican edhe ne version paper??

Submitted by besa (not verified) on

Kocua po te kish mundesi do ishte po aq "i lumtur" sa Frangaj e Hysenbelliu. Thote mire Lubonja keta jane i jnjejti model qe vec nderrojne vendet, po ec e gjajua ilacin thuaj...

Submitted by dardan (not verified) on

Ore nje pyetje kisha: I intervistuari ketu eshte nje punedhenes me sa di une: Dhe thote qe nuk pranon askend ne pune nen 40 vjec??? Ej, po kjo eshte diskriminim lale, cdo organizate e te drejtave te njeriut mund te ngreje padi per kete. Ku eshte botuar kjo thagme??

Submitted by pandeli (not verified) on

E dini ate fabulen Dhelpra dhe Rrushte?  :) :) Kocua e di me siguri

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Nuk duan te fyej askend por ky qenka komplet hajvan.

A ja ka idene ai se aplikimi pa gje te keq dhe hapur i kufizimeve te marrjes ne punen per shkak moshes, gjinise, apo races konsiderohet diskriminim dhe denohet ne te gjitha vendet e Europes Perendimore?

Ne qe kemi kemi punuar dhe jetuar ne vende evropiane e dime se ky do pritej me reagimin e enteve qe merren me te drejtat e punonjesve, pa disktutuar veprimin shtetit dhe do i diskretitohej akoma me keq gazeta.

Nje njeri 35 vjec, ka te pakten edhe 30 vjet jete per te punuar. Nje i ri, me gjithe vitalitetin mund te jete injorant ne shume gjera.

Kete mendim kam pasur edhe pa mbushur 35, por edhe tani qe jam ca vjet mbi 35.

Submitted by Qiriu (not verified) on

Ky ka punesu nje qerre me pleq aty o burr po leri ca thote dengla. Te rinjte i do se nuk kthejne llaf dhe i shtrydh

Submitted by ish (not verified) on

PO shkruaj si nje ish-punonjes i Shekullit dhe e njoh shume mire kete bir njeriu. Ec ta analizojme nje nga nje se car thot:

-"Shekulli ndryshoi projektin dhe pati një krizë 6 - mujore e cila kaloi tashmë. Gazeta është sërish me fitim. Por një pjesë e ekipit nuk e përqafoi ndryshimin dhe unë vendosa t’i zëvendësoj ata"

1-Per cfare krize flet ky megalomani? Ne krize e futi ky Shekullin me futjet e hundeve ne punet qe nuk i takojne. Gazeta perhere ka qen me fitim, por ky donte te siguronte edhe rrogen e tij nga gazeta. Ne borderone e shekullit figurojne pastrueset, kuzhinieret, rojet, e Kocos, te Beses, Bores and co. Se harrova, perfshihej edhe nje fare Sami Starova me te ciln ky ka vjedhur arkivin e muzeut te Beratit. Nese ne gazete ishin 30-40 veta, ne bordero figuronin 60 deri 70.
2-Nuk ka zevendesuar njeri ky (asnje nuk ka hequr, sepse nuk i vinte me njeri nga nami qe ka), POR I KANE IKUR vete pasi ua sillte qumeshtin e nenes ne maje te hundes me gomarlleqet e tij. Pasi vendosnin te iknin, iu lepihej duke iu ofruar rritje page poste e derrci e verrci.
Gazetareve nuk iu jepet rroga, edhe kur e marrin, iu mbajne leke nga gabimet apo gjoba te ndryshme qe i shkonte mendja Kocos dhe lakejve te tij.

Thote: "Njoh njerëz me borxhe nga 50 deri në 100 milion euro të cilët kanë zhvillim të shpejtë dhe ndofta janë të lumtur me atë që bëjnë, por kjo rrugë s’është rruga dhe zgjedhja ime"
-o ka borxhe ky o nuk ka njeri ne kete vend. sa here kane ardhur per te matur hapesiren e redaksise e gazetes ?? Mund te na e thoje??

Koco eshte tipik komunist ne sjellje. Edhe nje keshille: Duhet te lahet me shpesh se vjen shume era djerse

Submitted by Landi (not verified) on

Ky ka pjerdhur, i duket vetja zot dhe jep mend. Komplet jashte loje.

Jepu jepu rrogat njerezve po leri denglat

Submitted by Dritan (not verified) on

uee cma shpifi ky, eshte perkthimi tipik i kapitalizmit shqiptar. Paguaj nje qe te beje punen e te tjereve.

Submitted by Qiriu (not verified) on

Ky i ka te gjithe sektoret e gazetes me nga dy tre veta mangut ore ca flisni ju? Ben edhe si i zgjuar, eshte rrenuar fare....tani i kane mbetur vetem ".ordhet" te cilat spo ja degjon me njeri, edhe gazetaret e vet tallin menderen me kete personazh.

Submitted by Petro (not verified) on

Edhe njëherë për "idetë" e 2 K-vë. Ju, ResPublika, para do kohe vutë në zbatim politika mbi komentet, por me formën se si e sillni lajmin dhe marrëzirat e një njeriu, për të vetmen vlerë se është publik (ka media në pronësi), i sillni si oferta për komente, përpos se na provokoni për të ndyrë gojën, gjë që jemi të aftë ta bëjmë, por s'na lini. E djathta e politikës shqiptare e trajton Koçon si të majtë, si shok të Edi Ramës, ndërsa në të vërtetë, as ai nuk di në ç'ujra noton e çfarë politike editoriale ndjek. Ai, motivohet vetëm nga interesat e tij. Ja një shembull: Para do kohe, njerzit e Taçit dolën që në të gdhirë e blenë 3 gazeta, "Shqip", "Shqiptarja.com" dhe "Tema", sepse ato jepnin si lajm atë ditë (jo si koment) vendimin e Gjykatës së Tiranës për vendosjen e sekuestros në pronat e tij, pas ankimimit të Azerve. Të nesërmen e ditës, lajmin këto gazeta e shndrruan në koment. Vetëm Koço Kokdhima nuk u ndje. Mor po, su ndje fare, për kryelajmin e javës! Kujt i shërben ky njeri?

Submitted by zani (not verified) on

Nuk e pe faqen e fundit te shekullit ate dite? Taci shperndau para (reklama) per te gjithe ate kohe dhe Koco ishte nje nder perftuesit qe mbilli gojen. Ben edhe si parimor pa le..

Submitted by ervin.m (not verified) on

Nje nga  idete  avangardiste te keti te "lojturi"  eshte p.sh fakti qe nuk paguan me muaj dhe vite njerezit qe i bejne punen. Nuk e sheh te arsyeshme  t'ju jape rrogen atyre.  Por eshte i bindur ama  se edhe kjo do te vleresohet me kohen.

Veten nuk  e konsideron nje te "vdekur" 50 vjecar .  Vete eshte pa moshe..., si cdo hyjni mbi dhe'

Submitted by Anonim (not verified) on

Koçoja pretendon "Nuk punësojmë askënd mbi 35 vjeç dhe e di pse, artiste? Sepse shumë njerëz pasi mbushin të 40-tat vdesin. Nuk e ke idenë sa të vdekur që ecin në këmbë ka nëpër Tiranë, - i shprehet Kokëdhima intervistueses duke i folur edhe për një “test vitaliteti” që thotë se ua bën punonjësve të tij: “Çdo vit ne masim nivelin e besimit tek çdo punonjës... Duhet të dëshmosh që je gjallë, i fortë dhe i pathyeshëm” . Sipas kesaj logjike, vete Kokedhima nuk duhet te jete kryeredaktor se eshte mbi 60 vjeç!

Kokedhima nuk thote te verteten kur shprehet se "një pjesë e ekipit nuk e përqafoi ndryshimin dhe unë vendosa t’i zëvendësoj ata". Nuk kishte para, apo nuk donte te jepte nga fitimet qe pati nga aksionet te 15-katëshi, kur e shiti hotelin, prandaj i pushoi duke u grabitur me miliona leke rroga apo honorare, madje dhe gazetareve te njohur, qe ia kane mbajtur gazeten ne tirazhe shume te larta. Tani tirazhi eshte per te vajtuar. Dikur mburrej dhe botonte tirazhet me 20-25 mije kopjet. Le te na thote sa e ka tirazhin aktualisht.

Idriz Tafa

Submitted by Eizo (not verified) on

Ky si gazetarxhi qe eshte nuk di ( e di apo nuk e zbaton ) rregullin primar te gazetarise (ligjin nr 1 dhe te fundit te gazetarsie) Lojalitetin. Me sa kam lexuar online nje nga gazetaret e tij pati nje problem me nje politkan te pozites dhe ky tha qe nuk eshte problemi im dhe i gazetes por i saj personal. Me teper nuk ke cthua per Kokedhimen qe ne Tirane e Fier e Libofshe e njohin me dhembe e dhemballe.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.